Një 17 vjeçar është plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit pranë xhamisë në Tiranë. 

D.L, 17 vjeç është konfliktuar me fjalw me Erton Duka, 37 vjeç dhe gjatë konfliktit 37 vjeçari ka plagosur me thikë adoleshentin.

17 vjeçari i plagosur është dërguar në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Njoftimi i policisë:

Plagos me thikë një shtetas, identifikohet dhe arrestohet në flagranc autori

Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:15, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në zonën e njohur si Yzberisht, pranë Xhamisë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 6, të cilët kanë konstatuar shtetasin D. L., 17 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi D. L., ishte konfliktuar me shtetasin:

- Erton Duka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit si për dhe gjetjen e mjetit prerës thikë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.
 


Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com