Ilir Yzeiri: Dy ngjarje që tregojnë brishtësinë ose dobësinë e policisë së shtetit

Ilir Yzeiri: Dy ngjarje që tregojnë brishtësinë ose dobësinë e policisë së shtetit

Sali Berisha

Policia e Shtetit Shqiptar, në këta 30 vjet tranzicion, është struktura që ka qenë më e eskpozuara ndaj opinionit publik. Krimi i madh shtetëror që bëri qeveria demokratike duke e shkatërruar institucionin e Ministrisë së Brendshme, ashtu sikundër edhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, i ktheu këto dy shtylla të shtetit shqiptar në një model banal hxhiqamilist dhe i hoqi palcën dinjitetit të shtetit. Asnjë vend në Ballkan dhe as në Europën Lindore nuk bëri atë krim që bënë demokratët dhe arkitekti i zi, Sali Berisha.

Është histori më vete dhe një aventurë që kërkon shumë kohë për të analizuar këtë krim, por edhe krimet e tjera që u bënë mbi ekonominë ish-socialiste. Në emër të luftës kundër komunizmit u vodh, u shkatërrua dhe u nxor në rrugë pasuria e shqiptarëve, por jo komunizmi si ideologji, sepse komunisti më i egër shqiptar i tranzicionit, Sali Berisha, është ende aktiv. Kjo bëri që, për 30 e ca vjet, ne nuk po arrijmë të ndërtojmë një polici shtetërore të besueshme. Për fat të keq, duke shkatërruar këto institucione, ne hodhëm në erë besimin dhe idealin.

Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes, sipas ideologjisë berishiste ishin vende ku mund të bëje lekë e të pasuroheshe. Ideja e ëngjëllit mbrojtës, e atij që ka zgjedhur me idealizëm që të mbrojë jetët tona, ra dhe, në vend të tij, u fut heroi i së keqes, ai që e përdor policinë dhe postin e tij për t’u pasuruar.

Përpjekjet e mëdha të qeverisë Rama për ta modernizuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë ende të pamjaftueshme. Shoqëria shqiptare ka krijuar një strukturë sociale të ndryshme nga ajo e socializmit. Sot, ndarja në të pasur e në jo të pasur, në shtresa të mesme dhe në shtresa të vobegëta nuk është shumë e qartë.

Në Shqipëri, ashtu si edhe në vende të tjera, është krijuar e krijohet vazhdimisht një shtresë me prirje përfitimin e paligjshëm e kriminal. Nëse do të bësh një pasyqrë sociale të shtresave shoqërore në qytetet shqiptare, do të vëresh, veç të tjerash, se kategoria e pasunarëve të rinj dhe familjarëve të tyre që kontrollojnë dhe diktojnë nganjëherë bizneset e qeverisjeseve vendore, por edhe atyre më lart bashkë me kontigjentet kriminale që kontrollojnë anë të jetës së qyteteve të ndryshme apo trafiqet, jo gjithnjë e ndiejnë frikën e ligjit dhe të shtetit.

Dy ngjarjet e fundit : rrahja barbare e një vajze në mes të Tiranës nga dy femra kriminele që vijojnë sot e gjithë ditën që të sfidojnë policinë dhe rrahja barbare deri në vdekje e të riut në Pogradec dhe fshehja e policisë apo bashkëpunimi i saj me kriminelët në fillim, tregojnë se heronjtë e së keqes që qarkullojnë pa frikë në qytetet tona janë një kontigjent që nuk e njohin autoritetin dhe frikën e Ligjit. Në të dyja rastet më bëri përshtypje kjo gjë : në radhë të parë, qëndrimi i viktimës që u dhunua nga dy femrat kriminele dhe në rastin e dytë motra e të ndjerit.

E para, me një dinjitet prekës shfaqej para nesh si femra që ka zgjedhur lirinë dhe dinjitetin në jetë dhe që nuk e tremb dhuna. Fytyra e saj e gjakosur ishte një apel për mbrojtje, dhe nuk u ligshtua nga ajo që i ndodhi. Ishte i vetmi rast kur viktima, ashtu e gjakosur, fitonte mbi dy agresore që tani, në përfytyrimin e përgjithshëm, identifikohen me hijenat dhe me gangsterët e makinave me xhama të zinj që popullojnë ambientet e natës në këtë vend.

Ndërsa e motra e viktimës në Pogradec bëri një rrëfim rrëqethës mbi vdekjen e të vëllait dhe aty ne morëm vesh se antropologjia e krimit dhe frika ka përfshirë edhe qytete të tëra si Pogradeci në këtë rast. Pasi u rrah për vdekje, ai u la në rrugë për disa minuta dhe askush nuk i afrohej. Pse ? Si ka mundësi që njerëzit përreth nuk e ndihmuan, nuk u futën në mes që të përlesheshin me agresorët ? Dhe pasi agresorët ikën, askush nuk afrohet. As ambulanca. E motra tha dhe ne të gjithë e dëgjuam deklaratën e parë të Policisë së Pogradecit se viktima u rrëza e vdiq sepse ishte i pirë.

E kuptoni se sa thellë ka hyrë frika nga kriminelët e rrugës dhe nga ata që kontrollojnë pushtetitn dhe paratë në qytete të vogla si Pogradeci ? E kuptoni se në dorë të kujt ndodhet sot ai qytet ? Ajo bandë që vrau të riun në Pogradec dhe ato bandite që masakruan një vajzë të pfajshme në një lokal në Tiranë në mes të kryqytetit janë vetëm maja e ajsbergut e një shtrese që qëndron mes nesh dhe shtetit. Nuk e dimë se deri në cilën pikë na sfidon. Por deri tani, policia e shtetit është e humbur. Bashkë me të edhe ne të gjithë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën