Yzeiri: Ilir Meta është i lirë të dekretoj gjithçka!

Yzeiri: Ilir Meta është i lirë të dekretoj gjithçka!

Ilir Meta

Ilir Meta, Presidenti i Republikës sonë, këto ditë, kreu një tjetër akt të paligjshëm dhe dëshmoi përsëri se ai nuk është më garant i Kushtetutës dhe se detyrat e tij honorifike për të afirmuar drejtuesit e institucioneve të pavarura, i koncepton si të ishin kopetenca të tij për të emëruar e çemëruar nëpunës të rëndomtë administrate, pra, jo autoriteti që afirmon drejtuesit e tyre me një akt të lartë, por një drejtues i rëndomtë që emërmon apo çemëron ata që i propozojnë vartësit.

Këto ditë, me një njoftim ai shpalli se nuk dekreton zgjedhjen e Akademik Skënder Gjinushit në postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave me arsyetimin se në kohën që është zgjedhur, ai ka qenë edhe drejtues i PSD-së.

Mosdekretimi i akademik Skënder Gjinushit në postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, pas një procesi zgjedhjesh të ligjshme dhe konform gjithë praktikës zgjedhore që aplikoi Akademia e Shkencave, mund të vështrohet në disa anë, por, më e rënda në këtë mosdekretim është se Presidenti i Republikës ka vënë në dyshim zgjedhjet, pra, është marrë dhe ka deligjitimuar zgjedhjet si proces. Kjo të lë të kuptosh se ndërhyrja që ai bëri me dekretimin dhe mosdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorti nuk paska qenë një rastësi.

Mosdekretimi i akademik Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave prej Ilir Metës, këtij njeriu që, aktualisht, është nën hetim nga një komision parlamentar, në bazë të kërkesës së një grupi deputetësh që ka kërkuar shkarkimin e tij, përveç ndërhyrjes dhe deligjitimimit të një palë zgjedhjeve, nxjerr në reliev edhe disa dukuri të tjera.

E para, Ilir Meta ka kohë që ka nisur politikën obstruksioniste kundër mazhorancës që filloi me mosdekretimin e disa ministrave dhe që arriti kulmin me dekretim-zhdekretimin e zgjedhjeve. Pas shuplakës së rëndë që mori nga partnerët dhe aletatët tanë si dhe nga vendosmëria e qeverisë shqiptare për të respektuar ligjin dhe për të zhvilluar zgjedhjet më 30 qershor, Ilir Meta e ka kthyer institucionin e presidencës në një zyrë partie dhe vetë sillet jo vetëm si një drejtues i rëndomtë partie, por, i mbuluar edhe me jorganin e trashë të mediokritetit, ai po i zëvendëson të drejtat që i njeh Kushtetuta e Shqipërisë Presidentit të Republikës, me sulme vulgare kundër kujtdo dhe cilësdo prerogativë që, për arsye formale, kalon nga zyra e tij. La pa dekretuar për një kohë të gjatë emërimin e Drejtorit të SHISH, nuk ka dekretuar ende Ministrin e Jashtëm të Republikës, po ashtu, vendi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është lëmsh, sepse Ilir Meta kërkon pazar. Dhe, tani në fund, një procedurë krejtësisht formale dhe honorifike, siç është dekretimi i Kryetarit të Akademisë së Shkencave, ai e kthen në një casus juridik dhe, me arsyetime të pambështetura në asnjë ligj, e refuzon dekretimin.

Vetë akademik Skënder Gjinushi, i zgjedhur me një shumicë të konsiderueshme nga Asambleja e Akademisë në krye të saj, ia bëri të qartë dhe e analizoi në mënyrë perfekte këtë shkarje të Ilir Metës në emisioni « Repolitix » të Report TV, mbrëmjen e së premtes, duke treguar me argumente juridike se, në këtë rast, Ilir Meta ka bërë një akt nul. E para, ligjshmërinë e procesit nuk ka tagër ta hetojë Presidenti. Ligja e ka përcaktuar qartë se për këtë rast veprojnë institucionet e ankimimit. E dyta, argumenti se Gjinushi ka qenë edhe kryetar i PSD-së në momentin kur është zgjedhur, u rrëzua poshtë prej akademik Skënder Gjinushit me argumente kokëforta dhe të padiskutueshme. Vetë Ilir Meta kur është zgjedhur president ka vazhduar aktivitetin e tij si kryetar i LSI-së, madje ka bërë edhe fushatë të egër deri ditën që u betua si President. Ligjshmëria e dorëheqejes së parevokueshme ka vlerë në momentin kur e jep. Ndërsa çertefikimi i saj nga gjykata, natyrisht, që merr një kohë të caktuar, por nuk ndryshon datën e dorëheqjes, por vetëm e çertefikon atë. Argumenti që paraqiti zoti Gjinushi që data e lindjes me datën e regjistrimit në gjendjen civile nuk e ndryshojnë ditëlindjen, ishte i mjaftë. Mirëpo edhe këtë argument juridik Ilir Meta nuk ka të drejtë kushtetuese ta hetojë.

Me këtë logjikë Ilir Meta mund të mos dekretojë rektorët e universiteteve dhe të shkaktojë kaos. Mirëpo, ky njeri, mesa duket, po bëhet shëmbëlltyra e shkatërrimit të sistemit apo të kontureve që mbajnë të ngritur shtetin. Pse ? Sepse me veprimet e tij nuk llogarit pasojat. Psh. Ai zhdekretoi zgjedhjet dhe nuk llogariti që procesi kishte filluar. Kushtetuta atij i njeh të drejtën vetëm që të nisë garën, pra, ai ka pistoletën e garës, shtie në ajër dhe gara nis. Nëse gara do të prapësohet, këtë nuk e vendos ai që shtin, por juria dhe juria nuk mund të zhbëje të shtimen. Edhe në rastin e mosdekretimit të akademik Skënder Gjinushit, a e ka llogaritur Ilir Meta pasojat e aktit të tij. Po tani, çfarë duhet të ndodhë ? Duhet të shkrihet Akademia ? Presidenti nuk ka asnjë kopetencë që të ndërhyjë për të mbyllur ose çelur ndonjë Akademi. Veprimtaria e këtij institucioni rregullohet me ligj dhe sipas Ligjës ai është një institucion i pavarur që drejtohet nga Asambleja e cila, njëherë në disa vjet, zgjedh edhe Kryesinë dhe Kryetarin. Kundër këtyre instiucioneve, në raste zgjedhjesh, veprojnë këshillat ankimuese dhe gjykatat. Po presidenti ç’hyn këtu ?

Dhe ajo që është më e rënda, siç e përmenda në fillim është goditja që i bën me këtë njoftim për mosdekretimin e z. Gjinushi, zgjedhjeve si proces, si institucion. Pra, Ilir Meta vë në dyshim dhe deligjitimon zgjedhjet që bëhen në institucionin më të lartë akademik që ka vendi. Në votimet për z. Gjinushi morën pjesë akademikët, ata që jetojnë këtu dhe ata që jetojnë jashtë e që e sollën votën e tyre me postë. Është procesi më hijerëndë dhe më sublim i zgjedhjeve që bëhen në një vend. Presidenti ynë këtë proces e deligjitomn dhe e bën të pavlerë. Këtu nuk pijnë unë perceptimet që mund të kenë një palë ose një palë tjetër për Skënder Gjinushin. Ata që votuan atë ditë kishin në fletën e votimit akademik Skënder Gjinushin dhe votuan për të. Dhe ata që votuan, më përjashtim vetëm të njërit, janë të gjithë akademikë. Si ka mundësi që të deligjitimohen këta njerëz prej një presidenti që tashmë duket se e ka derdhur kupën.

Po kërkoja në internet kuptimin e fjalës dekret dhe në Larousse jepej ky përshkrim dhe ky shembull : décréter : déclarer, affirmer quelque chose avec autorité : il a décrétée qu tu es un imbecile. (Pra deklaron, pohon diçka me autoritet. Ai dekretoi që ti je budalla –përkthimi im I.Y.). Nuk besoj se Larousse ka pasur ndërmend Ilir Metën kur ka zgjedhur këtë shembull. Por dikush ka menduar se mund të hyjë në punë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Natyrisht: 13/07/2019 21:06

    Ka ngelur te dekretoj kete temin

    Përgjigju
  • Ilir Floriri, Luani i Arte i Venecias: 13/07/2019 19:28

    Me kujton perrallen e bukur per Gomarin qe veshi lekuren e Luanit. Nje luani te ngordhur gomari i mori lekuren dhe e veshi vet. Duke ecur neper pyll tere kafshet e pyllit sa e shikonin ja jepnin vrapit. U tmerruan!Nje dite..dy dite... Dikur fryu nje ere dhe ja flaku lekuren e luanit. Kafshet e pyllit sa e moren vesh qe ishte gomari me lekure luani ju versulen dhe ja bene kurrizin me te bute se barkun. Te presim sa te kthehet ne pyllin tone Luani i Venecias...

    Përgjigju
    • Haha: 13/07/2019 21:08

      E modhe kjo fabul

  • Hinglateri: 13/07/2019 19:22

    Ilir Meta po behet gazi botes eshte cmendur ndoshta nga qe Monika ja ka hedh breket ne koke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin