Analisti Ilir Yzeiri duke folur lidhur me shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit tha në Report Tv se është e habitshme që DASH po reagon ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa drejtësia shqiptare po hesht.
Sipas tij është tronditëse që SPAK nuk i ka paraprirë hetimeve të DASH.
“Nuk çuditem me këtë që ndodh në Shqipëri dhe vendimet e DASH apo zyra e thesarit për ndalimin që iu bënë personave me rekorde kriminale. Kjo është një politik e SHBA që ka edhe përgjegjësinë globale për mbarëvajtjen e rendit, diçka që ia kemi deleguar edhe ne. Lufta kundër korrupsionit është prioritet për Ballkanin. Si ka mundësi që DASH reagon, ka bërë një shembull unik në Ballkan dhe drejtësia shqiptare jo. Është tronditëse që organet e reja të drejtësisë nuk i paraprinë hetimeve të DASH.”, u shpreh ai.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu Yzeiri mori shembullin e Sali Berishës i cili pavarësisht se është shpallur “non grata” një vit më parë, po bëhet edhe më “gangster” dhe po shndërrohet në një aktor.
“Jemi kthyer në një vend karikaturë. Berisha na është kthyer në një aktor, ndërkohë që është shpallur non grata nga SHBA. Ky reagon sikur nuk ka ndodhur asgjë, si ka mundësi? Gjithë kjo reformë, këta prokurorë çfarë po bëjnë? Drejtësia nuk është ende në gjendje të hetojë regjimet kleptokratike të Berishës! Fakti që penalizuan Berishën dhe në vend që ta shikonim larg jetës politike dhe ta hetonin, ai është bërë me gangster.”, tha ai.
I pyetur lidhur me të ardhmen e PD, analisti tha se nuk ka asnjë shpresë për bashkim.
“E vetja meritë e Bashës është që largoi Sali Berishën. Rithemelimi jo vetëm që nuk e bashkon DP, por po e ndan atë. Berisha kërkon që të mbrohet nga SHBA, duke u fshehur pas imunitetit të PD. Bashkimi është. Shansi i vetëm të largohet urgjentisht Berisha, të gjënë një figurë që ta duan të gjithë, të shfaqet me një profil tjetër qytetar.”, tha Yzeiri.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
Zoti Yzeiri,keni te drejte.Dhe kjo eshte si puna e shoferit te cingise se LSI-se i cili u kap me 2 kg cocaine ne Morine dhe u denua vetem me 11 vjet,kuptohet perse,kurse kapen te tjeret me vetem 1 gr e denohen pothuajse po aq.Edhe Berisha s'ka si te merret nen hetim nga Spaku kur dyshohet se ka "mikun" e tij,Arben Krajen,kurse ata qe s'kane asnje lidhje me Krajen si puna e R.Vodes denohen me burg per nje arke peshk qe ia dhane me shpresen e emerimit ne nje vend pune!Cfare duam ne ? Te hetohet e te merret Berisha i pandehur?! "Kur te shihni majen e veshit" -do te ishte nje pergjigje nga SPAKU! Le te hidhemi perpjete ne,se ata e fusin edhe me thelle dosjen e tij nen dosjet e tjera te peshqve te vegjel...
Përgjigju