Yzeiri në Report Tv: Meta ka shkelur ‘mantelin’ e presidentit, nuk ka nevojë për Kushtetuese, por për psikolog! Koalicioni LSI-PDK ‘Shtëpia e turpit’ s’ia kalon dot as Bashës më 6 mars

Nga dita në ditë pritet shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, analisti Ilir Yzeiri tha në Report Tv se Meta ka zhveshur “mantelin” e rëndë të presidentit sapo u mandatua dhe e ka shkelur atë, duke bërë një nga fushatat më të egra në vitin 2017.

“Procesi po vështrohet nga të gjitha si një proces i zakonshëm gjyqësor, me një personazh publik mbi të cilin rëndon një akuzë. Të gjithë e kanë trajtuar si një shfaqje. Mirëpo Gjykata Kushtetuese, mblidhet, ose mund të mblidhen një herë në jetë për t’u marrë me kreun e shtetit. Nuk e di sa herë ka ndodhur që presidenti amerikan ka shkuar në Gjykatë? Mbaj mend Clinton që ka qenë për herë të fundit. Për tek ne kjo është për herë të parë dhe është nja ngjarje e rëndë. Në pamje të parë duket sikur nuk është asgjë, se presidenti do të shkarkohet, nesër do të jetë kryetar partie, por këtu qëndron tragjedia jonë. Ne nuk po e kuptojmë rëndësinë që ka ndërtimi i shtetit. Kjo ngjarje kaq e rëndë na ka prekur të gjithëve, thelbin e shtetit. Në vendosëm në kryet të shtetit, jo vetëm që nuk na përfaqëson, jo vetëm që nuk na bashkon, nuk ka shpirtin e popullit, por sillet si një delinkuent. Që në momentin e parë që u mandatua si president, të nesërmen e zhveshi “mantelin” e rëndë të presidenti dhe e shkeli me këmbë. Ai më pas u turr në fushatën më të egër elektorale që ka bërë ndonjëherë. Meta si president është gabimi më i madh që ka bërë Edi Rama. Meta nuk e ka pranuar stofin e presidentin, ai e ka pranuar se është i njëanshëm sepse ka mbrojtur demokracinë siç ka thënë përballë Edi Ramës.  Meta i bëri atentat Shqipërisë, kur ka dashur “t’i tregoi” vendin SHBA, aleatit tonë më të rëndësishëm. Meta s’ka formim profesional dhe kulturor.  Kur Meta tha rrëmbeni sfurqet, kjo është metaforë, një krahasim i munguar, por thelbi jep një mesazh tjetër mos u bindi, ngrehuni dhe revoltohuni. Ku e gjen këtë të drejtë presidenti?”, është shprehur analisti.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi kapxhiu, ai tha se presidenti nuk ka nevojë për Kushtetuesen, por për psikolog, duke i cilësuar atë dhe Sali Berishën si dy delirantë.

“Meta është mitoman i pandreqshëm. Meta ka dalë nga binarët. Nuk është problem juridik, është psikologjik, ka nevoj të kurohet me një psikolog, të bëjë seanca të gjata psikologjike. Nuk ka nevojë për Gjykatë kushtetuese, por për psikolog. Është një delirant, ai një dhe Sali Berisha. Ky nuk di se çfarë flet!”, shtoi ai.

I pyetur lidhur zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars, Yzeiri e cilësoi koalicioni LSI-PDK si “Shtëpinë e turpit” dhe jo të lirisë. Kjo pasi nëse do të jetë në krye të kësaj “shtëpie” Berisha dhe Meta, liria do të jetë në burg.

"Ai shtoi se ky koalicion jo vetëm që nuk do të kapërcejë Bashën, por do të dalë edhe i dëmtuar. Ajo është “shtëpia e turpit” të demokracisë dhe lirisë! Nëse liri do të përfaqësohet nga Berisha dhe Meta është një turp! Mendimi im është se ata jo vetëm që nuk do ta kapërcejnë Bashën por do të dalë e dërmuar. Do të renditen të tretën dhe me një diferencë të ndjeshme me PD e Bashës.”, tha analisti në Report Tv.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 08/02/2022 14:39

    Megjithe respektin per ju Z.Yzeiri por nuk eshte per psikolog likja,por per tu proceduar dhe bere drejtesi per te gjithe krimet e tij dhe te tere "liderve" klases politike shqiptare. Nuk mund te shpetoj nga psikologu as ky precedentpresident dhe as kryerilindasi kryeminister. AMERIKA DUHET TE BEJ DREJTESI ME KETA KRIMINELE,VRASES,HAJDUTE E MAFIOZE KONTRABANDISTE QE MBAJNE NJERI TJETRIN NE PUSHTET! DHE KETE USA DUHET TA BEJ SE I KA PREMTUAR SHQIPTAREVE.

    Përgjigju
    • Ceco me bixhak: 08/02/2022 16:57

      Meta nuk ka nevojw per psikolog. Au ka nevoje per nje bixhak te mire tja rjepesh lekuren dhe ti hedhesh kripe ne trup.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK