Zëri i Aleksandër Moisiut në një
pllakë gramafoni dorëzohet në arkiv

Zëri i Aleksandër Moisiut në një<br />pllakë gramafoni dorëzohet në arkiv
TIRANE- Një album i rrallë prej 3 disqesh gramafoni, ku përfshihet zëri i aktorit të madh Aleksandër Moisiu u dorëzua sot në Arkivin Qendror të Shtetit. Në këtë inçizim Aleksandër Moisiu interpreton monologun e Faustit të Gëtes.
 
Në albumin prej 3 disqesh ndodhen të regjistruara materialet më të rralla të historisë austriake, ku fill pas një materiali zanor të perandorit austriak Franc Jozef, vjen interpretimi brilant i Moisiut.
 
Ky album u publikua për herë të parë për publikun shqiptar në studion e Tv “A1 Report!” nga studiuesi Pjetër Logoreci, i cili e kishte gjetur rastësisht dhe e kishte blerë në tregun e antikuareve në Vjenë.
 
Studiuesi Pjetër Logoreci ia ka dorëzuar këtë album të vyer drejtoreshës së Përgjithshme të Arkivave, Nevila Nika, e cila e vlerësoi maksimalisht gjestin e rrallë të z.Logoreci.
 
Sipas saj në fondin e rrallë të fonotekës ku ruhen materiale të vyera zanore, mungonte zëri i aktorit të madh Aleksandër Moisiu, dhe ky akt dhurimi e pasuron këtë arkiv e njëkohësisht mbron dhe ruan një thesar që tashmë shndërrohet në pronë publike të gjithë shqiptarëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë