Zëri i revoltuar i një baritoni

Zëri i revoltuar i një baritoni
Ylber Gjini është një thesar për operan shqiptare. E kam dëgjuar këtë në një prej shfaqjeve të Traviatës kwtw fillim viti, nga një gazetare franceze njëkohësisht adhuruese e muzikës operistike që ndodhej rastësisht në sallën e TOB-it atë mbrëmje.

Ylber Gjini është një thesar për operan shqiptare. E kam dëgjuar këtë në një prej shfaqjeve të Traviatës kwtw fillim viti, nga një gazetare franceze njëkohësisht adhuruese e muzikës operistike që ndodhej rastësisht në sallën e TOB-it atë mbrëmje.
Por ne nuk jemi mësuar ti vlerësojmë artistët tanë, sa i kemi në skenat tona. Kur ata dalin në skena të huaja dhe atje marrin vlerësime të larta, ne befas e derdhim gjithë vëmendjen tonë mbi ta.
Me Ylber Gjinin nuk ka ndodhur kështu. Pavarësisht ofertave për të kënduar jashtë (zëri i tij prej baritoni, lakmohet, për shkak se baritonët janë kaq të rrallë në botë) ai ka preferuar të këndojë në skenën tonë.
Karriera e tij si bariton ka nisur pak vonë për shkak se talenti dhe zëri i tij i veçantë u zbulua vonë. Ai kujton në një bisedë me të, leksione te vyera që i merrte fshehurazi tek i madhi Lukë Kaçaj, në kohën kur regjimi ishte ende në këmbë dhe emri i Kaçajt ishte një emër i mallkuar.
Në rolet e tij do të duhej të veçohej roli i Scarpia-s në operan ‘Toska’ të Puçinit, për të cilin, teatri i operës në Shkup e ka vlerësuar si “Scarpia më i mirë i Ballkanit”
Sidoqoftë me Ylber Gjinin nuk jemi takuar për të folur për karrierën e tij të gjatë 20 vjeçare, as për cilësitë e vokalit të tij. As për rolet e shumta që ka kënduar këto 20 vite.
Ai është sot, një artist i pakënaqur. Kjo nuk është një çudi e madhe.
Në Teatrin e Operas prej vitesh dëgjoj zëra artistësh të pakënaqur, por që kurrë nuk pranojnë të flasin publikisht. Nën zë ata të thonë gjithë hallet e këtij institucioni ku çdo ditë ngjisin shkallë artistë të sakrificave por edhe hileqarë të vegjël që sa shkojnë të shënojnë emrin e të marrin rrogën mujore.
Por vetëm nën zë. Në media nuk guxojnë...

E veçanta e Ylber Gjinit është se ai nuk fshihet. E ndjej veten fajtore tek thotë se prej kohësh tenton të gjejë një media ku të rrëfejë tensionin dhe padrejtësitë ku ai është i detyruar të bëj jetë artistike.

Ka përgatitur një shkrim, ku sipas tij i ka përmbledhur të gjithë hallet që ai di rreth këtij institucioni të madh. Me shkrimin e tij, që ai e quan me të qeshur “shkrim doktori”, ka radhitur me pika dhe në mënyrë koncize ato që do t’i bëjë publike. Ndërsa e lexoj, më dalin para sysh gjithë portretet e të pakënaqurve të Operas, njësoj si në kohën e revoltave në kohën e ish-drejtoreshës së TOB Zana Çelës. Ndryshimi është se në atë kohë artistët dolën hapur të gjithë njëzëri. Ndërsa këtë herë zëri i mbytur i tyre me shfaqet si pëshpërimë e frikësuar mes rreshtave të Ylber Gjinit.
Për të gjithë këto akuza, që në pamje të parë më ngjajnë më shumë se të sinqerta, mbase është pak një zë i vetëm, edhe pse një zë i fortë dhe i thellë baritoni.
Në gazetë vendosëm ta botojmë shkrimin e Ylber Gjinit, duke shpresuar se këto shqetësime të tija mund të kthehen në një debat të gjerë e të vlefshëm për komunitetin e artistëve. Lexuesve besojmë nuk do ti mungojë nesër as reagimi dhe argumentet mbrojtëse të drejtorit Zhani Ciko, i cili asnjëherë nuk e ka shmangur përballjen në media.
(Shkrimi është botuar dje në gazetën Shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiume

Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiume