TIRANE- Zoti president i Republikës!
Quhem Matt Hito, jam mjek dhe jurist e po ju drejtohem publikisht me kërkesën time që të jepni dorëheqjën. Kjo kërkesë nuk është e motivuar nga arsye politike, por në themel të saj qendron vetëm një arsye e vetme: "E drejta për një proces të rregullt ligjor", e drejtë kushtetuese kjo, e privuar nga gjykatat tona, në krye të të cilave qendroni ju, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.