Zaev pas takimit me Merkel: Integrimi në BE i Rajonit nuk duhet të vazhdojë të vonohet! Kemi nevojë për zgjidhjen sa më shpejt të pengesave politike

Zaev pas takimit me Merkel: Integrimi në BE i Rajonit nuk duhet të vazhdojë të vonohet! Kemi nevojë për zgjidhjen sa më shpejt të pengesave politike

Kancelarja Merkel gjatë takimit me liderët e vendeve të Rajonit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë me dije se gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me Kancelaren Angela Merkel në Tiranë, ranë dakord se integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimorë nuk duhet të vazhdojë të vonohet. Me një postim në Facebook, Zaev ka dhënë detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre gjatë takimit, teksa shprehet se Maqedonia e Veriut i ka përfunduar "detyrat e shtëpisë" dhe se vendi ka nevojë për zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave politike, për t'i hapur rrugë integrimit.

"Falënderoj kancelaren Merkel për angazhimin e saj personal, për punën e saj të përgjithshme të përkushtuar dhe kontributin e paçmuar në forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Maqedoninë e Veriut, si dhe për mbështetjen e vendit të saj në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në BE.Ne kemi nevojë për zgjidhjen sa më të shpejtë të pengesave politike dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ne i kemi përfunduar me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që ne të ndalemi këtu, përkundrazi ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë. Me kancelaren Merkel ne u pajtuam që integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nuk duhet të vazhdojë të vonohet dhe se përparim i qëndrueshëm është vërejtur nga të gjitha institucionet përkatëse evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të shtetit", thotë Zaev.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, zhvilloi sot një vizite zyrtare në Tiranë, të fundit jashtë vendit në pozicionin që mban.

Nga Tirana mesazhet e saj ishin të qarta ku fokusi i rajonit duhet të jetë në proceset e nisura nga Nisma e Berlinit, ndërsa shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.

Merkel u prit me një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Rama e nderoi Kancelaren Angela Merkel me medaljen 'Ylli i mirënjohjes publike'. Vetë Kancelarja tha se ndihet e vlerësuar dhe shprehet e kënaqur që ka bashkëpunuar me Ramën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë