Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Lartë e ka konsideruar çështjen e pronës në Shqipëri si një realitet problematik, ndërkohë që legjislacioni për këtë çështje është kontradiktor.

Zaganjori ka shtuar se, shumica e vedimeve të marra kanë qenë sipas standardeve, por janë bërë ndryshime ligjore nga viti në vit.

Gjykata Kushtetuese në kuadër të kësaj problematike që ka lindur në raportet me konventën, po dhe detyrimin kushtetues është investuar mjaft herë për të dhënë mendime lidhur me garantimin e kësaj të drejte shumë të rëndësishme. Vendimet e saj sigurisht që konstatohet dhe nga ky botim, debati që është zhvilluar ka qënë shumë i vështirë”, ka deklaruar zoti Zaganjori.

Ai ka kërkuar që të rregullohet njëherë e mirë çështja e pronës pasi vetëm kështu realiteti problematik mund të ndryshojë.
 
Zaganjori ka vlerësuar kontributin e Gjykatës Kushtetuese në gjithë këto vite në fushën e njohjes dhe garantimit të pronës, duke përmendur edhe vështirësitë që janë hasur gjatë diskutimeve për marrjen e vendimeve.

Ndërkohë, zëvëndësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj ka thënë se, shteti i së drejtës duhet ta lidhë politikën me ligjin dhe të drejtën për të siguruar siguri juridike dhe të drejtë për qytetarët.

Isaraj ka shtuar se, e drejta e ligjvënëse e keqpërdorur duhet të evitohet, pasi përparësi duhet të ketë kushtetuta dhe ligji, ku sipas tij, legjislativi dhe ekzekutivi duhet ta bazojnë veprimtarinë në vlerat kushtetuese.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe Arben Isaraj, zëvëndesministri i Drejtësisë  e kanë vlerësuar botimin që Gjykata Kushtetuese ka bërë, për botimin e vendimeve tëçështjeve të pronave që nga viti 1993 deri në vitin 2015, duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm edhe për debatin shkencor, të cilin e ka quajtur të munguar në Shqipëri.

Ky botim i Gjykatës Kushtetuese do i shërbejë garantimit të së drejtës së pronës në Shqipëri.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)