Zaloshnja: Evazioni me Tatimin mbi të Ardhurat Personale: 150 milionë dollarë në vit

Zaloshnja: Evazioni me Tatimin mbi të Ardhurat Personale: 150 milionë dollarë në vit

Njerzit që kanë qëmtuar në të dhënat e pagave të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve (të dhëna që qarkullojnë me WhatsApp nëpër Albanistan), janë çuditur me disa rroga jashtëzakonisht të larta të disa personazheve të njohur. Por jo pak janë çuditur edhe me rrogat “e ulta” të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve, për persona që dihet se nuk shpërblehen në fakt me rrogë minimimale apo diçka mbi të…

Është e pamndur të analizohen një për një rrogat “e ulta” të raportuara, por një analizë makro mund të bëhet me të dhënat publike të Ministrisë së Financave dhe të INSTAT-it.
Kështu sipas Ministrisë së Financave, përmes Tatimit mbi të Ardhurat Personale ishin grumbulluar në Thesar deri më 1 dhjetor rreth 340 milionë dollarë (konvertimi zyrtar 1 dollar=106.5 lekë), dhe pritet të mblidhen deri në fund të vitit 385 milionë dollarë. Kjo shumë është baraz me 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto që pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, fqinjët tanë malazezë grumbullojnë përmes Tatimit mbi të Ardhurat Personale një shumë të barabartë me 3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto që realizohet në Malin e Zi. Dhe Mali i Zi aplikon tarifa më të ulta të Tatimit mbi të Ardhurat Personale: 9% për pagat deri 766 euro, 11% për pagat mbi 766 euro, dhe 5% për të ardhurat nga interesat bankare të jorezidentëve.
Sikur ne të grumbullonim në Thesar të paktën sa malazezët (3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto tonë), buxheti i shtetit shqipëtar do të kishte 150 milionë dollarë më shumë në fund të vitit.

Ndoshta për të shpërndarë më shumë shpërblime të fundit të vitit për pensionistët dhe punonjësit që i kanë vërtet pagat e ulta…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë