Zaloshnja: Këlliçi kandidati më konkurrues përballë Veliajt

Zaloshnja: Këlliçi kandidati më konkurrues përballë Veliajt

Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj

Në 24 orët e fundit zhvillova një sondazh elektronik mbi garën e Tiranës. Sondazhin e kreva duke shpërndarë linkun e pyetësorit me 3000 SMS krejt të rastësishme nëpër territorin e Bashkisë Tiranë. Pyetësorin e plotësuan në mënyrë krejt anonime 1605 banorë të rritur të bashkisë. Kampionin e ripeshova statistikisht, që ai ta përfaqësonte popullsinë e rritur të bashkisë sa më mirë politikisht, demografikisht dhe gjeografikisht. Intervali i gabimit statistikor është nga 0% deri në 2.5%

Çiftet hipotetike të garuesve u alternuan në renditjen e pyetësorit për çdo 100 anketa të plotësuara, në mënyrë që kandidatët të kishin probabilitet të barabartë për t’u përzgjedhur nga të anketuarit. Më poshtë janë rezultatet për secilën përballje hipotetike.

SHËNIM: Në zgjedhjet e vjetshme parlamentare, votuan rreth 380 mijë banorë të bashkisë Tiranë. Nga këta, 52.8% votuan për PS+PSD. Vjet, 25 ndër 100 banorë të rritur nuk votuan fare.

Të anketuarit u pyetën për çdo përballje hipotetike: “Përse je i prirur ta votosh kandidatin që përzgjodhe më sipër?” Dhe alternatibvat e përgjigjeve ishin: “1.Besoj se do ta qeverisë më mirë Tiranën; 2.S’dua që të fitojë kundërshtari; 3.S’votoj asnjërin prej të dyve” Ja rezultatet:

Të anketuarit u pyetën gjithashtu: “Ndër tre politikanët kryesorë, për cilin ke oponionin më pozitiv?” dhe alternativat ishin: “Ramën; Berishën; Metën; Asnjërin prej tyre” Duke kryqëzuar përgjigjet e kësaj pyetje me të të mësipërmeve rezultoi:

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 07/11/2022 17:02

    Iku dhe Kellici mish per top si te tjeret ne zgjedhjet e kaluara, keta te rinjte PD I djeg qe mos ti kete ne per kembe me vone.Keta Veliaj I ka nje cape buke me nje gote vere mbrapa.

    Përgjigju
  • Likja: 07/11/2022 15:53

    Po nuk u largua sali rrumpalla non grata nga politika bashke me te korruptuarit e tij nuk fiton as krrici as bogdani.

    Përgjigju
  • opinioni: 07/11/2022 15:06

    hale njeri , m*t tjetri....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 07/11/2022 13:49

    Ky dyqaniZaloshnjës plot të papritura është kodoshi,edhe po nuk e merr Tr fiku99Veliaj e merr dhëndriRilindjes....Të dyve ju kullojnë jargët e korrupsionit dhe pisllëkut kriminal....i cili i ka rritur,vaditur e kalitur si mostra.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 07/11/2022 13:20

    O zaloshnje ,sa fitove me keto perralla qe po tregon ? Erion Veliaj fiton bindshem ne tirane ,e haruat tiranen kur qeveriste pd ishte kthyer ne banjo publike edhe keta qe kandidojne nje fytyre kan te kriminelit sali .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë