Zana Çela: “Marije Kraja” 14 sjell
elitën e solistëve të rinj evropianë

Zana Çela: “Marije Kraja” 14 sjell<br />elitën e solistëve të rinj evropianë
Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, ashtu si një vit më parë, do të zhvillohet edhe këtë vit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Drejtorja artistike e festivalit, Zana Çela, premton për këtë edicion risi dhe një nivel të lartë artistik, që do të mundësohet falë artistëve më të njohur të skenës shqiptare dhe asaj botërore që tashmë fituan garën për t’u ngjitur në skenën e këtij festivali.

“31 tetori, si dhe 1 nëntori do të kthejnë vëmendjen e botës muzikore operistike nga skena modeste shqiptare por plot talente”, pohon Zana Çela, duke theksuar ndër të tjera se festivali vjen me një gjeografi të pakufi personalitetesh artistike dhe potencial zërash lirikë nga e gjithë bota. “Vijnë jo thjesht për të pasuruar arkivin e këtij festivali, por edhe për ta kthyer Tiranën në epiqendrën e botës operistike për dy ditë me radhë”, thotë drejtuesja e festivalit, duke pohuar se gara për pjesëmarrjen ka qenë shumë e fortë. Nga 247 kandidatë që kanë konkurruar këtë vit për të qenë pjesë e audicionit final në Tiranë janë përzgjedhur vetëm 15 konkurrentë, ku Shqipëria dhe Kosova kanë nga një përfaqësues. Gjermania, Franca, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Turqia, etj.

Drejtuesja e festivalit, Zana Çela, dhe organizatorët ende nuk e zbulojnë jurinë e festivalit, ndërsa pohojnë se do të jenë emra të mëdhenj të muzikës operistike dhe kritikë kopetentë që do të gjykojnë këngëtarët pjesëmarrës. Zana Çela pohon se prej vitesh Festivali Operistik Ndërkombëtar "Marie Kraja", që ajo organizon është anëtare e Opera Europa dhe ka gjetur pasqyrim të vazhdueshëm në shtypin e këtij institucioni europian! “Në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” ne do të sjellim elitën e këngëtarëve të rinj evropianë”, thotë ajo duke shtuar se “Mes 247 konkurrentëve që aplikuan dhe bënë audicione, juritë tona të vendosura në Shqipëri, Itali, Angli, Austri dhe USA, përzgjodhëm për fazën finale para publikut dhe në transmetim të drejtpërdrejt 15 konkurrentë”. Drejtorja artistike e festivalit rrëfen se do të ketë disa ndryshime në strukturën e kompeticionit, por dhe pjesës së spektaklit të festivalit.

“Në fakt audicionet do të jenë dy, pasi kompeticionit të arieve lirike i është shtuar edhe gara e këngës - song price, (tashmë dihet që këngëtarët lirikë i kanë shtuar edhe një dimension tjetër karrierës së tyre që i përket interpretimit të këngëve të bëra mjaft popullore sidomos nga koncertet alla Pavarotti & Friends) e për pasojë edhe juritë profesionale në lupën e të cilave këngëtarët do të kalojnë janë dy”, thotë ajo. Konkurruesit e edicionit të 14-të të festivalit “Marije Kraja” janë Anna Werle - Gjermani, Deniz Yetim - Turqi, Doroteya Doroteeva -Bullgari, Francesco Salvadori - Itali, Ivana Zdravkova - Maqedoni, Paolo Ingrasciota -Itali, Regis Mengus - Francë, Remus Alazaroe - Rumani, Robert Balonek - USA, Irida  Dragoti - Shqipëri, Marigona Qerkezi- Kosovë, etj.  
 
 
Udhëtim në 14 edicionet e festivalit
 

230 soprano, tenorë, baritonë, mezzosoprano dhe bass kanë marrë pjesë gjatë 13 edicioneve të festivalit operistik. Gjeografia e këtij festivali në vite përfshin të gjitha kontinentet dhe kandidatët e fazës së parë arrijnë deri në 800 vetë. Deri tani 29 fitues kanë lënë emrat e tyre në historinë e festivalit dhe 66 personalitete të shquara të skenës ndërkombëtare operistike, drejtorë operash kombëtare në botë, drejtues agjencish ndërkombëtare operistike, dirigjentë, regjisorë, kompozitorë, etj.

Vitin e kaluar në edicion e 13 të festivalit që u mbyll më 1 dhjetor, u dallua për nivelin e lartë të artistëve pjesëmarrës, që ishte ndoshta me i miri nder vite. Juria e edicionit të 13-të kishte për kryetar Brian Dickie-n, një nga personalitetet më të shquara të operës amerikane. Çmimin e parë e fitoi bass-baritonin nga Korea e Jugut, Jisang Ryu, që u shqua si një këngëtar i rrallë me një timbër zëri të jashtëzakonshëm. Fituesi ishte edhe këngëtari i duartrokitur dhe më i pëlqyeri nga publiku shqiptar. Me çmimin e dytë u vlerësua sopranoja italo-amerikane, Jessica Cambio, i treti iu akordua sopranos shqiptare Enkelejda Kamani dhe çmimin "Song Prize" e fitoi tenori meksikan, Rodrigo Trosino.
 
 
Prezantimi
 
Zana Çela, drejtorja  e festivalit “Marije Kraja”, në faqen e saj Facebook ka nisur edhe prezantimin e pjesëmarrësve të parë në këtë festival: “Po postoj fotot e disa prej konkurrentëve që do marrin pjesë në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik:Anna Werle -Mezzo-soprano-Gjermani.Deniz Yetim-soprano Turqi.
Regus Mengus-bariton-France”, shkruan ajo poshtë fotove të tyre.

 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (21 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje