Zanafilla e acarimit të
marrëdhënieve me Maqedoninë

Zanafilla e acarimit të<br />marrëdhënieve me Maqedoninë
TIRANE- Protestat në Maqedoni gjatë ditëve të fundit lidhur me rastin “Monstra”, ngjallën edhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
 
“Ajo çfarë po ndodhë në Maqedoni meriton vëmendje. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët, shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe garantuesit. Nëse maturia duhet dypalësh, reflektimi duhet të jetë trepalësh. As burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as flamuri e radikalizmit, që bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen. Garantët nuk duhet t’i kërkojnë shkaqet jashtë sferave të tyre, flamujt e radikalizmit kombëtar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet menduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet menduar në shumë palë për Ballkanin. Muaji i Ramazanit kohë e artë për të folur jo vetëm për paqe, por edhe për dije. Urdhri i parë i engjëllit për profetin është lexo. Ramazani është bërë për na kujtuar etjen për dije. Nuk e fsheh dot që do të ma donte zemra për ata që përpiqen që me të tyren duan te bëjnë më të mirën për vendin, por dua t'u them se mund ta rrezatojmë më së mirë vendin përmes harmonisë fetare”, tha kryeministri Rama.
 
Kjo ishte deklarata që shkaktoi reagimin e fortë të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruesvki, i cili me anë të një deklarate për mediat shkruan se marrëveshja e Ohrit nuk është shkelur dhe protestat në Maqedoni po nxiten nga radikalë islamikë. Partia VMRO-DPMNE e Gruevskit i ka kërkuar kryeministrit Rama, se meqë e mban këtë post prej pak kohësh, të informohet para se të dalë në konkluzione.
 
“Në kontekst të deklaratës së zotit Rama, dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk është prej një kohe të gjatë kryeministër i Republikë së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëjë një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shohë kushtet në të cilat jetojnë ata, dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Gruevski.
 
Reagime të ashpra ndaj gjyqit “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptarë me burgim të përjetshëm, pati edhe në Kosovë. Ku një grup të rinjsh, i vunë flakën flamurit të Maqedonisë, para ambasadës së këtij vendi, në Prishtinë
 
Të gjitha këto zhvillime lidhen me protestat që shqiptarët e Maqedonisë zhvillojnë prej një jave, pas dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve, të akuzuar për terrorizëm dhe vrasje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut