Vetëm para pak kohësh këngëtarja e njohur kosovare Zanfina Ismaili ka bërë të ditur se do të nis së shpejti xhirimet për klipin e saj më të fundit, i cili do të vi si një bashkëpunim me reperin Noizy.

Artistët kanë nisur xhirimet e klipit dhe këngëtarja kosovare ka publikuar menjëherë në faqen e saj në Twitter, një foto ku shfaqen duke pushuar pas xhirimeve.

zanfina ismaili

Zanfina duket në formë të mirë fizike e veshur sportive dhe me xhaketë lëkure. Ndërkohë në foto dallohet edhe reperi Noizy, i cili mesa duket është duke shijuar gjithashtu pushimin nga xhirimet e klipit.

Kënga “Po sikur” pritet të publikohet së shpejti për publikun shqiptar.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)