Këngëtarja kosovare Zanfina Ismajli është indinjuar nga akuzat dhe publikimet e Rob Kardashian në adresë të këngëtares me origjinë kosovare Rita Ora.

Sipas mediave kosovare ajo ka shkruar në faqen e saj zyrtare në Facebook: “Kurgjo skena bo na në “Taken” qa kena me t’bo ty oj qyqe”,- ka shprehur irritimin Ismajli.

Gjithashtu këngëtarja e hitit “2 minuta” ka bërë thirrje që të postohet fjalia “Mos u ngatërro me shqiptarët Rob”, duke përkrahur kështu Orën.

(xh.k/shqiptarja.com)