Nga bionde, Zanfina Ismajli befason duke i lyer ato tërësisht të zezë. Ndonëse ishte ndër të parat këngëtare që rruajti flokët anash, trend i cili u përcoll nga shumë artiste dhe femra të tjera, ajo sërish i është kthyer këtij stili, siç shihet edhe tek fotoja.
Në foton e fundit që Zanfina ka postuar në rrjetet sociale, shihet se ka bërë një ndryshim në flokë duke i rruar ato në anën e djathtë të kokës. Për këtë ajo ka marrë komente pozitive nga fansat e saj.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)