Kreu i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif deklaroi sot se Irani dhe fuqitë e mëdha nuk kishin qenë kurrë kaq pranë një marrëveshjeje për programin bërthamor duke kërkuar bashkëpunim kudnër sfidave të përbashkëta, në mënyrë të veçantë ekstremizmit.
"Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, ne nuk kemi qenë kurrë ka pranë një marrëveshjeje afatgjatë", deklaroi Zarif duke shtuar në një mesazh video të publikuar në Youtube: "megjithatë një marrëveshje nuk është e sigurt".
Zarif, që dënoi sanksionet më të padrejta të vendosura kundër Iranit që kanë goditur njerëzit e pafajshëm, konfirmoi se fuqitë e mëdha duhet të marrin një vendim historik dhe të zgjedhin mes një marrëveshjeje dhe presioneve.
Diskutimet mes ekspertëve janë intensifikuar në Vjenë, në pritje të rikthimit të të gjithë krerëve të diplomacisë, për të bërë përpjekjet e fundit në kuadër të arritjes së në marrëveshjeje deri më 7 korrik.
/Shqiptarja.com