Agjensia Kombëtare e Sigurisë në SHBA ka përgjuar edhe Shqipërinë. Lajmi bëhet i ditur në një artikull të gazetës amerikane “Washington Post”, e cila ka publikuar disa dokumente, të dyshuara se janë marrë nga ish-agjenti i NSA Edoward Snowden, dhe që kanë të bëjnë me një listë prej 193 shtetesh ku NSA ka kryer përgjime telefonash dhe postës elektronike mes të cliëve është edhe vendi ynë.
Megjithatë në listë, e cila është miratuar nga Gjykata e Gjykata e Inteligjencës së Jashtme dhe Mbikqyrjes, në vitin 2010, mungojnë disa shtete, të njohura edhe si grupi “Pesë syve”, të cilët janë Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re dhe sigurisht edhe vetë SHBA.
Pjesë e fushës së përgjimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane kanë qenë jo vetëm qeveritë e shteteve apo të individëve të veçantë, por edhe organizatat e fuqishme ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, grupi i Bankës Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane, Bashkimi Europian, si dhe një sërë bankash apo organizatash të tjera të fuqishme, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
Dokumentat e publikuar nga “Washington Post”, të cilat mbajnë edhe siglën “Sekret” apo “Top Sekret”, veç listës së shteteve ku autorizohet përgjimi, paraqiten dhe vendimet e gjykatave dhe Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët i hapin rrugë NSA-së për të kryer këto përgjime. Megjithatë në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk specifikohet, se cilët kanë qenë zyrtarët apo individët e mbajtur nën mbikqyrje nga NSA.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41