Zbardhen emrat, dy zyrtarët që kallëzohen në SPAK nga Meta së bashku me Gjonaj

Zbardhen emrat, dy zyrtarët që kallëzohen në SPAK nga Meta së bashku me Gjonaj

1582547666_metafoto.jpg

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar dy emrat e zyrtarëve të tjerë të kallëzuar penalisht në SPAK së bashku me ministren e Drejtësisë Etilda GJonaj. Dy emrat e zyrtarëve të tjerë që u kallëzuan të hënën nga Meta janë Gentian Deva,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Zyrat e shtypit të Presidencës ka bërë publike emrat e 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë kallëzuar në SPAK nga presidenti për 4 vepra penale që përfshijnë shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, përvetësim  të titujve apo detyrave shtetërore dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojë funksione publike.

Konkretisht pas kreut të KED Ardian Dvoranit, Meta ka çuar për hetim në SPAK edhe:

'-Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë.

-Gentian Fehmi DEVA,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë.

-Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

1.            “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 iKodit Penal;

2.            “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 iKodit Penal;

3.            “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4.            “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK)  jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedural vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallëzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.' shkruhet në kallëzimin e presidentit.


Lajmi kryesor:

Meta kallëzon në SPAK Gjonajn e 2 zyrtarë të ministrisë: Koronavirus?! Murtaja quhet rilindje, më 2 mars për kushtetutën (VIDEO)


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë