Zbardhen emrat, janë 360
“gardianët” e votave të PS dhe LSI
270 emra nga Partia Socialiste dhe 90 nga Lëvizja Socialiste për Integrim do të miratohen në mbledhjen e sotme të KQZ-së si administratorët e parë të procesit zgjedhor të 18 qershorit.
270 emra nga Partia Socialiste dhe 90 nga Lëvizja Socialiste për Integrim do të miratohen në mbledhjen e sotme të
KQZ-së si administratorët e parë të procesit zgjedhor të 18 qershorit.
Këto parti kanë depozituar emrat e 360 “gardianëve” të votave të tyre për tu përfaqësuar në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Për 90 KZAZ, LSI ka propozuar vetëm nga një emër për pozicionin e anëtarit, ndërsa PS ka depozituar nga tre emra për çdo KZAZ.
Këta njerëz janë të besuarit e partive respektive që do të mbrojnë votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar partitë politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), që do të ngrihen për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017.
Në bazë të përcaktimeve Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Demokratike do të paraqesin secila propozim për dy anëtarë të çdo KZAZ-ja. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane do të paraqesin secila propozim për një anëtar të çdo KZAZ-je. Anëtari i shtatë i KZAZ-ve me numër tek do të propozohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Anëtari i shtatë i KZAZ-ve me numër çift do të propozohet nga Partia Demokratike. Brenda afatit ligjor për paraqitjen e propozimeve, kanë paraqitur kandidaturat dhe dokumentacionin përkatës Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Partia Demokratike dhe Partia Republikane nuk kanë paraqitur asnjë propozim. Propozimet e paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste janë në përputhje me kërkesat e kritereve gjinore”,-thuhet në relacionin e KQZ-së për vendimin e sotëm.
(Propozimet e Partisë Socialiste për anëtarë të KZAZ-ve)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.5%
-
Të gabuar
22.9%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33