Zbardhen përgjimet/ Ish-prefekti Radovani: Eja më vrit, dhe po firmos që të kam thënë unë

Dhënia e parave më fajde në Shkodër ka sjellë përtshtjellim mes 19 personave të proceduar penalisht dhe familjes së ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani, i cili tashmë rruhet me policë tek dera e shtëpisë. Në muajin janar 2019 situata mes personave që kishin dhënë para me fajde tek dy djemtë e Paulin Radovanit, ka qënë shumë e tensionuar, pasi të gjithë takonin Radovanin dhe kërkon paratë e eurot që i kishin dhënë me fajde.

Por Radovani nuk ka pasur mundësi likujditeti financiar, dhe për pasojë njëri prej personave që i kërkonte shumat financiare, i ka pohuar në telefon:”…a ke leverdi me ja fut unë vedit, ose eja më vra ti e pot a firmosi unë se të kam thënë unë, po a e zgjidh problemin…??”. Situata ka qënë tepër e ndërlikuar pasi Radovanit siç thotë dhe vetë i ishte sulur e gjithë Shkodra, duke i kërkuar mbrapsht të gjitha borxhet që kishin marë djemtë e tij.

Në një bisedë të përgjuar nga prokuroria e Shkodrës të cilën “Shqiptarja.com” po e sjell të plotë qartësohet se Radovani ka shumë detyrime në Shkodër, dhe se një ndër personat që u ka borxhe është dhe shtetasi Kolec Marku ose siç njihet ndryshe Lec Gjoni. Marku dhe Radovani janë takuar në 26 janar 2019 dhe në 27 janar 2019, ku së bashku kanë diskutuar për disa minuta. Nga bisedat telefonike që Marku dhe Radovani zhvillojnë së bashku, del qartë fakti që Marku i ka dhënë lekë me fajde dhe i kërkon 3 mijë euro dhe dy milion lekë.

Marku:Leci jam drejtor

Paulini:O Lec, me kishe ba mesazh e më thoshe se po të pres te Elita, për me më marr mu 3 mijë euro e dy milion lekë?

Marku: Po

Paulini:Po ku me i marë mor Lenc. Ti hajde e merr në ship, ça të jenë dhe shiti. Unë edhe me mujt me marrë kund lekë, unë nuk kam ku me i marrë se nuk mund t’marr kërkund!

Marku:Për kryer e fëmijëve, unë i kam të huajat mor Drejtor!

Paulini:Po pse e le ti tash këtë shumë, te qe me ikën fëmija mor Lenc?Po prit mor Lec. Ku kam me i marrë mor Lenc?

Marku:Mu me dekshin femija mor,nuk të rrej, por ja çu njito dy burra që jua kam marrë, jan çu pesh, se e kanë marrë vesht se kanë ikë edhe për kryet e fëmijëve 8 mijë her telefonit mi kanë ra!Nuk po dij se ku me i marrë se nuk të….

Paulini: Lec, sa ditë ka që i ke kallxu Pavlinit që më kanë marë fëmijët e mi borxh?

Marku:Po ça me të thënë unë mor Drejtor, po kush dreqi e diti këtë punë?

Paulini:O Lec, unë nuk kam ku me i marr mor Lec. Njishtu me asht lëshu tanë Shkodra, edhe unë nuk po marr vesh se ça po bahet!A ke leverdi me ja fut unë vedit, ose me vraj ti e pot a firmosi unë se të kam thanë unë. Po a e zgjidh problemin!?. Lec, të lutem se jam në nji trysni që po loz mendsh.

Gjatë marjes në pyetje në prokurori Paulin Radovani pohon se e njeh shtetasin Kolec Marku ose Lec Gjoni dhe ai i kërkon shumën prej 2 miljon lekë të vjetra dhe 3 mijë euro, të cilën ja kishte dhënë djemve të tij, për të cilin Paulini nuk e beson pasi ky person duhet ti kishte thënë më përpara,por këto thënie përputhen dhe me përgjimet telefonike.

Persona të arrestuar

1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra

2.Edi  Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra

3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra

4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër

7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra

10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra

11.Naim Ahmetaj  52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër.

Veprat Penale

“Ushtrim pa liçensë i veprimtarisë bankare” me pasoja të rënda në bashkëpunim

“Pastrim i produkteve të veprës penale”

“Shpërdorim detyre”

“Moskallëzim krimi”

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • buja: 23/03/2019 18:41

    paulin radovani duhet te jete me djemte e tij se aj mashtroj njerzit

    Përgjigju
  • liburnia_scutary: 23/03/2019 14:12

    Ishtu pra shkodrane zotnij ja dhe politikanet (prefektet) qe na drejtuan e na drejtojne , te gjithe tperlyem lum shkoder ku ke rene .

    Përgjigju
  • dddd: 23/03/2019 12:11

    kur nk japin bankat ktu perfundojne njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura