Zbardhen raportet financiare të
partive, sa fituan PS, PD e LSI

Zbardhen raportet financiare të<br />partive, sa fituan PS, PD e LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim kryeson në listën e partive parlamentare për nga sasia e të ardhurave për vitin 2016.

Shqiptarja.com disponon raportet financiare të tre partive më të mëdha, PS, PD dhe LSI të dorëzuara në KQZ, nga të cilat rezulton partia me të ardhurat më të larta është LSI me 87 108 994 lekë, e ndjekur nga PS me 86.613.502 lekë, ndërsa e treta është PD, me vetëm 57,179,867 lekë.

Të ardhurat e LSI nga buxheti i shtetit janë 20 575 897 lekë, nga donacionet 29 511 700 lekë, nga kuotat e anëtarëve 32 617 860 lekë, ndërsa totali i shpenzimeve është 61 388 621 lekë, duke deklaruar kështu një kursim prej 26 milionë lekësh.

Dy partitë e mazhorancës, PS dhe LSI, raportojnë që gjatë vitit që lamë pas të kenë grumbulluar të ardhura, veç financimit nga buxhetit i shtetit, edhe nga kuotat e anëtarësisë. Vihet re se opozita, në listën e të ardhurave, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga kuotat e anëtarësisë, apo sposorizimeve të tjera.

Partia Socialiste
Sipas të dhënave në raportin e PS-së të pasqyruara në tabelë, financimi nga  buxheti i  shtetit përbën 85%  të të ardhura, kuotat e deputetëve  dhe të anëtarësisë 13.6 % dhe qiratë e ambienteve  1.3%. “Për të gjitha shpenzimet vetëm 16.2% janë likujduar nëpërmjet  arkës dhe janë të dokumentuara me fatura tatimore dhe kuponin e kasës.

Ndërsa 83.8% e shpenzimeve janë  likujduar me bankë me dokumentacion të rregullt tatimor”,-thotë kryefinancierja Dhurata Isufaj. Shpenzimet kryesore janë për kosto të përditshme për stafin/personelin     43.001.342 lekë, shpenzime të tjera të ndryshme 22.033.366 lekë, dhe të tjera kosto janë për udhëtime, karburant, etj.

Totali i shpenzimeve shkon 73.521.414 lekë, kundrejt të ardhurave 86.613.502 lekë, duke e nxjerrë partinë kryesore qeverisëse me rreth 13 milionë lekë të reja fitim.  

Partia Demokratike
Të ardhurat e Partisë Demokratike, partia më e madhe opozitare janë vetëm financime nga buxheti i shtetit për vitin 2016, 57,179,867 lekë. Kuota anëtarësie, sponsorizime dhe kuotat e deputetëve PD i ka deklaruar zero. Sa u takon shpenzimeve, PD thotë se gjatë vitit 2016 ka harxhuar 58,581,001, pra, gati 1 milionë më shumë se sa të ardhurat. Shpenzime të tjera     janë llogaritur 22,463,304 lekë, shpenzimet të personelit janë deklaruar 29,872,992 lekë, nga të cilat: Pagat 25,776,368 lekë, Sigurime shoqërore 4,096,624 lekë, dhe amortizimi 6,244,705 lekë.
 
 
Partia Socialiste
 
1.1  Të ardhurat në lekë       
1.   Financimi i buxhetit  për 2016             73.676.617
2.   Qera  ambienti                             1.150.000
3.   Kuotat e deputetëve                        4.557.000
4.   Kuotat e anëtarësisë                        7.210.849
5.   Interes bankar e të tjera                       19.036

Shuma                                             86.613.502
 
1.2  Shpenzimet
1.   Shpenzime e përditshme për stafin/personelin    43.001.342
2.   Shpenzime  për Energji Elektrike                     1.661.040
3.   Shpenzime  për Ujë                              217.440
4.   Shpenzime për telefon e cel.postare       2.461.661
5.   Taksat e Bashkisë                         247.840
6.   Hotele e dieta, udhëtime                   2.616.350
7.   Karburant                                 272.000
8.   Qera zyra                                  720.000
9.   Shpenzime të ndryshme                      22.033.366
10.  Kredi   makine                             466.425
11. Komision  Bankar                            71.790                          

 Shuma                                     73.521.414
 
 
 
Partia Demokratike
A    TË ARDHURAT    
1    Të ardhura (burimet) nga veprimtaria kryesore             
(i)  Financime nga buxheti 2016           57,179,867
(ii) kuota anëtarësisë              
(iii) Sponsorizime        
(v)  Kuotat e deputetëve            
     TOTALI I Të ARDHURAVE               57,179,867
 
B    SHPENZIMET                
Shpenzime të tjera                         22,463,304
Shpenzimet t    Personelit                29,872,992
(i)  Pagat                               25,776,368
(ii) Sigurime shoqërore                  4,096,624
(ii) Amortizimi                          6,244,705
B    TOTALI I SHPENZIMEVE                58,581,001
 
 
 
 
LËVIZJA   SOCIALISTE PËR INTEGRIM   
    
Të ardhurat në lekë
Të ardhurat nga buxheti i shtetit    20 575 897
Të ardhurat nga donacionet            29 511 700
Të ardhurat nga kuotat e anëtarëve   32 617 860
Të ardhura nga shitje të tjera (Qera,etj)  388 663
Të ardhura të tjera                 4 014 874
Shuma                                 87 108 994
 
Shpenzimet     
a-Shërbime nga të tretët (shtypshkrime)    3 750 214 
b-Qera                                     13 573 856
c-Energji elektrike                       1 110 810 
 -Ujë                                      94 235    
d-Sigurimet Shoqërore e shëndetësore      995 230   
e-Pagat                                    2 735 582 
g-Interesa leasing                        794 702   
j-Shpenzime për konsulencë                 11 720 552
k-Publicitet reklamë (media )              100 000   
Shpenzime për aktivitete              5 953 828 
n-Shpenzime telefonie                 160 311   
  -Shërbimet interneti               964 327   
o-Shërbimet bankare                  43 519    
p-Tatim në burim, Taksa Bashkie      2 258 036 
q-Amortizimet                        2 770 578 
s-Subvencione të dhëna (në natyrë)   2 947 434 
t-Të tjera                           1 187 087      
 -Karburant                          528 000   
 -Shërbim LSA                        120 000   
 -Shpenzime për  abonimet në shtyp   219 392   
 -Shpenzime për dokumente makine          586 574   
 -Shpenzime për materiale            9961 441       

Shuma                                61 388 621

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg