Zbardhen tabulatet, zbulimi i 
grupit të Gjutës për C4 tek Tahiri

Zbardhen tabulatet, zbulimi i <br />grupit të Gjutës për C4 tek Tahiri
TIRANE- Zbardhen tabulatet telefonike, që zbuluan 7 personat të cilët mendohet se kanë vendosur tritolin në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, Bashkim Tahirit.Televizioni “A1 Report” ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së Krimeve të Rënda,e cila ka vendosur të lerë në burg 7 personat si Vladimir Gjuta, Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Baftjar Bruka, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta, pasi provat e mbledhura nga prokuroria tregonin se ata kanë organizuar,vendosur dhe aktivizuar tritolet në Tiranë në mëngjesin e datës 10 shkurt 2015. Urdhërin për aktivizimin e tritolit e ka dhënë Vladimir Gjuta, pronari i vilës “Gjuta” ky i fundit i shpallur në kërkim së bashku me nipin e tij Baftjar Bruka, i cili rezulton të ketë dalë jashtë shtetit.

Ngjarja
Më 10 shkurt 2015, në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në qytetin e Tiranës. Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 02:53 në farmacinë në pronësi të shtetasit Bashkim Tahiri, pranë spitalit nr.5 Tiranë dhe shpërthimi i dytë ka ndodhur rreth orës 03:55 në derën e banesës së shtetasit Alfred Numani, punonjës i policisë së Shtetit me detyre shef i sektorit të Krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Korçës.

Nga të dy shpërthimet janë shkaktuara dëme të mëdha materiale. Këto rrethana rezultojnë nga procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes,në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri, i cili është babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe kqyrja e banesës së shtetasit Alfred Numani.

Gjithashtu po më datën 10 shkurt 2015 rreth orës 6 e mëngjesit policia ka marrë njoftim dhe ka konstatuar një sasi tritoli të lidhur me një detonator dhe një aparat celular, që përbëjnë një paisje shpërthyese, dhe kjo sasi është gjetur pranë stacionit të autobuzit urban, pranë kryqëzimit të Bulevardit “Zhan Dark”. Policia ka kryer shpërthimin e kontrolluar të paisjes shpëthyese.

Gjetja e kartës SIM
Nga kqyrja e mëtejshme e vendit të ngjarjes janë gjetur pjesë të një aparati celular dhe një kartë SIM e shoqërisë Vodafone me nr. 89355 02000 02776 19407 025. Këto rrethana vërtetohen nga procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe sekuestrimi i sendeve. Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se karta SIM e mësipërme ka numër telefonik 0699824XXX dhe se ajo është përdorur edhe në një aparat tjetër telefoni i cili kishte numrin 0696128XXX

Dëshmitë e tregtarëve
Nga dëshmitë e shtetasve Klidjan Hasalami, Bujar Toçillia, Elio Latifi dhe Emirjon Gjuta rezulton se ky aparat telefoni tip “Nokia 1616” ka qënë në përdorim të shtetasit Klidjan Hasalami, personi që përdor aktualisht numrin celular 0696128XXX, i cili ia ka dhënë shtetasit Elio Latifi, ky I fundit më pas ja ka shitur shtetasit Bujar Toçllia dhe ky më pas ia ka shitur shtetasit Emirjon Gjuta.

Shtetasi Emirjon Gjuta, i cili punon si shitës telefonash celularë dhe aksesorë për telefona celularë në rrugën “Çamëria” në qëndër të Tiranës. Gjuta ka deklaruar se më datën 9 shkurt 2015 ia ka shitur telefonin një personi tjetër për të cilin deklaron duke dhënë evtëm karakteristikat e jashtme të tij dhe shton se nuk e kishte parë më parë dhe se ishte në gjëndje ta njihte këtë person po ta shihte sërisht. Policia gjyqësore në 13 shkurt ka urdhëruar arrrestimin e Emirjon Gjutës për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Më pas Gjuta është lënë në masën e “arrestit në burg” 15 ditor.

Njeriu me biçikletë
Nga verifikimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të subjekteve tregtare pranë farmacisë së shtetasit Bashkim Tahiri, është konstatuar një person i moshës së re që lëviz me biçikletë dhe që vendos pajisjen shpërthyese, e cila më pas shpërthen.

Po ashtu, nga verifikikmi i kamerave të Policisë së Shtetit dhe të disa subjekteve, rezulton një person i dyshuar me biçikletë dhe me karakteristika të ngjashme me personin që vendos eksplozivin tek farmacia e shtetasit Bashkim Tahiri, që zbret nga zona e “Freskut” rreth orës 01 të mëngjesit, i cili më pas konstatohet edhe në vendin ku u gjet eksplozivi tek stacioni i autobuzit. Ai konstatohet përsëri nga zona ku erdhi dhe më pas takohet me persona të tjerë duke u larguar me makinë.

Qelizat telefonike
Në qelizat që mbulon antenna “Senaturiumi Ëest” dhe “Senatoriumi S” ku logon numri 0699824XXX që përdoret nga Vladimir Gjuta, i cili qëndron i palëvizur rezulton se edhe numri tjetër i këtij personi 0699808656 qëndron pa lëvizur dhe ka një trafik të dendur thirjes me dy numrat të ndërmjetëm 0694820310 që dyshohet se i përket shtetasit Ernest Gjuta dhe numrit 0685891555 që dyshohet se I përket shtetasit Lumjan Matmuja.

Ky i fundit dyshohet se në datën 10 shkurt 2015 ka përdorur numrin celular 06998244XXX rrethanë që del nga intenerari i ndjekur deri në banesën e tij në Shkozet. Këto dy numra dyshohet se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me numrin 0699808XXX që i përket Vladimir Gjotës dhe se kanë shumë thirje të tjera me numra shtesë që përdoren nga Vladimir Gjuta. Me këto numra sipas policisë mendohet se flet dhe i arrestuari Emirjon Gjuta. Gjithashtu ky shtetas komunikon dhe me numra të tjerë të Ernest Gjutës.

Konkluzioni i akuzës
Sipas prokuroriës nga vlerësimi në tërësi i akteve të kqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertimeve, të dhënave të marra nga kompanitë celulare dhe analizës së tyre, sekuestrimit dhe analizës së pamjeve filmike të kamerave të vendosura në institucione publike dhe private përgjatë intenerarit të lëvizjes së autorëve të dyshuar të këtyre veprave penale, deklarimeve të dëshmitarëve dhe personave nën hetim, rezultateve të përgjimeve telefonike dhe ambjentale, rezultateve përgjimeve të realizuara në vende publike, ngrihen dyshime të bazuara se shtetasit Vladimir Gjuta, Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Baftjar Bruka, Kamber Bruka, Erjon Dule, Emirjon Gjuta së bashku dhe me persona të tjerë të paidentifikuar kanë kryer faktet penale të ndodhura më datën 10 shkurt 2015 në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja