Zbardhen vendimet e FSHF
dënime dhe gjoba për incidentet

Zbardhen vendimet e FSHF<br />dënime dhe gjoba për incidentet
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka zbardhur vendimet për incidentet dhe gjithçka ndodhi në ndeshjet e javës së kaluar.
 
Mes dënimeve dhe pezullimeve është edhe ajo e lojtarit të Laçit, Arbër Shala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit me 6 ndeshje. 

Të gjitha vendimet e Disiplinës
1.Lojtari i KF “Laçi”, Arbër Shala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
2.Lojtari i KF “Korabi”, Emrush Kaloshi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy ) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Zyrtari i KF “Tërbunit”, Oltion Kernaja, për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
4..Lojtari i KF “Elbasani” Jurgen Dosti , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjale fyese, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Vorës” Adnad Balliu për sjellje te keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
6..Lojtari i KF “Kukësi B” Fation Bytyci për sjellje te keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
7.Lojtari i KF “Gramozi” Qemal Rumi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
8.Lojtari i KF “Delvina”, Andi Gjeci për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
9.Lojtari i KF “Skrapari”,Edrian Myftari për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
10.Lojtari i KF “Delvina”, Armando Selfo për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
11.Lojtari i KF “Delvina” Mario Bilo, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik. 
12.KF “Skrapari” për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të neni 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkates.
13.KF “Lushnja” U-17 per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Skenderbeu “ U-17, ne baze te nenit 55 te KDS humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0. 
14.Zyrtari i KF “Partizani” U-17,Nikolin Coclli për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
15.KF “Olimpiku” U-17, për përfshirje në lojë të lojtarit Gentjan Noka që nuk kishte të drejtë të luante,në bazë të nenit 54 dhe nenit 134 të KDS, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim. 
16.Lojtari i KF “Olimpiku ” U-17 Gentjan Noka, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)