Zbardhet vrasja e Regis Runajt në Elbasan, ku janë arrestuar 2 autorët që bën ekzekutimin e tij. 23-vjeçari ka konsumuar lëndë narkotike me dy autorët, vrasës me pagesë, përpara se të vritej me tikë pas shpine nga ato.

Për vrasjen u arrestuan Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, autorë të vrasjes së Regis Runaj, me thikë, por edhe të përfshirë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik, ku po të paguar nga persona të tretë kanë monitoruar të gjitha lëvizjet e Ramazanit.

Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, në biznesin e të cilëve u gjet arma e ekzekutimit të Ramazanit i njohur edhe me nofkën "Rramani".

Dy autorët e vrasjes së Regis Runaj janë arrestuar mëngjesin e sotëm gjatë operacionit të koduar “Shkumbini”,  të policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n.

Si ndodhi ngjarja: Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.

Gjaku i gjetur në motomjetin e sekuestruar autorëve ka konfirmuar përfshirjen e tyre në vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj. Gjithashtu janë sekuestruar edhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e vrasjes zgjatën 10 ditë. Më tej janë edhe telefonat celularë që po ekzaminohen dhe disa pamje filmike të lëvijes së Halilit dhe Hoxhaj para e pas vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runjës.

Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Vrasësit me pagesë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë paguar nga persona të tjerë edhe për të monitoruar lëvizjet e Ramazanit, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë në ngjarje.

Armën e krimit thikën e përodrur nga Halili, policia ende se ka gjetur dhe polumbarë të reneas kanë kryer disa kërkime në lumin shkumbin zonë në të cilën dyshohet se e ka hedhur autori. Gjatë këkrimeve, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy armë zjarri.

1596884551_viktimatelbasan.jpg

Viktimat Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:39
Polumbarët në Shkumbin kërkojnë thikën, gjejnë 2 pistoleta të përdorura në krime

Kërkimet në lumin Shkumbin

Report Tv mëson se gjatë kërkimit të thikës në lumin Shkumbin për thikën me të cilën u vra Regies Runaj, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur 2 armë zjarri.

Policia i ka çuar armët për të bërë ekspertizën në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Ora 13:58
U pagua për të vrarë Regis Runajn e për të ndjekur Rramanin, foto e autorit 23-vjeçar (FOTO)

Report Tv ka siguruar fotot e autorit Euglen Halili, 23 vjeç, i cili vrau me thikë Regis Runajn dhe u pagua të ndiqte veprimet e Emiljano Ramazanit për ekzekutimin e tij.

Ora 13:51
Vrasja e Regis Runaj, pamjet nga kërkimi i thikës në lumin Shkumbin (VIDEO)

Pas zbardhjes së vrasjes së Regis Runaj në Elbasan, dhe identifikimit të dy vrasësve me pagesë, policia ka zhvilluar aksion për gjetjen e armës së krimit thikë, të cilën autorët e kanë hedhur në lumin Shkumbin.