Ditën e sotme u arrestua ish-shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Durrësit, Krenar Dehari, pasi akuzohej për shpërdorim detyre, ndërsa Shqiptarja.com ka arritur të zbardhë ngjarjen.
/Shqiptarja.com
Mësohet se Dehari, tashmë inspektori i Krimeve, ka ndërhyrë në një sherr mes dy vëllezërish të ndodhur 3 ditë më parë, të cilët gjatë konfliktit janë qëlluar me mjete të forta me njëri tjetrin.
Ish-shefi i Krimeve Krenar Dehari ka kërkuar arrestimin e njërit prej vëllezërve, por kjo nuk është miratuar nga Prokurori Arjan Ndoja.
Por pavarësisht kësaj Ish-inspektori ka arrestuar njërin nga vëllezërit dhe kjo është konsideruar shkelje detyre nga prokurori Ndoja i cili ka urdhëruar më pas arrestimin e tij për shpërdorim detyre.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












