Pandemia e koronavirusit do t'i bëjë shqiptarët të presin më gjatë për një sinjal tjetër pozitiv për hapjen e negociatave. Përballimi i këtij virusi të padukshëm do të jetë në fokusin e Samiti të Zagrebit, që do të mblidhet online, pasditen e së mërkurës, tashmë i ridimensionuar.
Në axhendën e siguruar nga Report tv thuhet se udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë mbi menaxhimin e situatës nga COVID, masat, planin për të ardhmen, solidaritetin rajonal dhe më gjerë, por edhe ndihmën nga Brukseli për Ballkanin Perëndimor.
Ekspert i çështjeve të Integrimit, Gledis Gjipali, në një intervistë për Report tv sqaron se Shqipëria përveç kohës, do të humbasë dhe financiarisht.
“Sigurisht humbasim kohë. Do të ketë një shtyrje të masave apo premtimeve që prisnin të merrnin Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, sidomos paketa financiare që kishte lidhje me metodologjinë e re të zgjerimit, tashmë është e pamundur të ndërmerret, për shkak të pandemisë dhe rifoksuit të Samitit”, thotë Gjipali.
Gledis Gjipali flet për një punë intensive që e pret Shqipërinë, ku do të nevojitet kontributi i të gjithëve.
“Nuk duhet të harrojmë që tashmë fillon procesi i integrimit të vërtetë. Do të jetë shumë intensiv, dhe kërkon një angazhim jo vetëm nga institucionet por edhe nga shoqëria shqiptare. Duhet të jemi pjesë e këtij procesi, duhet të jemi shumë aktivë. Nuk është vetëm detyrë e klasës politike. Sa më shpejt ta kuptojmë aq më shpejt do e kuptojmë që të angazhohemi”, shprehet Gjipali.
PO-ja e shumëpritur për vendin tonë nga BE u mor në morinë e lajmeve për koronavirusin, të infektuarit dhe viktimat. Tashmë rruga e Shqipërisë në plotësimin e ëndrrës europiane do të jetë më e gjatë.
I.K//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4165
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor, 07:23
-
Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
16 Dhjetor, 14:49
-
Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel
13 Dhjetor, 19:58
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor, 15:35
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor, 16:14
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor, 14:29