Shefi i NATO-s mesazh të prerë opozitës 3 orë para protestës: Dhuna është e papranueshme! Hyni në zgjedhje /Video

Tre orë para protestës së opozitës më 19:00, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga selia e Kryeministrisë në Tiranë i dha një mesazh të qartë dhe të prerë opozitës shqiptare joparlamentare. Zyrtari më i lartë i Aleancës së Atlantikut u shpreh se çdo akt dhune është i papranueshëm. Stoltenberg i kërkoi opozitës që mosmarrëveshjet t'i zgjidhë me dialog në tryezë dhe të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

"Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë. Ajo që nuk është e pranueshme është dhuna dhe çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes proceseve demokratike. Zgjedhjet janë një element thelbësor i proceseve demokratike në shtetet anëtare të NATO-s, prandaj u bëj thirrje të gjithë palëve të marrin pjesë në proces. Palët të zgjidhin problemet përmes dialogut" tha ai në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.

Në muajt e fundit ka pasur një valë protestash në Serbi, Malin e Zi dhe në Shqipëri. I pyetur nëse protestat janë të influencuara nga Rusia, e cila kërkon një Ballkan të destabilizuar, shefi i NATO-s tha shprehimisht: "Kemi parë përpjekjet e Rusisë për t’u përfshirë në institucionet e vendeve demokratike, përfshirë edhe NATO-s" ndërsa më pas ia kaloi fjalën kryeministrit Rama, i cili u shpreh se “nuk është sekret, që qasja e Rusisë ndaj NATO-s dhe BE-së nuk është një qasje miqësore. Në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë këtu. Do të ishte një njollë turpi për ne, si një vend i NATO-s”, theksoi kreu i qeverisë.

Shefi i mazhorancës Edi Rama u shpreh se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit, ndërsa protestat e opozitës i cilësoi edhe njëherë si shfaqje të inskenuara, që tentojnë që të nxijnë imazhin e vendit. "Organizimi i shfaqjeve të dhunshme është në një perimetër të vogël. Kjo është inskenim politik. Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si proces i patjetërsueshëm', - tha ai.

Jens Stoltenberg pas kryeministrit Rama takoi Presidentin Meta, më pas do të largohet në drejtim të Maqedonisë. Vizita në Tiranë e tij është disa orëshe para tubimit të opozitës në orën 19:00, ku u dha mesazhin e qartë. Të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë nga SHBA, BE dhe të gjitha kancelaritë europiane kanë dënuar dhunë duke i kërkuar opozitës që të lerë rrugën dhe të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, që deri tani i ka bojkotuar. 

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
E PLOTË/ Stoltenberg - Ramës: Ju falënderoj për angazhimin personal për udhëheqjen tuaj të fortë politike në drejtimin e Shqipërisë

Konferenca e PLOTE për shtyp e kryeministrit Edi Rama me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg

Mirëdita të gjithëve!

Kryeministri Edi Rama: Pata kënaqësinë të mirëpres sot në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg dhe besoj se mund ta them pa ngurrim edhe një mik të vendit tonë, i cili e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë dhe ka qenë në vijimësi i interesuar për zhvillimet në vendin tonë dhe në rajon dhe një mbështetës i palëkundur i gjithë procesit të integrimit euroatlantik të rajonit.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm, kujtoj, përkon edhe me 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe i kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit.  

Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe të kontributeve tona, brenda NATO-s. Më vjen mirë që kemi ndarë edhe përshtypjen që forcat tona të armatosura, kudo ku kanë kontribuar kanë shfaqur cilësi të spikatura profesionale dhe nga ana tjetër kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të plotësimit të një kushti themelor për të gjithë vendet anëtare të NATO-s, përfshi edhe Shqipërinë, për kontributin buxhetor për mbrojtjen.

Dua t’i përcjell, me këtë rast edhe publikisht, do ta bëj edhe personalisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin e NATO-s në Letoni edhe faktin e shprehjes së drejtpërdrejtë të ngushëllimeve dhe të mirënjohjes, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.

Ishte një ngjarje tejet e rëndë për familjet, për familjen e madhe të Forcave të Armatosura dhe për vendin tonë, por në të njëjtën kohë edhe një moment reflektimi, lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura dhe me vlerën e paçmuar të kontributit tonë në NATO.

Patjetër që Sekretari i Përgjithshëm është interesuar dhe kemi diskutuar edhe për këtë moment të veçante politik dhe shoqëror që po kalon  vendi ynë, qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit të fuqishëm pozitiv pa kushte nga Komisioni, për çeljen e negociatave, qoftë në aspektin e konfliktit politik që nuk i shërben vendit dhe patjetër nuk i shërben dhe procesit të mëtejshëm të vlerësimit të Shqipërisë, në raport me rekomandimin pozitiv.

Në fund, dua ta  falenderoj dhe njëherë Sekretarin e Përgjithshëm. Është gjithmonë i mirëseardhur në Shqipëri.

I kam kërkuar ndjesë për motin jotipikisht të Shqipërisë dhe të Tiranës në këtë fazë të vitit, por mbase, duke ardhur në një ditë me re dhe me shi është ndjerë si në shtëpinë e tij, në Norvegji.

Faleminderit!  

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg: Kryeministër Rama është kënaqësi e madhe për mua që kthehem përsëri në Tiranë!

Është kënaqësi të takohemi përsëri bashkë!

Faleminderit dhe për mikpritjen e ngrohtë!

Ne festuam 70-vjetorin e themelimit të NATO-s dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kështu që e çmoj këtë rast të jem këtu me ju për të shënuar këtë përvjetor të shquar me ju.

Që nga momenti që ju hytë në NATO, Shqipëria ka qenë e angazhuar dhe një anëtare shumë e vyer e NATO-s.

Forcat e Shqipërisë kanë shërbyer me misionin tonë në Letoni dhe dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima shqiptarë që humbën jetën në një aksident tragjik muajin që shkoi!

Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia!

Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet e tyre dhe për popullin e Shqipërisë!  

Trupat tuaj kanë ndihmuar për të kontribuuar në stabilitetin në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar me trupa në misionin tonë në Afganistan.

NATO është e angazhuar gjithashtu për sigurinë e Shqipërisë. Ne kemi investuar 51 milion euro për të modernizuar objektet ekzistuese në bazën ajrore, duke përfshirë dhe projekte për logjistikën, të cilat do të na ndihmojnë të jemi më efikasë më elastikë dhe më të sigurtë.

Kjo tregon se si NATO përmes programeve të investimit po modernizon dhe investon forcat ajrore në vendet anëtare, sikurse po bën në Shqipëri.

Përmes punës së madhe, Shqipëria po jep shembullin e saj në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Europian ka rekomanduar që Bashkimi Europian të hapë bisedimet për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe është e rëndësishme që ky progres të vijojë.

NATO është aleancë e vendeve demokratike. Në demokraci do ketë gjithmonë mendime të ndryshme, debate. Kjo nuk është dobësi. Është në themel të asaj që e bën demokracinë të fortë, por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike.

Është absolutisht e papranueshme!

Prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëpërmbajtje dhe të tregojnë konsensus politik të nevojshëm për të vazhduar në rrugën tuaj të integrimit euroatlantik dhe për të zgjidhur çdo diferencë që keni përmes dialogut dhe proceseve të vendosura politike, për shkak se kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për popullin e Shqipërisë dhe për të gjithë rajonin.

Zoti Kryeministër, jam shumë i kënaqur që jam këtu!

Ju falënderoj dhe njëherë për angazhimin e  fortë të Shqipërisë ndaj aleancës tonë dhe për angazhimin tuaj personal, për udhëheqjen tuaj të fortë politike në drejtimin e Shqipërisë, në rrugën e saj euroatlantike.

Gazetar -Pyetja ime është e përbashkët për zotin Stoltenberg dhe Kryeministrin Edi Rama. Gjatë muajve të fundit ne kemi parë një valë protestash në Serbi, në Malin e Zi, po ashtu dhe në Shqipëri, ku opozita ka lënë mandatet parlamentare dhe ka refuzuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga informacionet që ju keni, a ka të dhëna që sugjerojnë se në këto protesta, ka një influencë ruse, e cila kërkon një Ballkan të destabilizuar, larg standardeve euroatlantike? Faleminderit!

z. Jens Stoltenberg: Debati politik, mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë dhe nuk është ndonjë shenjë dobësie, përkundrazi është shenjë force. Ajo që nuk është e pranueshme është përdorimi i çdo lloj dhune dhe i çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Prandaj u bëj thirrje të respektoni plotësisht institucionet demokratike të të gjithë vendeve anëtare. NATO është aleancë politike, ushtarake bazuar në vlera themelore, demokracia, shteti ligjor dhe institucionet demokratike që janë pjesë e rëndësishme e tyre. Prandaj çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes dialogut politik dhe përmes pjesëmarrjes në procese demokratike. Zgjedhjet janë padyshim një pjesë themelore e procesit demokratik në shtetet tona anëtare aleate të NATO-s, përfshirw Shqipërinë. Prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve politikw të marrin pjesë e të kontribuojnë në dialog dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, mendimet e ndryshme përmes dialogut dhe jo duke i minuar institucionet demokratike.

Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për t’u përfshirë në institucionet tona demokratike dhe proceset e brendshme politike në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe proceset demokratike të vendeve aleate të NATO-s. Kur vjen puna tek situata në vendin tuaj, këtë do t’ia lija kryeministri të flasë konkretisht pwr kwtw. Por, një përpjekje për t’u përfshirë në procese të brendshme politike, është gjithmonë e papranueshme. Ne duhet të mbështesim institucionet demokratike dhe t’i zgjidhim mosmarrëveshjet, përmes proceseve demokratike dhe dialogut politik.

Kryeministri Edi Rama: Së pari, nuk është sekret ose mbase është sekreti më i madh publik që qasja e Rusisë ndaj NATO-s, ndaj Bashkimit Europian, ndaj procese integruese, nuk është një qasje miqësore. Së dyti, unë dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur, çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe mesa duket do të përpiqen që të ndodhë këtu. Do të ishte pa diskutim një njollë e pashlyeshme për vendin tonë, si një vend anëtar i NATO-s, e cila nuk është një aleancë ushtarake, por është aleanca ushtarake e një grupi vendesh që ndajnë me njëra-tjetrën vlera dhe parime që nuk negociohen.

Së treti, patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhet me interesat, vlerat, parimet, as të NATO-s, as të Bashkimit Europian dhe si e tillë, me ose pa dashje, çon ujë në mullirin e atyre që nuk e dëshirojnë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, as në NATO, as në Bashkimin Europian.

Gazetar -Pyetja ime është e përbashkët po ashtu. Si e lexoni ju situatën politike në Shqipëri, nga faktorë të brendshëm ose të jashtëm, a ka rrezik për destabilitet? Dhe në këto kushte, a shtrohet mundësia e përshpejtimit të investimit të NATO-s, në bazën e Kuçovës? Ju faleminderit!

z. Jens Stoltenberg:  Ne do të vazhdojmë me programin tonë të investimeve në bazën ajrore siç e kishim planifikuar. Trazirat politike, tensionet që kemi parë nuk do të ndikojnë në këtë vendim dhe në mënyrën se si ne do ta realizojmë sepse është një vendim i marrë në bazë të këshillës së planifikuesve tonë, të komandës tonë, kemi një buxhet, kemi një plan dhe ne investojmë në objekte ushtarake, përfshirë këtë bazë ajrore në Shqipëri e do të vazhdojmë me këtë.

Për mua ky është një shembull se sa e rëndësishme është NATO për Shqipërinë, por dhe se sa e rëndësishme është Shqipëria për NATO-n. Ne mbështesim njëri tjetrin. NATO është një mënyrë për t’i bashkuar 29 vendet aleate dhe për sa kohë që ne rrimë bashkë me njëri-tjetrin e jemi të bashkuar, jemi të sigurt. Kjo është arsyeja që NATO të bëhet më e fortë, të investojë sepse kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar konfliktet. Këto na kanë mbajtur ne të bashkuar për 70 vite, e kështu do të vazhdojmë dhe në të ardhmen për sa kohë qw vazhdojmë të mbetemi të bashkuar. Edhe një herë, dua të falënderoj Shqipërinë, për kontributin e saj në aleancën tonë, për kontributin në misionet dhe operacionet e NATO-s dhe për njerëzit që dërgon në aktivitetet e ndryshme të NATO-s, përfshirë njerëzit që keni në shtabin e NATO-s, ministrja, njerëzit që kanë marrë pjesë në vendimmarrjen e NATO-s sepse ju jeni pjesë e tryezës së rrumbullakët bashkë me 28 anëtarët e tjerë. Faleminderit shumë për kontributin tuaj të fortë, në aleancën tonë.

Kryeministri Edi Rama: Ashtu siç e tha Sekretari i Përgjithshëm, vendimi për të investuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe programi i investimit për ta kthyer atë bazë në një pjesë integrale të infrastrukturës së NATO-s, nuk vihet në dyshim dhe as në diskutim dhe për më tepër shtoj unë tani, në Shqipëri nuk do të ndodhë, nuk do të lejojmë të ndodhë, asnjë formë destabilizimi që do të cënonte imazhin e vendit tonë përtej cënimit që i sjell këtij imazhi organizimi i shfaqjeve të dhunshme me një perimetër të ngushtë dhe pa mbështetje popullore.

Jam i bindur kur e them këtë sepse jam i bindur që çdo qytetar dhe çdo shqiptar që e do këtë vend, pavarësisht çfarë mendon për qeverinë, pavarësisht a voton a nuk voton për qeverinë që sot qeveris, nuk do marrë pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza famëkeqe e armiqve historik të Shqipërisë, se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet se nuk dinë të respektojnë as rregullat që i vënë vetë. E fundit që kam është: Kjo nuk është një shfaqje e një shqetësimi të madh popullor, por është një inskenim politik dhe nuk ka shans që të shtrihet përtej kufijve të skenës politike. Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si një proces i patjetërsueshëm demokratik. Nëse opozita apo cilado parti e opozitës pengohet qëllimisht ose ligjërisht të hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë demokratike, por nëse dikush nuk preferon dhe vendos të mos hyjë në zgjedhje, kjo nuk i bën zgjedhjet jodemokratike.

Është koha që të marrë fund një histori shumë e zgjatur tekash politike, në raport me procesin demokratik.

Edhe një herë dua ta falenderoj Sekretarin e Përgjithshëm dhe siç e kam siguruar edhe gjatë bisedës, dua ta siguroj se gjithë angazhimet tona, në raport me Aleancën, janë angazhime, të cilave i qëndrojmë një për një dhe do t’i qëndrojmë deri në fund.

E nga ana tjetër, jam i bindur se edhe në këtë proces artificialisht të organizuar, Shqipëria si një vend i NATO-s, nuk do cenojë as imazhin e vet dhe as qetësinë e Aleancës Euroatlantike.

Shumë faleminderit! 

Ora 15:48
Rrezik për destabilitet? Rama: Protestat dhe shfaqjet e dhunshme, inskenim! Në 30 Qershor zgjedhje (VIDEO)

Kryeministri Rama u shpreh i qartë dhe vendosur edhe njëherë se në 30 Qershor do të zhvillohen zgjedhjet edhe pa opozitën, që deri tani i ka bojkotuar. "Vendimi për të investuar në bazën e Kuçovës dhe programi i investimit për ta kthyer atë në një pjesë integrale të infrastrukturës së NATO-s nuk vihet në diskutim dhe për më tepër në Shqipëri nuk do të ndodhë, nuk do ta lejojmë, asnjë formë destabilizimi që do të cenonte imazhin e vendit, organizimi i shfaqjeve të dhunshme në një perimetër të vogël. Besojmë se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në një proces ku do të vërtetohej teza se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet se nuk dinë të respektojnë edhe rregullat që i vendosin vetë.

Kjo është inskenim politik. Ne do të zhvillojmë zgjedhjet si proces i patjetërsueshëm demokratik nëse opozita pengohet qëllimisht ose ligjërisht, zgjedhjet nuk janë demokratike, por nëse dikush preferon të mos hyjë kjo nuk i bën antidemokratike. Dua ta siguroj se të gjitha angazhimet tona në raport me aleancën, u qëndrojmë një për një deri në fund dhe nga ana tjetër se edhe në këtë proces artificialisht të organizuar, Shqipëria si një vend i NATO-s nuk do të cenojë as imazhin e vet dhe as qetësinë e aleancës" tha Rama.

Ora 15:47
Shefi i NATO-s dhe Rama për ushtarakët që humbën jetën në Letoni: Mendimet tona shkojnë për ta (VIDEO)

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tyre për shtyp shprehën ngushëllimet për humbjen e dy dëshmorëve gjatë misionit në Letoni, Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.

Stoltenberg shprehu mirënjohjen për dy ushtarakët trima teksa tha se mendimet e tij shkojnë për familjarët e tyre.

"Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet  e tyre", tha Stoltenberg. 

Edhe kryeministri Edi Rama i përcolli edhe njëherë ngushëllimet familjareve të dy dëshmorëve duke thënë se kjo ishte një ngjarje e rëndë dhe një moment reflektimi për sakrificat e FA.

"Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm. Ishte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura", tha Rama.

Ora 15:45
A ka rrezik për destabilitet nga protestat? Shefi i NATO-s: Nuk ndikon në investimin në Kuçovë (VIDEO)

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi nëse ka rrezik për destabilitet në Shqipëri nga faktorë të brendshëm ose të jashtëm dhe a sjell kjo nevojën e përshpejtimit të investimit të NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës, shefi i NATO-s u shpreh se "Trazirat politike dhe tensionet që kemi parë nuk do të ndikojnë si mënyrën si do të realizojmë investimet në bazën e Kuçovës. Për mua kjo është një shembull sesa e rëndësishme është NATO për Shqipërinë dhe e kundërta. Kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar konfliktet. Falenderoj Shqipërinë për misionet dhe operacionet e NATO-s dhe njerëzit që dërgon nga shtabi i NATO-s dhe të tjerët" tha Jens Stoltenberg.

Ora 15:37
Shefi i NATO-s thirrje opozitës: Futuni në zgjedhje, mos minoni institucionet demokratike (VIDEO)

Jens Stoltenbergi i ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë opozitës shqiptare. Zyrtari më i lartë i Aleancës së Atlantikut u shpreh se cdo akt dhune është i papranueshëm, ndërsa i bëri thirrje që të futet në zgjedhje. "Debati politik, mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracisë dhe kjo është shenjë force, por dhuna nuk është e pranueshme dhe cdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike.

Zgjedhjet janë një pjesë themelore e demokracisë dhe prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të marrin pjesë dhe kontribuojnë në dialog dhe jo të minojnë institucionet demokratike. Kemi parë përpjekje të Rusisë për duke përfshirë edhe vendet aleatë të NATO-s. Në vendin tuaj do iu lija kryeministrit që të flasë. Ne duhet të mbështesim institucionet demokratike dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut" tha ai.

Ora 15:36
A po ndikohet opozita nga Rusia? Rama: Qasja e tyre çon ujë në mullirin e atyre që nuk duan zgjerimin e BE-së (VIDEO)

Lidhur me lobimin rus në qasjen e opozitës në një rrugë refuzuese për dialogun, kryeministri Edi Rama deklaroi se një sjellje e tillë që bie ndesh me vlerat e NATO-s lë të nënkuptohet se kemi të bëjmë e një ndikim të tillë.

"Nuk është sekret qasja e Rusisë ndaj NATO-s. Nuk është një qasje miqësore. Dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë ktu. Do ishte një njollë ë pashlyeshme për një vend anëtar të NATO-s e cila është një aleancë vendesh që ndajnë parime dhe vlera. Diçka e tillë nuk shkon më vlerat as të NATO dhe as të BE. Me ose pa dashje çon ujë në mullirin e atyre që nuk e duan integrimin e ballkanit në BE", u shpreh Rama.

Ora 15:34
Shefi i NATO-s thirrje opozitës: Dhuna bie ndesh me vlerat tona, problemet zgjidhen përmes dialogut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi se NATO është pro vijimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë. Ai deklaoi se dhuna në protesta bie ndesh me vlerat e NATO-s dhe i bëri thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje, pasi problemet zgjidhen përmes dialogut.

"Është kënqaqësi e madhë që kthehem përsëri në Tiranë. Shqipëria ka qenë një anëtarë shumë e vyer në NATO. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet  etyre. Trupat tuaj kanë kontribuar në luftën e KFOR në Kosovë dhe në Afganistan. Kemi shpenzuar 51 milionë euro për projektet që do në ndihmojnë të jemi më efikas. Shqipëria po jep shembulliun  e saj. KE ka rekomanduar për hapjen e negociatave për BE dhe ne duam që ky proces të vijojë. Ne demokraci do ketë gjithmonë debate. Kjo nuk është dobësi por dhuna bie ndesh me vlerat tona. I bëj thirrje aktorëve politikë të sillen me vetëpërmbajtje për të vijuar në rrugën e integrimit që problemet të zgjidhen përmes dialogut për shkak se kjo kontribuon për të ardhmen e Shqipërisë", tha Stoltenberg.

Ora 15:30
Rama zbulon bisedën me Stoltenberg: Folëm për konfliktin politik dhe negociatat

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në takimin dypalësh me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg diskutoi për zhvillimet e brendshme, konfliktin politik me opozitën, negociatat, kontributet e Shqipërisë në aleancë, por edhe sigurinë rajonale. "Pata kënaqësinë të mirëpres sekretarin e NATO-s dhe besoj se mund ta them pa ngurim, një mik të vendit tonë, i cili e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë dhe ka qenë në vijmësi i interesuar për zhvillimet në vendin tonë dhe rajon dhe mbështetës i procesit të integrimit të rajonit. Vizita përkon edhe me vitin e 10-vjetorit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit.

Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, kemi ndarë edhe përshtypjet që FA-të tona kudo që kanë kontrobuar kanë shfaqur cilësi të spikatura profesionale. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të plotësimit të një kushti themelor të vendeve të NATO-s për kontributin buxhetor për mbrojtjen. Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm. Ishte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura.

Sekretari është i interesuar dhe kemi diskutuar edhe këtë moment të vecantë politik dhe shoqëror që po kalon vendi ynë. Qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave edhe për konfliktin politik, që nuk i shërben vendit dhe patjetër edhe procesit të mëtejshëm të vlerësimit të Shqipërisë në raport me rekomandimin pozitiv. I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës këtë fazë por mbase duke ardhur në një ditë me re është ndier si në shtëpinë e tij në Norvegji" tha Rama.

Ora 15:30
Rama batuta me shefin e NATO-s për motin

Gjatë fjalimit që kryeministri Rama mbajti para se të merrte fjalën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i tha se i kishte kërkuar ndjesë për motin, por sipas Ramës me një mot të tillë shefi i NATO-s do jetë mësuar dhe ndoshta do jetë ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.

"I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit, por dhe mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji", tha kryeministri Rama.

Ora 15:00
Kryeministri Edi Rama pret në Tiranë shefin e NATO-s Stoltenberg (FOTO)
Ora 14:23
Pak para protestës së opozitës/ Stoltenberg e Xhaçka diskutojnë për situatën në Shqipëri (FOTO)

Në orën 14:00 shefi i NATO-s ka mbërritur në Tiranë, ndërsa është pritur nga ministrja e Mbrojtjes. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në qendër të bisedës së shkurtër mes Jens Stoltenberg dhe Olta Xhaçkës ka qenë situata në Shqipëri. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I thjeshti: 02/06/2019 16:46

    Shqipe Berisha Vasili qe ske as sy as tru NATO e mbron Europen nga Rusia ne rruge ushtarake qe e ka demostruar e nuk eshte nevoja te flase , kurse Rama si politikan po perserit ate qe Di e thote KE ,por Ju trushkulurit dini vetem zi

    Përgjigju
    • Tironsi: 02/06/2019 23:19

      Oooooo Vlora si tu sul sonte protesta a do kete zgjedhje,ju andej komunista jeni akoma keni fotot e Enverit

    • Tironsi: 02/06/2019 21:39

      O vloooora gjoksin me grope e ke, po' ik o gjysem opinge

    • Vloraaa: 02/06/2019 18:01

      O tironci...... ti qenke kokra e palloshit per vete... ne 30 qershor ka zgjedhje dhe pikeeeeee... kujt po i plas se su fut pd... nje zagar me pak...

    • Tironsi: 02/06/2019 17:21

      Cfar di Rama o pallosh,ai e ka mendjen dhe friken e protestes ju akoma mendoni se ka zgjedhjet me 30 qeshor kaq dini dhe kaq thoni, sa per zi aty e keni Berishen pa manadat deputeti arrestoni pra po' paté byth ti e Rama e me kurvat e tjera, ju patét frike nje njeri te thjesht si S.Dollapi dhe i kerkuat falje ne TV dhe sot vazhdojne ti dergojne njerez te shtepia per ti kerkuar falje

  • ETHEM: 02/06/2019 16:36

    JU FLM PER TRAJTIMIN E KONFERENCES SE SHTYPIT.DEL QART SE SHEFI NATOS ERDHI ME QELLIM TE CAKTUARE NE TIRANE.AI PARALAJMEROI SALIUN SE PO LOZ ME ZJARRIN.SE PROTESTAT E DHUBESHME JANE SKENAR RUS SIÇ NDODHI NE MAL TE ZI APO MAQEDONI. -DUHET THEN TROÇ SE SKENARI RUS KA QE NE 2017 ME FUTJEN NE ÇADER TE PD,TAKIMI LULIT ME AMBASADORIN RUS E DERI LOBIMI RUS KU LULI PAGOI MBI 675.000 DOLLAR KUNDER QEVERIS RAMA. -GAZETA D I T A SOT PUBLIKON VRASJEN E 2 KOSOVARVE DHE PROBLENET E S.BERISHES ME SHUME BEMA E GJEMA NE SHQIPERI E KOSOVE KU PO NDESHET HAPTE ME PRESIDENTIN KOSOVAR. -PO ÇUDITEMI ME QENDRIMIN QE MBAN DREHTESIA JONE ME KTE NJERI TE URRYERE..!

    Përgjigju
    • Tironsi: 02/06/2019 17:14

      Po' pse flitni kot o njeri trashe, a ka me pederast se Rama, ai ka 1 mije e nje prova per Berishen e Bashen pse nuk i fut ne burg pra 6 vite ne pushtet dhe nuk ka byth me i fut ne burg, prokuroren e ka pro vetes dhe perseri ka frike Rama,po' ju jeni te trashe nga mendja filloni Jo skenari Ruse Jo ky Jo ai te gjith jeni lepirsa sipas interesit, aty e keni Berishen pa manadat deputeti esht futeni burg ju kurva qe flisni, ju keni frike kur e shikoni ne TV jo ti dilni e ta arrestojeni apo doni mi rruj k..... se gje tjeter nuk keni cfar mi be

  • Shqipe: 02/06/2019 16:27

    Keshtu I lejon pozicioni qe ka te FLASE as me shume dhe as me pak nuk u PERMEND nga stoltenberg armiku imagjinar rusija pervec rames qe nuk din se cfare flet NE SHQIPERI KA RETH 14000 turiste rus qe Klosi mburret cdo dite

    Përgjigju
  • Tropojani: 02/06/2019 16:12

    Sikur po' te tradhton ftyra jote o kryeminister, apo ta degjon bytha se per dy muaj di japesh dorheqjen se keshtu te erdhi urdheri nga Europa

    Përgjigju
  • NATO: 02/06/2019 10:18

    NATO +++++=#

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës