Report Tv zbardh axhendën e mbërritjes së kombëtares italiane të futbollit në Shqipëri për ndeshjen e nesërme në Shkodër. Lojtarët italianë do të nisen nga Torino në orën 15:45 dhe mbërrijnë në Tiranë në 17:40.
Pas zbritjes në Rinas, kombëtarja fqinje do të niset drejt Shkodrës, ndërsa udhëtimi parashikohet që të zgjasë rreth një orë e 30 minuta.
Në orën 20:00 trajneri italian Ventura dhe njëri nga lojtarët do të dalin në konferencë shtypi, ndërsa asnjë nga dy ekipet nuk do të zhvillojë seancën stërvitore në qytetin verior për shkak të shiut që ka rënë.
Ditën e hënë në orën 20:45 Shqipëria do të mbyllë kualifikueset e Kampionatit Botëror në ndeshjen e shumëpritur përballë Italisë, e cila do të luajë në ‘Play-Off’.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com