Zbardhet dëshmia e 16 vjeçareve të gjetura në Përmet: Ikëm më dëshirë, familjarët u zunë natën e Vitit të Ri! Donim t’u jepnim një mësim! Me vete kishim 40 mijë lekë

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka zbardhur dëshminë e dy vajzave 16-vjeçare nga Tirana, të cilat u gjetën dje në Përmet, pasi ishin zhdukur që më 1 janar. Burime nga Policia pohuan se vajzat kanë thënë se janë larguar nga shtëpia me dëshirë pasi familjet grindeshin dhe u bërtisnin. 

Sipas dëshmisë së të miturave M. H dhe K. A, të moshës 16-vjeçare, familjarët janë zënë natën e Vitit të Ri dhe janë larguar nga shtëpia me dëshirë pasi kanë dashur t'u japin mësim familjarëve. Me vete, ato kanë thënë se kishin 40 000 lekë, të cilat sipas tyre janë kursime që i kanë mbledhur ne vetë. Deri në Përmet thonë se kanë shkuar me makina dhe furgona të rastit.

"Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t'u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t'i tregonim policisë."

Ndërkohë, në polici kanë mbërritur disa telefonata për vendndodhjen e vajzave. Njëra prej tyre ka qenë e pronarit të hotelit në Përmet. Ai ka thënë se në biznesin e tij kanë shkuar dy vajza që nuk ishin të shoqëruar nga familjarët. Dy vajzat u morën në pyetje në praninë e një psikologut, pasi janë takuar me familjarët në Tiranë, policia i dërgoi në një qendër sociale.

Report Tv mëson se vajzat nuk kanë kërkuar të shkojnë në shpi për shkak të frikës se mund të dhunohen nga prindërit. Ato do të qëndrojnë në qendër sociale deri në qetësimin e situatës. Ndërkohë, ka rënë poshtë çdo dyshim se vajzat mund të ishin marrë për qëllime trafikimi. Një 46-vjeçar që është parë në shoqërinë e vajzave ka qenë thjesht shoferi i njërit prej furgonëve me të cilët kanë udhëtuar.

Dy të miturat u  zhdukën që prej 1 janarit, pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Tiranë pa lënë asnjë gjurmë. Të miturat kanë lajmëruar prindërit se do të shkonin në banesën respektive të njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri, dhe kjo ka qenë dhe biseda e fundit me to. Më pas vajzat kanë fikur telefonat, ndërsa prindërit kanë vënë re mungesën e disa parave, kartës së identitetit dhe disa veshjeve, duke lënë të dyshohet se ata janë larguar me dëshirë nga banesat e tyre. Pasi kanë humbur çdo kontakt me to prindërit bënë denoncimin në polici në komisariatin numër 1.

Nëna e njërës prej vajzave, Aida ka marrë në telefon para dy ditësh në emisionin “Pa Gjurmë” që po transmetohej live në Report Tv dhe bëri bërë apel që ta ndihmojnë të gjejnë vajzën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:32
U gjetën dje pasi u zhdukën më 1 janar, 2 të miturat u raportuan nga pronari i hotelit në Përmet! S’donin të ktheheshin në shtëpi prej frikës

1609925573_uuuuu.jpg

Zbardhet dëshmia e dy vajzave 16-vjeçare nga Tirana, të cilat u gjetën dje në Përmet.

Në polici kanë mbërritur disa telefonata për vendndodhjen e vajzave. Njëra prej tyre ka qenë e pronarit të hotelit në Përmet. Ai ka thënë se në biznesin e tij kanë shkuar dy vajza që nuk ishin të shoqëruar nga familjarët. Dy vajzat u morën në pyetje në praninë e një psikologut, pasi janë takuar me familjarët në Tiranë, policia i dërgoi në një qendër sociale.

Vajzat nuk kanë kërkuar të shkojnë në shpi për shkak të frikës se mund të dhunohen nga prindërit. Ato do të qëndrojnë në qendër sociale deri në qetësimin e situatës. Ndërkohë, ka rënë poshtë çdo dyshim se vajzat mund të ishin marrë për qëllime trafikimi. Një 46-vjeçar që është parë në shoqërinë e vajzave ka qenë thjesht shoferi i njërit prej furgonëve me të cilët kanë udhëtuar.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja