DOKUMENTI/ Si negocioi Berisha me rusët për hidrocentralet në 2012-n, një delegacion i shkoi në zyrë! Në 2007-n e kishte hapur tregun për serbët përmes Fazlliç

Në vitin 2012 Sali Berisha ka negociuar dhe ka arritur marrëveshja me kompaninë më të madhe ruse të prodhimit të hidroenergjisë për t’i dhënë në përdorim hidrocentrale më të rëndësishme të vendit. Report Tv ka siguruar dokumentin që vërteton negociatat që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër, me kompaninë shtetërore ruse RusHydro. Dokumenti është një letër e dërguar nga ambasadori rus, Abramov për ministrin e Energjetikës të asaj kohe, Edmond Haxhinasto, përfaqësues i LSI-së në qeverisjen që Meta kishte prej 3 vitesh me Sali Berishën.

Ambasadori e vë në dijeni ministrin për negociatat me Berishën, marrëveshjet e arritura, dhe njofton vënien në dispozicion të dokumenteve projektuese në lidhje me HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës si dhe projektet e ndërtimit të HEC-ve në Skavicë dhe në lumin e Vjosës. Kujtojmë se ‘Skavica’ është projekti aktual kaq i kundërshtuar nga Sali Berisha, i cili kërcënon se do ta anulojë sapo të vijë në pushtet. Marrja e këtij projekti nga një firme amerikane dhe mbrojtja që i ka bërë atij Uashingtoni, e ka bërë Berishën në një tjetër përballje me SHBA-të. Ai thotë se flet ne emër të mbrojtjes së interesave, ndërkohë që në kohën që ishte kryeministër donte t'ia jepte atë rusëve. 

Në shtator të vitit 2012 Berisha ka zhvilluar një takim të posaçëm me një delegacion të zgjeruar të RusHydro, të kryesuar nga kryetari Evgeny Dod. RusHydro i kontrolluar nga shteti rus, prodhuesi i dytë më i madh i energjisë hidroelektrike në botë, kërkonte të futej në tregun shqiptar. Nga raportimi i mediave në atë kohë Dod tha se qëllimi i vizitës së delegacionit të RusHydro është të eksplorojë mënyra dhe të propozojë investime të mëdha në projektet e hidrocentraleve duke pasur parasysh potencialin e madh hidroenergjetik të Shqipërisë, pozicionin e saj gjeografik dhe klimën tërheqëse të biznesit në vend.

5 vite më parë, që në vitin 2007, Sali Berisha kishte hapur tregun energjetik shqiptar për serbët, teksa kishte ‘ftuar’ në qeveri Damir Fazlliç. Biznesmeni kontrovers serbo-boshnjak Damir Fazlliç u shfaq në vitin 2006, një vit pasi Sali Berisha kishte ardhur në pushtet me moton e duarve të pastra. Fazlliçi kishte qenë mik dhe këshilltar i Sali Berishës në fushatën zgjedhore 2005 dhe tashmë do të korrte fytet e këtij investimi.

Damir Fazlli i kërkoi vajzës së Kryeministrit të asaj kohe, Argita Berisha, konsulencë për të blerë prona në zonën e Porto Romanos, pranë fshatit Rinia, ku synonte të ndërtonte një depozitë karburantesh.  Damir Fazlliç, përmes kompanisë Crown Acquisition dhe sipas këshillave të Argitës, ka blerë rreth 60.000 metra katrorë tokë arë, duke e paguar 18 euro për metër katror, pranë Parkun Energjetik dhe ku është e mundur të ndërtohej depozita e gazit dhe naftës që Fazlliçi kishte ndërmend të realizonte.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 13/02/2023 17:41

    Ne e dim qe sali berisha eshte antishaiptar Po PS kur erdhi ne pushtet pse nuk i nxori ne drit kete marveshje qe donte te bente me ruset Po PS pse duhet tja jap amerikaneve skavicen apo jane dhurata per te qendruar ne pushtet Si ai qe dojte ti jepte kete pazuri kombetare ruseve Dhe keta qe ja kan dhe amerikaneve te dyja palet jane anti shqiptare

    Përgjigju
  • Bobo: 13/02/2023 16:30

    Ky shkerdhate Berish me kohe ka qene spiun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj