Zbardhet dosja belge e dy vëllezërve nga Tropoja, që iu sekuestruan 3.7 mln euro pasuri, si drejtonin bandën nga lokal 'Kumanova'

Një hetim i nisur 11 muaj më parë në prokurorinë e Tiranës, ka nxjerrë zbuluar aktivitet kriminal në qytetin Gent të Belgjikës, të dy vëllezërve Tropojanë Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët shpesh janë identifikuar dhe me emrat “Luan” dhe “Edi”. Kjo dosje hetimore flet për një grup kriminal shqiptar që vepronte në Belgjikë, në fushën e krimeve me karakter prostitucioni, trafikim klandestinësh, drogë dhe deri në vrasje. Çështja tashmë ka hedhur dritë edhe mbi posedimin e pasurisë mbi 3.7 milionë euro që posedojnë dy vëllezërit Hoxha nga Tropoja, ku makina luksoze apartamente, dy lokale në bllokun e pallateve “Gintash” në Tiranë, sipërfaqe toke, motor dhe mbi 4 garazhe janë sekuestruar tashmë.

“Shqiptarja.com” hedh dritë mbi aktivitetin kriminal të dy vëllezërve tropojanë dhe anëtarëve të bandës kriminale që ata drejtonin në Belgjikë. Sipas të dhënave në datat 2 dhe 3 mars 2009 policia federale në Gent të Belgjikës janë arrestuar disa persona, mes tyre dhe vëllezërit Hoxha, Edmondi dhe Shkëlzeni. Gjithashtu mes personave të arrestuar ka qënë dhe Luan Gjekaj, Ylber Mataj, Burhan Krasniqi, Eriald Miraçi. Nga të dhënat hetimore rezulton se këta persona kanë qënë pjesë e grupit prej gati 20 shqiptarë, të proceduar në dosjen “Girana” në Belgjikë. Të gjithë këta persona janë akuzuar dhë dënuar për akuzën e "Pjesëmarrje në organizatë kriminale","Trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi të prostitucionit,“Vjedhje në bashkëpunim”.

Një ndër personat që autoritet belge e kanë konsideruar si më aktivin në veprimtari kriminale është Edmond Hoxha. Ky person ka qenë anëtar i një grupi kriminal të përberë prej 20 shqiptarësh të cilët janë përfshirë në disa vjedhje supermarketesh dhe vjedhje të kamionëve, ngjarje këto të ndodhura kryesisht në rrethinat e Brukselit dhe se ky grup kriminal vepron nga kafja “Kumanova” që ndodhet në Laken të Brukselit. Sipas dosjes hetimore thuhet se një kamion i ngarkuar me orë “Festina” është vjedhur në Hollandë dhe orët janë shitur ne Antverp, Belgiikë. Gjithashtu janë vjedhur dhe një sasi e madhe parfumesh. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, Edmond Hoxha ka qënë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale të "Trafikimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit".

Njëherësh rezulton se në 14 janar 2018 Edmond Hoxha është arrestuar dhe dënuar për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Ndërsa vëllai tjetër, Shkëlzen Hoxha, rezulton se ka qënë në kërkim prej datës 20 mars 2009 nga Interpoli i Belgjikës kërkim i cili është urdhëruar pas një vendimi të marë nga gjykata e Gentit në datën 13 shkurt 2009, për akuzat e “Krijimit të organizatës kriminale", "Trafikimit të qenieve njerëzore", “Shfrytëzimit të prostitucionit" dhe "Trafikimit të lëndëve narkotike”. Por në 17 dhjetor 2009 e njëjta zyrë e Interpol, ka njoftuar anulimin nga kërkimi ndërkombëtar i Shkëlzen Hoxhës, pasi ka rezultuar se në 21 tetor 2009 është kryer ekzekutimi i dënimit të tij. Sipas informacioneve Shkëlzen Hoxha është ekstraduar nga Shqipëria për në Belgjike ose anasjelltas. Thuhet se ky shtetas ka kryer një vrasje para disa vjetësh ne Gent, personin e ka qëlluar brenda në makinë.

Prej 11 muaj prokuroria e Tiranës, ka hetuar dy vëllezërit Hoxha nga Tropoja, ku momentalisht janë identifikuar pasuritë që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike, si dhe dyshohet se burimi i te ardhurave dhe fondeve te investuara nga dy vëllezërit, janë si rrjedhojë e aktiviteteve kriminale të kryera në Belgjikë. Sipas informacioneve të marra në rrugë operative, për Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, dhe familjar të tyre, rezulton se zotërojnë shuma parash, në llogari bankare të çelura në bankat e nivelit të dytë, si dhe kanë kontrata noteriale, shit-blerje pasurish të luajtshme dhe paluajtshme kryesisht në qytetet Tiranë dhe Sarande, si dhe në rrethe të tjera. Përfitime dhe të ardhura këto të cilat dyshohen se kanë prejardhje nga aktivitetit kriminal i të dy vëllezërve në Belgjikë, ku dhe rezultojnë të jenë dënuar për disa vepra penale. “...dy vëllezërit nuk rezultojnë të kenë biznese në emër të tyre dhe familjarëve për të justifikuar këto investime...”-thuhet në dosjen hetimore.

Nga një komunikim i datës 22 korrik 2019 i policisë së Tiranës me autoritetet e Malit të Zi, rezulton se vëllezërit Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, nuk janë të skeduar për aktivitet kriminale në këtë shtet. Ata njihen vetëm për hyrje-dalje në kufi dhe qëndrim në disa rezidenca turistike në Malin e Zi. Nga hetimi pasuror ka rezultuar se në emër të dy vëllezërve ishin të regjistruara dhjetëra pasuri të paluajtshme dhe disa llogari bankare në bankat e nivelit të dytë. Në analizë të gjithë materialit hetimore dhe pas dyshimeve se burimi i fondeve të investuara nga dy vëllezërit kanë prejardhje nga aktiviteti kriminal i tyre në Belgjikë, është vendosur sekuestrimi i pasurime me qëllim parandalimin e tjetërsimit tek persona të tretë.

Edmond Hoxha disponon: 
Apartament me sipërfaqe 70.70m Laprakë Tiranë
Apartament me sipërfaqe 151.56m2 Laprake Tiranë
Apartament me sipërfaqe 105.60m2, ndodhur ne "Laprakë Tirane".
Apartament me sipërfaqe 105.60m2, ndodhur ne Laprake
Apartament, me sipërfaqe 58.40m2, ndodhur ne Rruga "Koli Band', Tiranë.
Automjet “Land Rover në emër të Edmond Hoxha
Automjet BMW X5
Automjet BMW730

Pasuri në emër të Shkëlzen Hoxhës
Garazh me siperfaqe 56m2
Garazh me siperfaqe 56m2
Garazh me siperfaqe 56m2
Garazh me siperfaqe 56m2
Garazh me sipërfaqe 215 m2
Garazh me sipërfaqe 56m2
Njësi me sipërfaqe 229.28,m2
Njësi me sipërfaqe 186.48.m2
Garazh me sipërfaqe 16.32
Automjetin e markës “Lancia”
Motor i markes Piaggio
Bar-Kafe,në bllokun Gintash në Tiranë
Bar-Kafe e dytë në Gintash në Tiranë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • landi: 12/05/2020 19:28

    Po hallall kush esht i shkathet e bo lek droge. Po te cosh vajza me zor prostituta esht isoj si me i vra. Ishalla ju dalin prej hunde e prej bythe ato leke. Rrac mu..i

    Përgjigju
  • Taulant: 12/05/2020 11:59

    Keshtu u bllokohen te gjitheve pronat fillimisht nga policia, por me pas ua rijep drejtesia e korruptuar te pastruara dhe qeruara.

    Përgjigju
    • Lala: 13/05/2020 06:40

      Saktë! Shumë e vërtetë. Po të qe në rregull drejtësia nuk do të kishin arritur deri atje. Shumë keq në këtë mes më vjen vetëm për vajzat që oërfunduan prostituta

  • Bujar: 12/05/2020 11:37

    Ou nga oblika e shkodres jane keto, qekin afer me katunin e Davidid, si nuk i paska vjedh mallin naj here se kneje nga breshja at pune bon tu njek cunat qe punojne me mall.

    Përgjigju
    • Kurioz: 12/05/2020 13:37

      Kush esht davidi? Ca ben ne breshia KY davidi?

  • Lor: 12/05/2020 11:24

    Gabel jan kta mut

    Përgjigju
  • Selenice: 12/05/2020 11:18

    Bajga na nxoren bojen, bajga!

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 12/05/2020 09:59

    Kto jan nga oblika e shkodres. Isha i her tu pi kafe tek lokali i ktyre ne laprak. Bar obliga. Ishte ajo plaka vet aty si menaxhere. Ishte ni llakabere nuk pushonte njeher Duke ofendu kamarierin edhe banakierin

    Përgjigju
    • @Amos Loung Bar: 12/05/2020 10:32

      Po ti shoku se dije që djemt e kurvave janë të gjithë banditë që merren me kurva e drogë...

  • Kajaku: 12/05/2020 09:19

    Cdo njeri esht i lire te bej zgjidhjen e vet Si ta ndertoj jeten edhe me cfare te merret , Po tja marresh tjetrit pasurin pas gjith atyre vitesh burg esht grabitje me dhun .po vet politikejt qe kan nga tre kater apartment, 2-3 Vila , 5-6 makina , fmijet me studime jasht shum shtrenjt ,shpejt ju ardht dita tjau marrin Edhe ju

    Përgjigju
    • Loni: 12/05/2020 11:01

      O Kajaku po kush te llogarit ty mor djal tallesh ti maximumi qe mund te besh ti esht te shkrush noj koment ktu kaq takat ke ,kurse shteti ti merr sic ja morri mor llapazon

  • Babloku: 12/05/2020 08:50

    Te vjen keq, po e paskin kerku vet, me gjith keto probleme edhe pasurite ne emer te vet, shkolla oshte gje e madhe. Nuk i ka tregu kush ketyre qe Saliu nuk eshte me ne pushtet?

    Përgjigju
    • Astrit: 14/05/2020 02:04

      Po pse edi esht me i mir se berisha

  • Orli: 12/05/2020 07:41

    Jane nga Shkodra e nipa Tropoje!

    Përgjigju
  • Nardi: 12/05/2020 03:42

    Bravo trop ja

    Përgjigju
  • Vicidoli: 11/05/2020 21:37

    Krenari per bijte e Tropojes

    Përgjigju
    • Kot kot: 12/05/2020 13:36

      Jane te forte ne shkoder keta apo jk

    • Secondigliano: 12/05/2020 07:38

      Jane nga shkodra jo nga tropoja

  • vera: 11/05/2020 21:21

    KETA jane shpellaret e sali berishes...

    Përgjigju
  • km. i: 11/05/2020 21:06

    Gjynah se kapen dot legalizimin e parave te pista. Do ja haj Rama per bajrom.

    Përgjigju
  • goni: 11/05/2020 19:59

    SHPELLARET E TROPOJES KANE LENE NAM SI BRENA VENDIT ASHTU DHE NE BOTE.... SA SHUME PASKAN QENE...

    Përgjigju
    • Arbri: 14/05/2020 18:27

      O goni tropojanet te qifshin ropt se te gjith shiptaret njesoj jane ca te mir e ca te keqij . Por keta jan ga shkodra e nipa tropoje

    • Nikolas: 12/05/2020 18:12

      O Gon kurva , mia u mer me shpellaret se te venne te dhjesesh nga goja.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot