Foto/ Zbulohet prona në Laprakë e dy vëllezërve Hoxha, e ngritur me paratë e krimit
Lokali Oblika ne pronesi te vellezerve Hoxha
Bar-restorant “Oblika” në zonën e Laprakës është vënë nën sekuestron e prokurorisë së Tiranës, që prej datës 5 maj 2020. Kjo super pronë i përket dy vëllezërve me origjinë nga Tropoja, Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët janë proceduar në qytetin e Gent në Belgjikë, për akuzat e prostitucionit, tregtisë së drogës, vrasje e vjedhje të ndryshme.
“Shqiptarja.com”, ka mundur të zbulojë pasuritë e dy vëllezërve, pasuri këto që dyshohet se rrjedhin nga aktivitet kriminale, që ata kanë kryer në shtetin e Belgjikës. Në total dy vëllezërve i janë sekuestruar dy lokale në Laprakë, dhe shumë prona të tjera në Tiranë dhe në Sarandë. Kjo që po shihni në këto foto, është vetëm njëra nga pasuritë.
Sipas verifikimeve në qendrën kombëtare të Biznesit, kjo njësi tregtare është hapur në shtator 2015 dhe është regjistruar në emër të njërit prej vëllezërve Shkëlzen Hoxha. Kjo është vetëm njëra pasuri, pasi shumë pasuri të tjera që kapin vlerën prej 3.7 milion euro tashmë janë sekuestruar nga policia dhe prokuroria e Tiranës.
Një ditë më parë “Shqiptarja.com” zbardhi dosjen belge që flet mbi aktivitetin kriminal të dy vëllezërve tropojanë dhe anëtarëve të bandës kriminale që ata drejtonin në Belgjikë, pikërisht nga lokal “Kumanova”. Sipas të dhënave të kësaj dosje, në datat 2 dhe 3 mars 2009 policia federale në Gent të Belgjikës, janë arrestuar disa persona, mes tyre dhe vëllezërit Hoxha, Edmondi dhe Shkëlzeni. Gjithashtu mes personave të arrestuar ka qenë dhe Luan Gjekaj, Ylber Mataj, Burhan Krasniqi, Eriald Miraçi.
Nga të dhënat hetimore rezulton se këta persona kanë qenë pjesë e grupit prej gati 20 shqiptarë, të proceduar në dosjen “Girana” në Belgjikë. Të gjithë këta persona janë akuzuar dhe dënuar për akuzën e "Pjesëmarrje në organizatë kriminale","Trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi të prostitucionit,“Vjedhje në bashkëpunim” deri në vrasje.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4048
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator, 21:31
-
Tiranë/ Vodhi një automjet në një garazh në kryeqytet, arrestohet 21-vjeçari
31 Gusht, 10:39
-
Veliaj nga Lapraka: Një nga zonat më të transformuara të Tiranës! Banorët të shpronësohen dhe t’u paguhet qiraja derisa të ndërtohen pallatet
24 Shkurt, 17:47
-
Aksident në Tiranë, makina përplas të miturin! 11-vjeçari përfundon në spital
17 Shtator 2023, 12:14
-
Plagosi me thikë ish-pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij, dorëzohet në polici 40 vjeçari në Laprakë! Pushimi nga puna, shkak i sherrit
4 Prill 2023, 10:47
-
VIDEO/ Ku është burrëria kur ti vret një grua? I vetëm me pankartë në dorë, 46-vjeçari protestë në Fier
2 Mars 2023, 10:08
-
Banorët e Laprakës afat deri me 31 janar të lënë shtëpitë: Shkoni merruni me ato të 21 janarit, jo me ne që po mbrojmë pronat tona
28 Janar 2023, 12:07
-
Elbasan/ 35-vjeçari shkon në spital për të marrë ndihmë mjekësore! Policia: Dyshohet se është plagosur me armë zjarri! Në pranga i riu dhe dy shokët e tij, s'kallëzuan ngjarjen
31 Dhjetor 2022, 16:10
-
Organizonin lojëra ‘Poker’ në një lokal në Tiranë, në pranga 1 person, 3 hetohen në gjendje të lirë! Pronari i lokalit në kërkim
10 Shtator 2022, 14:56
-
Banorët e 4 zonave në Tiranë sërish në protestë para Kuvendit! Banorja e ‘5 majit’ i kërkon ndihmë Berishës: Doktor na mbroni! Ish kryeministri: Do flas me komisionin tim
17 Shkurt 2022, 09:55
-
U shembën shtëpitë nga Unaza e Madhe e rikualifikimi urban, banorë të 4 lagjeve në Tiranë protestë: Na lanë në rrugë, ku të shkojmë ne?! Rama: Kanë marrë më shumë se u takon
3 Shkurt 2022, 09:55
-
Merr flakë linja e tensionit pranë një shkolle në Laprakë! Nxënësit për Report Tv: U fikën dritat, kjo ka ndodhur edhe vjet! OSHE: Ngarkuan rrjetin më shumë seç duhej (VIDEO)
17 Janar 2022, 11:20