DOSJA/ Meta donte 10 milionë euro nga CEZ-DIA, SPAK zbardh skemën: Lidhjet me Kastriot Ismailajn, ishte njeriu i tij në CEZ! Nga faturat fiktive te paratë për fushatë

Ilir Meta kishte një objektiv, të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA. Shifra del nga hetimet e SPAK për ish Presidentin dhe Monika Kryemadhin, dosje të cilën Report Tv e disponon, e siguruar nga gazetarja Keti Banushi. Për këtë shifër SPAK i referohet deklaratave të Elvis Matajt, ish bashkëpunëtor i ngushtë i Metës, një prej personave kyç për zbardhjen e aferës, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Prokuroria e Posaçme I kushton pjesën më të madhe të hetimeve zbërthimit të kësaj çështjeje, ndërsa për këtë ka marrë dhjetëra dëshmi dhe është konsultuar me disa prej autoriteteve ligjzbatuese të vendeve evropiane dhe jo vetëm.

Historinë e aferës CEZ-DIA, SPAK e nis me krijimin e kompanisë së Kastriot Ismailajt, “Debt Internacional Advisory” në offshore në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega në Shqipëri më 4 gusht të po atij viti. Ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra as një muaj më pas. Duket qartë se Prokuroria këtu dyshon se qëllimi i krijimit të kësaj kompanie ka qenë pikërisht kjo marrëveshje.

Gjatë periudhës së krijimit të kompanisë dhe diskutimit për marrëveshjen, SPAK thekson se Ilir Meta dhe Kastrioti Ismailaj kanë komunikuar plot 115 herë me njëri-tjetrin, telefonata ose mesazhe, në vetëm 5 muaj.

Por marrëveshja e lidhur më 1 shtator mes DIA dhe bordit të CEZ, i përfaqësuar nga Josep Hejsek, të cilin  vetë Meta e kontaktonte vazhdimisht dhe i sugjeronte Ismailajn, nuk u miratua më 25 nëntor 2010 nga Këshilli Mbikqyrës i CEZ, që kishte kompetencën për ta bërë. Por sipas SPAK edhe pse marrëveshja nuk u miratua DIA mori 1 milion euro që atë ditë, ndërsa dhe 485 mijë euro pak më vonë. Pagesat u justifikuan nga Hejsek, për identifikim të debitorëve, por kjo për prokurorinë ka qenë thjesht justifikim.

Megjithatë, edhe pse marrëveshja nuk ishte miratuar, DIA lëshon 700 mijë euro fatura fiktike për punë të papaguar. Sipas SPAK disa prej përfituesve të këtyre faturave janë  kompani që në fund lidheshin sërish me Ilir Metën,  NEREIDA e babait të Arjan Laçit, i cili ishte një prej bashkëthemeluesve të DIA, një mik i hershëm i Ilir Metës.  Laçi mori 320 mijë euro ndërsa më pas rezulton edhe financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përfitues nga këto fatura është edhe shoqëria BTT, me ortak të vetëm Shpëtim Shehun, e cila ka përfituar nga  DIA shumën prej rreth 170 mijë eurosh, ndërsa hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., të Agron Çelës, ish deputet i LSI.

SPAK thotë se Meta jo vetëm që e sugjeroi Kastriot Ismailajn e DIA që të ishte personi që do të lidhje kontratën me CEZ ku do të fitonte miliona euro, por e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA por edhe Këshillit Mbikëqyrës të OSHE, edhe pse ligjërisht nuk i takonte. Përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë institucion ishte Ilir Ciko, i cili në dëshminë e tij që jepet në dosje thotë se nuk e kuptonte se ç’donte Ismailaj në mbledhje.

Për të vërtetuar lidhjen mes Ismailajt dhe Metës SPAK ka pyetur shumë dëshmitarë, ndërsa e fortë është deklarata e gruas së Kastriot Ismailajt që thotë se ai ishte i shqetësuar se Meta e presiononte për para në fushata elektorale, ndërsa vetëm në një moment i kërkoi 300 mijë euro.  

Në dosje Ilir Meta pyetet nëse ka udhëtuar ndonjëherë me Kastriot Ismailajn jashtë dhe e mohon kategorisht këtë, por hetimet zbulojnë se ai ka marrë pjesë në mbledhjet e CEZ në Pragë, madje duke e prezantuar Ismailajn shpesh edhe se e ka si vëlla. Kjo marrëdhënie i shqetësonte edhe çekët e CEZ, me Josep Hejsek që thoshte se e shikonte si të rrezikshëm Kastriot Ismailajn, por mbanin marrëdhënie se ishte njeri i Ilir Metës.

Afera Cez -DIA është vetëm një prej episodeve ndaj ish presidentit Ilir Meta tashmë i arrestuar me tre akuza të rënda, atë të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjen dhe mosdeklarim e pasurisë”, për të cilat rrezikon minimalisht 7 dhe maksimalisht 15 vite burg..

Shqiptarja.com siguron dosjen e vendimit të GJKKO-së që firmosi urdhëarrestin e kërkuar nga SPAK për Ilir Metën të cilin e heton për akuzën e pastrimit të parave, korrupsin pasiv dhe fshehje të pasurisë.
Ndërkohë në hetim janë dhe Monika Kryemadhi, babai i Erisa Xhixhos e cila në atë kohë mbante postin e kreut të AKEP si dhe Ema Çoku bashkëpunëtore e Kryemadhit. Dosja e vendimit të gjyqtarit Erjon Çela përbëhet nga 167 faqe ndërsa prokurorët që e kanë hetuar janë Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
DOSJA/ Ilir Meta në SPAK: S’kam udhëtuar kurrë me Kastriot Ismailajn! Por ja si del bllof kreu I PL, ishin bashkë në CEZ

1729609298_ilirmetakastriotismailaj.jpg

Në dëshminë e dhënë më 22 shkurt 2023 Ilir Meta ka mohuar në SPAK që të ketë udhëtuar ndonjëherë jashtë Shqipërisë me Kastriot Ismailajn, por Prokuroria e Posaçme thotë se kjo ka rënë poshtë nga hetimet. Për këtë SPAK jep dëshminë e Ismailajt I cili thotë se ka udhëtuar, por që nuk thotë të vërtetën kur deklaron se Meta s’ka marrë pjesë në mbledhjen me CEZ.

“Shtetasi Ilir Meta, në datën 22:02:2023 i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, ka mohuar që të ketë udhëtuar ndonjëherë nën shoqërinë e Kastriotit jashtë R.SH për qëllime të përbashkëta. Ka deklaruar se: "mund të ketë ndodhur të kenë qënë në të njëjtin avion, por secili në punën e vet.... ndryshe nga çfarë ka rezultuar nga veprimet hetimore të mësipërme.

Shtetasi Kastriot Ismailaj, i pyetur më datë 21.04.2022, ka deklaruar se: "udhëtimi i tij ka qënë udhëtim i planifikuar për të shkuar në Pragë, te CEZ AS Çeki. Udhëtimin e Metës Kastrioti dekaron se e ka mësuar atë ditë, në aeroport nga ai. Kastrioti deklaroi se Ilir Metaj ka qënë i shoqëruar nga dy këshilltarë, meshkuj, të kabinetit të tij, ku njëri prej tyre i kujtohej se ishte Majlind Larimi dhe tjetri Ilir Ciko. Nga takimi me Ilirin aty, Kastrioil ka mësuar se llir Meta ishte i ftuar zyrtarisht nga qeveria Çeke dhe kishte takime me Kryeministrin Çek, Zv. Kryeministrin dhe disa ministro Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në takimin që Kastrioti ka Ihvilluar me CEZ-in, ndryshe nga çfarë rezulton nga faktet dhe provat e tjem të mbledhura si mësipër. Konstatohet se ky deklarim i dhënë nga shtetasi Kastriot Ismailaj bie në kundërshtim me tërësinë e provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak dhe të cilat u analizuan më siper”, thuhet në dosjen e SPAK.

Ora 16:38
DOSJA/ Po diskutohej kontrata CEZ-DIA, Ilir Meta 115 telefonata me Kastriot Ismailjan për 5 muaj

1729608012_90001677076181xmetaismailaj228.jpeg

Për të vërtetuar lidhjen mes Kastriot Ismailajt dhe Ilir Metës për aferën CEZ-DIA, SPAK ka kërkuar nga kompanitë celulare tabelutat e Metës dhe ka vërtetuar se në muajt prill-shtator 2010, Meta dhe Ismailaj kanë patur 115 telefonata ose mesazhe. SPAK thotë se kjo është pikërisht periudha kur fillon të diskutohet dhe më pas krijohet shoqëria "DIA" për të përfunduar në datën 17 Shtator 2010, ku tashmë Meta ishte bërë Ministër i Energjisë.

PJESË NGA DOSJA

Nes analiza e tabulateve, rezulton se ka komunikime që datojnë apo janë krver në periudhën 30. Prill 2010-17 Shtator 2010, ku përishtine SMS dhe thirrje me zë (38 me total), midis numrit celular 672040144 (Ilir Metaj) dhe numrit celular +41795017000, numër zvicerian (Kastriot Ismajlaj),

Nga analiza e tabulateve rezulton një SMS e datës 22 Gusht 2010, midis numrit celular 672040144 (Ilir Meta) numrin celular 682009691 evidentuar në përdorim të shtetases Vojsava Ismailaj,

Po kështu nga analiza e tabulateve rezulton se midis numrit të telefonit celular 0672040144 në përdorim të shtetasit Ilir Meta dhe numrit celular 0694084321 në përdorim të shtetasit Arian Laçi, ka një komunkim telefonik të datës 20 Janar 2011, ora 16:46, tipi "call", kohëzgjatja 20 sekonda.

Këto të dhëna të administruara, çojnë në konkluzionin se mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Ilir Meta (Metaj) ka patur një marrëdhënie të ngushtë, dhe kjo shpjegohet nga numri i konsiderueshëm i komunikimeve mes tyre, dhe për më tepër në dy numrat celularë në përdorim të të gjykuarit Kastriot Ismailaj, Rezulton se personi nën hetim Ilir Metaj dhe shtetasi

Kastriot Ismallaj, gjatë periudhës Prill 2010-17 Shtator 2010, kanë komunikuar mes tyre në të paktën 115 raste (me te dy mmrat celularë në përdorim të Kastriot Ismailaj). Periudha në fjalë korespondon me kohën kur fillon të diskutohet dhe më pas krijohet shoqëria "DIA" për të përfunduar në datën 17 Shtator 2010, ku tashmë Meta ishte bërë Ministër i Energjisë. Sikurse dhe u parashtrua më sipër, Ismailaj tashmë merr pjesë në mbledhje të CEZ, si përfaqësues Ministrisë që drejtonte Ilir Meta duke marrë pjesë në këtë mënyrë dhe në mbledhje ku trajtohen çështje të energjisë pa pasur asnjë tagër. Madje personi nën hetim Ilir Metaj, ka komunikim në celular edhe me bashkëshorten e Ismailaj, dhe kjo e dhënë vjen në harmoni edhe me deklaratën e bërë në media nga shtetësja Vojsava Ismailaj.

Ora 15:52
DOSJA/ “Ilir Meta presion Ismailajt për para në fushatë, vetëm në një rast i kërkoi 300 mijë euro”, dëshmia e gruas së Kastriot Ismailajt: Di shumë, ishte i shqetësuar…

1729605571_vojsava2768x650.jpg

Në dosjen e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, për aferën CEZ-DIA është pyetur gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj. Ajo ka dhënë detaje ndërsa ka evidentuar se Meta I kërkonte shumë të madhe Ismailajt për fushata elektorale. 300 mijë euro i ka kërkuar Meta Kastriot Ismailaj për fushatën elektorale ndërsa thekson se shantazhet dhe presionet vijonin, edhe pse Ismailaj ishte në burg.

“Kështu, sipas procesverbalit të datës 04.04.2018 "Për këqyrjen dhe dokumentimin, në regjistrimet audio dhe video, të intervistës të dhënë nga Vojsava Ismailaj gazetarit Fatos Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe Mahmutaj", shtetësja Vosjava Ismailaj ke deklaruar se:

deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Metën kanë qenë tepër të ngushta. Ovsh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë. Ilir Meta bashke me bashkëshorten e tij, Moniken, shpesh herë kane ardhur në shtëpinë tonë. Kane kaluar se bashku dreka dhe darka. I kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH- it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t'ju rikthver historisë së CEZ-it. po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kerkonie Kastriotit që t'u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë Jo vetëm nga ai. Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i ka derguar Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka gënë gjithashtu shpesh nen presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale. Di shumë, jo vetëm një. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qënë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkonte një shumë të madhe Eurosh......".

Sipas organit të akuzës, nga kjo intervistë e shtetases Vojsava Ismailaj, përftohet e dhëna konkrete se shtetasi Ilir Meta, në cilësinë e funksionarit të lartë publik ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Kastriot Imsilaj në këmbim të sigurimit nga ana e këtij të fundit të kontratës CEZ-DIA.

Po kështu, edhe vetë shtetasi Fatos Mahmutaj, i pyetur datën 22.01.2024 lidhur me rrethanat e zhvillimit të intervistës me shtetasen Vojsava Ismailaj dhe çfarë ka komunikuar me të, ndër të tjera, ky shtetas ka deklaruar se: "... Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi patur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar Ilir Metën. Për shembull një detaj që nuk është në intervistën bruto të publikuar, ajo më ka thënë: "...Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300,000 (treqind mijë) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para. Kastrioti nuk i dha. I tha që nuk kam më para. Dhe kuotën time te partia e kam paguar. Ai këmbëngulte duke bërë presion. Tani që Kastrioti është në burg, ai vazhdon të kërkojë para me forma presioni. ... Unë nuk kam para për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim"”, thuhet në dosjen hetimore.

Ora 15:26
DOSJA/ Nën urdhrat e Meta-Kryemadhi në krye të AKEP, mesazhet në telefonin e Pirro Xhixhos: “Mona”, “Shefi”, “I madhi”

1729603710_ilirmetakryemadhipirroxhixho.jpg

Mesazhet në telefonin e babait të Erisa Xhixhos, i cili u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme me deputeten Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta janë një pjesë e provave të siguruara nga SPAK, nga hetimet ndaj tyre.

“Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se Xhixho ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtare, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave”. Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur bëhet fjalë për llir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “I madhi” .

Sa më sipër, sipas organit të akuzës dokumentohet se Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, nëpërmjet marrjes drejtpërdrejtë të një përfitimi të parregullt për veten e saj dhe për të tjerët, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin dhe konkretisht me qenien e tyre përkatësisht deputet dhe Kryetar i Kuvendit/ Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu sipas organit të akuzës edhe personi nën hetim Piro Xhixho ka konsumuar në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, në rolin e ndihmësit të këtyre të fundit, elementët e figurës së veprës penale te “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë dhe te zgjedhurve” parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal”

Ora 15:21
DOSJA/ Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi përfitoi 34 mijë euro dhe mijëra të tjera në kartë krediti! Po verifikohet nga autoritetet britanike

1729535950_monikakryemadhi.JPG

Monika Kryemadhi përfitoi të paktën 34 mijë euro nga kompania e fibrave optike UNIFI oldings dega Shqipëri por edhe mijëra euro në kartë krediti, që po verifikohet nga autoritete gjyqësore britanike. Në dosjen e SPAK që Report Tv ka siguruar thuhet se përfitimet janë në pagesa udhëtimesh dhe blerje të ndryshme.

“Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI oldings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerike dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maccapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.

Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr.374323115131009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gyqësore të Britanisë së Madhe.

Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Piro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë …, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim”, citohet në dosje.

Ora 15:13
DOSJA/ Ilir Meta prezantonte Kastriot Ismailajn si vëlla! Përfaqësuesi i CEZ: I rrezikshëm, por njeri i LSI

1717144092_kastriotismailaj.jpg

Në dosjen e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin prokuroria përmend dëshminë e denoncuesit Romeo Kara I cili thotë se vetë përfaqësuesi I CEZ në Shqipëri në atë kohë e cilësonte të rrezikshëm Kastriot Ismailajn, ndërsa ky I fundit mburrej se Meta e prezantonte në Pragë si vëllain e tij.

“Në deklarimin e datës 22.07.2021 shtetasi Romeo Kara ka thënë se “Për gjatë bisedave të shpeshta që kam patur une me Elvis Malaj. ky i fundit më ka pohuar se vetë Josep Hejsek i kishte thënë se Kastriot Ismailaj është person i rrezikshëm dhe marrëdhënien me DIA-n e kishin krijuar për të patur relata të mira politike sidomos me krahun e. LSI, e cila në atë kohë qeveriste ministrinë e Ilir Metës, me të cilën CEZ kishte lidhje me punën ..." I pyetur për udhëtimin e realizuar midis shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj në fund të muajit nëntor 2010 shtetasi Romeo Kara ka deklaruar se: "....në lidhje me këtë udhëtim dhe takim në Pragë më ka thënë Elvis Mataj dhe vetë Kastriot Ismailaj i cili mburej duke thënë që "në takim Ilir Meta i kishte thënë përfaqësuesve të CEZ Group në Pragë se Kastriotin e kishte vëlla". Gjithashtu nga bisedat me ta, Kastrioti më ka thënë që "Ala i kishin prishur makinën ish ambasadorit Qazim Tepshi me qëllim që ai të mos ishte në takim atë ditë", thuhet në dosje.

Ora 14:59
DOSJA / Ja arsyet se përse Monika Kryemadhi i shpëtoi arrestit me burg

1729524664_monikakryemadhi.jpg

Ndaj Monika Kryemadhit Gjykata vendosi vetëm masën detyrim paraqitje edhe pse kishte të njëjtat akuza si Meta që u la në burg. Në dosjen e siguruar nga Report Tv dalin arsyet.

“Në lidhje me personin nën hetim Monika Kryemadhi, Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate këto kritere/rrethana: gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj (gjatë hetimit ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore), rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale për të cilat dyshohet duke u nisur nga masa e dënimit që parashikon secila prej tyre, mënyra e kryerjes se secilës prej tyre, rrezikshmërinë shoqërore të autorit, faktin që personi nën hetim po hetohet për katër vepra penale të ndodhura në kohë të ndryshme, faktin që personi nën hetim dyshohet se është recidivist specifik në veprën penale të “Korrupsionit”, si dhe përbërjen e gjendjes së saj familjare.

Gjykata vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj personit në hetim Monika Kryemadhi të masës se sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale.

Në vlerësimin e gjykatës kjo masë sigurimi personal është masa më e përshtatshme në raport me rëndësinë e fakteve të kryera nga personi nën hetim Monika Kryemadhi, si dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 260 i K.Penal, (katër deri në dymbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal (nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal (deri në tre vite burgim në maksimum) si dhe faktin që secili episod konsiderohet si vepër më vete. Masa e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nen hetim Monika Kryemadhi, ishte e përshtatshme ne raport me rëndësinë e faktit”, thuhet në dosje.

Ora 14:35
DOSJA/ Ilir Meta donte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA! Dëshmia tronditëse në hetimet e SPAK

1729600369_ilirmetaelvismataj.jpg

Nga e gjithë afera e CEZ-DIA Ilir Meta kishte si synim të përfitonte të paktën 10 milionë euro. E dhëna del në dosjen e SPAK që Report Tv ka siguruar, e thënë në një nga dëshmitë për SPAK. Deklarata është bërë nga ish bashkëpunmëtori I Metës Elvis Mataj.

“Shtetasi Romeo Kara ne deklarimin e tij re dates 22.07.2021 ka shpjeguar nder te tjera se si eshte vene ne zoterim re regiistrimit re intervistes se shtetases Vojsava Ismailaj. Po ashtu, ai shpjegon marredheniet mes Kastriot Ismailaj dhe llir Metës, si dhe perfitimin e parregullt te kerkuar prej ketij të fundit. Me konkretisht, Romeo ka shpjeguar se: Fatos Mahmutaj e ka komunikuar permes rrjeteve sociale dhe e ka ftuar ne Bruksel, qe te merrte videon origjinale te intevistes se Vojsava Ismailajt. Romeo Kara deshmon se ka marre prej Fatosit nje FLESH USB dhe materlali ka qene bruto, ai nuk ka nderhyre ne te dhe per arsye sigurie e ka hedhur ne YOUTUBE, dhe me pas e ka hedhur edhe ne rrjetin social. Deklaron se i qendron thënieve lidhur me deshmine para arbitrazhit kur eshte pyetur mbi deklarimin "Në biseden që ishte bërë nga avokatët e Clifford Chance-it ne vitin 2014, nii praninë e tij, Elvis Mata; ka deklaruar se Meta kerkonte nga Kastriot Ismailaj dhe CEZ një shumë prej 10.000 000 Eurosh, bisede e ciJa ka ndodhur ne fund te vitit 201O ose fillim te vitit 2011.”, thuhet në dosjen e SPAK.

Ora 14:15
DOSJA/ Ilir Meta bëri që Kastriot Ismailaj të merrte pjesë në mbledhjet e CEZ-DIA, dëshmia e Ilir Cikos që përfaqësonte shtetin shqiptar

1729599414_kastriotismailajilirmeta.jpg

SPAK thotë se Ilir Meta jo vetëm që e sugjeroi Kastriot Ismailajn e DIA që të ishte personi që do të lidhje kontratën me CEZ ku do të fitonte miliona euro, por e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA, edhe pse ligjërisht nuk I takonte. Përfaqësuesi I shtetit shqiptar në këtë institucion ishte Ilir Ciko, I cili në dëshminë e tij që jepet në dosje thotë se nuk e kuptonte se çdonte Ismailaj në mbledhje. 

PJESË NGA DOSJA E SPAK

Me emerimin e tij si Ministër i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikës tashme marrëdhënie me shoqërinë "Cez Shpemdarja" jane direkt ne pergjegjesine e tij pasi shteti eshte aksioner  me 24%. Pas dekretimit te shtetasit Ilir Metaj si Minister i  Ekonomise,  shtetasi  Kastriot lsmailaj fillon te jete me i pranishem si dhe vazhdon të shtyje para miratimin e kontratës së datës 01.09.2010. Me konkretisht rezulton se ne mbledhjen e radhes se Këshillit Mbikeqyres te CEZ nuk merr pjese Ilir Ciko por shtetasi Kastriot Jsmailaj si perfaqesues i Ministrise se Ekonomise,.Tregetise dhe Energjitikes. Sipas procesverbalit te mbledhjes se 8-t te Keshillit Mbikëqyrës te OSHE Sh A. ("OSSH") të dates 15 Shtator 20IO. rezulton se kane marre pjese ne mbledhjen e Keshillit, nder te tjerë, edhe shtetasi Kastriot Ismailaj me shenimin ne procesvebal "Z. Kastriot lsmaili (Kandidat i METE.s per anëtar I ri I Këshillit Mbikqyrës në mungësë të Ilir Cikos, anëtar. Sipas proceverbalit te mbledhjes përshkruhet se ".Mbledhia u hap nga Z Hejsek, i ci/i  informoi anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës mbi ndryshimin më të fundit të Ministrit të Ekonomisë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kërkoi falje për mosprezencën e Z. Ciko në mbledhje dhe dhe prezantoi shkurtimisht Z Kasiriot Jsmaili i cili ishte kandidati i ministrisë për zëvendësimin e z. Ciko në Këshillin Mbikëqyrës.

Sikurse del qarte edhe nga ky procesverbal, tashme me ardhjen e zotit Meta ne cilesine e Ministrit te Ekonomise, shtetasi (i gjykuari) Kastriot Ismailaj fillon e merr pjese ne mbledhjet e Keshillit Mbikëyres s1! OSHE - se si kandidat per zevendesimin e shtetasit Ilir Ciko, madje pas emërimit te shtetasit Ilir Meta Minister i Ekonomisë, Tregetise dhe Energjitikes  Kastriot lsmailaj merr pjese ne mbledhje ku trajtoheshin çështje te energjisë. Kjo e dhene përftohet nga deklarimi i shtetasit Ilir Ciko _i cili ka shpjeguar nder te tjera se:

" Pas kthimit .nga Viena nga takimi që patëm në sekretariat ndodhen edhe ndryshime ku Dritan Prifli eshte larguar nga M/nistri I Ekonomisë dhe Energjetikës dhe në vend të tij ishte emruar Ilir Meta. Me emerimin e tij si ministër unë jam shkarkuar nga drejtor kabineti dhe jam emëruar këshilltar poi në cabinet dhe kam ndjekur të njëjtën tematikë dhe kam qenë përsëri përfaqësues I Ministrisë në kompaninë CEZ shpërndarje., Dua të theksoj se menjëherë pas këtyre ndryshimeve kam konstatuar se në të gjitha korrespondencat elektronike të shkëmbyera me përfaqësuesin e CEZ Josef Hejsek kishin të shënuar Ç në email shtetasin Kastriot Ismailaj. Gjithshtu dua të theksoj se pas kësaj në shumë takime që janë bërë për çështje të energjsië ka marrë pjesë edhe Kasriot Ismailaj por unë nuk e kam mësuar asnjëherë se në çfarë cilësiue merrte pjesë. Në këto takime që merrte pjesë Kastriot Ismailaj merrte pjesë edhe vetë ministry Ilir Meta"

Ora 13:56
Dosja e SPAK: Nga 463 mijë dollarë për lobimin e Metës në Washington, 369 mijë s'u paguan nga LSI-ja por një entitet tjetër! Bleu vizitën e zyrtarit amerikan në Tiranë

SPAK e akuzon Ilir Meta, ish kryetar i LSI-së në vitet 2016 - 2017, lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SPAK ka kryer verifikimet lidhur me marrëveshjen e firmosur mes kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC firmosur në 3 shkurt 2016 mes Petrit Vasilit si nënkryetar I LSI-së dhe Dennis Burke për GSIS.

Kompania do të këshillonte LSI-në lidhur me marrëdhëniet e saj me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtuesit politikë si dhe do të siguronte takime me përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit.

Një nga këto është dhe vizita e Ndihmës Sekretar për çështjet ndërkombëtare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare Alain Bersin në Tiranë, në 14 - 18 dhjetor 2016 vizitën e një delegacioni kongresmenësh amerikanë në Tiranë. Gjithashtu kanë shoqëruar Metën në një  takim më 23 Janar 2017 me Mattheë Palmer, në atë kohë Drejtor i Zyrës për Çëshjtet e Evropës Jug-Qëndrore në Departamentin e Shtetit për të biseduar lidhur me përparësitë rajonale të Shqipërisë.

Veprimet nga LSI për transferimin e parave janë kryer nga Luan Rama, Endrit Braimllari.

SPAK ka kryer verifikimet e pagesave në tre burime e ka rezultuar se për periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD).

Nga krahasimi i të dhënave lidhur me shpenzimet e kryera nga Lëvizja Socialiste për Integrim për qëllime konsulence dhe lobimi, të administruara në rrugë procedurale nga tre burime: Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bankave të nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI.

Më tej shkruhet se: Nga shqyrtimi i të dhënave rezulton se LSI-ja është faturuar në total nga GSIS-ja me 589.024,57 USD, ka likujduar 463.546.26 USD. Nga kjo shumë, 45.267,88 USD janë shpenzime të faturueshme dhe ka memo kredi në shumën 125.478,31 USD.

Në bazë të marrëveshjes tarifa mujore që do i paguhej kompanisë ishin 30 mijë dollarë në muaj. Shpenzimet e tjera, udhëtime e akomodime do të paguhen nga LSI por që çdo shpenzim mbi 1  mijë dollar duhej të miratohej paraprakisht nga LSI  Kjo kompani ka vijuar të ofrojë konsulencë dhe në vitin 2017 dhe në 2018. 

Nga shqyrtimi I dokumentacionit është konfirmuar takimet që ka bërë Ilir Meta në maj qershor 2016 në Washington  me përfaqësues të qeverisë amerikane në kongresin amerikan dhe senatin amerikan si dhe një numër tryezash dhe aktivitetesh publike.Si dhe takimet e Edmond Panaritit atëherë ministër i Bujqësisë në Ëashington në korrik 2016. 

Ështe dokumentuar me prova shkresore se Ilir Metaj dhe Edmond Panariti janë përfituesit e shërbimeve të kryera nga kompania GSIS, ne zbatim të kushteve të marrëveshjes së lidhur midis Petrit Vasilit dhe Dennis Burke, si përfaqësues respektiv të Partisë LSI dhe kompanisë GSIS LLC.

Ora 13:55
Kastriot Ismailaj lëshoi 700 mijë euro fatura fiktive në 2 vite, miku i Ilir Metës dhe financuesi i LSI mori 320 mijë euro

1729598202_1.JPG

Në dosjen e SPAK, teksa shpjegohet afera CEZ-DIA, Prokuroria evidenton 700 mijë euro fatura fiktike të DIA-s të Kastriot Ismailajt. Nga këto pagesa fiktive SPAK evidenton një në drejtim të kompanisë NEREIDA, në pronësi të babait të Arjan Laçit, I cili ishte një prej bashkëthemeluesve të DIA, edhe ky një mik i hershëm I Ilir Metës. Laçi mori 320 mijë euro ndërsa më pas rezulton edhe financues I Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kastriot Ismailaj edhe gjate periudhes se kohezgjatjes se kontrates ka kryer transferta fiktive. Ai ka paguar shoqerite "Nerieda" ne shumen 31 902 000 Leke (kontrata e nënshkruar më date 02 Shtalor 2010 me DIA dhe kalimi i parave në llogari të NEREIDA s gjatë vitit 2010-2011) dhe "Barita International Limited", per identifikimin e debitoreve ne shumen 100 000 USD nderkohe qe ky proces nuk eshte kryer. Shoqeria DIA ka paguar 16.800.000 leke per shoqerine "BTf'' per blerjen e m0torreve nderkohe qe u vërtetua qe shoqeria "BIT'' nuk ka blere makineri dhe paisje. Shoqeria DIA ka kryer pagesa  per shoqerite ESF ne vleren 4,545.771 !eke dhe per shoqerine AIC 6.500.000 leke. me pershkrimin rikonstruksion zyrash, nderkohe qe nuk eshte kryer ky proces, pagesa fiktive këto te kryera gjate vitit 2010  201l.  Per tu theksuar  eshtë fakti qe sipas dokumentacionit te  administruar  rezulton se shoqeria "Nereida" sh.p.k, kishte si ortak shtetasin Nikolin Laçi, i cili ështe edhe babai i shtetasit Arjan Laçi, i cili po ashtu ka qene edhe administrator i kesaj shoqërie. Hetimi i ketij procedimi penal ka provuar se Arjan Laçi, ishte lidhje miqesore e shtetasit Ilir Metaj dhe njekohesisht  ka mbeshtetur financiarisht  partine L.S.I., kryetar i se ciles  ka  qene pikerisht personi nen hetim Ilir Meta.

Gjithashtu, duhet evidentuar edhe fakti se sikurse edhe më lart cituar se shtetasi Arjan Laçi ka qenë fillimisht ortak i shoqerise "Debt Internacional Advisory" (se bashku me shtetasin Kastriot Ismailaj), e themeluar me date 05.07.2010. me nje kapital prej 50 mije USD, me seli ne adresen "Trident Chambers, Kutia Posrare 146. Road Toën, TorJola British Virgin islands", thuhet në dosjen e SPAK.

Ora 13:50
Afera CEZ-DIA, si Kastriot Ismailaj krijoi kompaninë në offshore 1 muaj para marrëveshjes! CEZ s’e miratoi por DIA mori 1.5 mln euro brenda pak ditëve

Në dosjen për masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, SPAK jep detaje mbi aferën CEZ-DIA. Sipas SPAK kompania “Debt Internacional Advisory” u krijua në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndëra në Shqipëri më 4 gusht, ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra as një muaj më pas. Marrëveshja nuk u miratua më 25 nëntor nga Këshilli Mbikqyrës I CEZ, që kishte kompetencën për ta bërë. Por sipas SPAK edhe pse marrëveshja nuk u miratua DIA mori 1 milion euro që atë ditë, ndërsa dhe 485 mijë euro pak më vonë. Pagesa u justifikua nga Hejsek, që kishte marrë porosinë nga Meta për Kastriot Ismailajn, si identifikim I debitorëve.

Pjesë nga dosja

Shoqeria "Debt Internacional Advisory" është themeluar me date 05.07.2010, me nje kapital prej 50 e USD, me seli ne adresen "Trident Chambers, Kutia Postare 146, Road Toën, Tortola Bnhsh Virgin Islands", fillimisht me ortake shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Arjan Laçi. DrEjtore e vetme e këssaj shoqerie ishte caktuar shtetasja· Juliana Muyo. Me vendimin e dates 02.08.20'10, te Drejtorit te vetëm Juliana Muço, eshte miratuar krijimi i deges se kesaj shoqerie ne Tirane, Shqipëri, duke emeruar si përfaqësues ligjor shtetasin Kastriot lsmailaj. Po keshtu eshte autorizuar perfaqesuesi i shoqerise per te realizuar procedurat e regjistrimit te-kesaj dege

Me date 04.08:2010, Shoqeria 'Debt International Advisory - Dega: Shqipëri", eshte regjistruar ne regjistrin tregetar, si degë e shoqerise se huaj "Debt fntemational Advisory" LTD.

Me date O1.09.2010, subjektet "Debt International Advisory-Dega Shqipiëri", me NIPT L02004024M dhe "C.E.Z shpernda,je" Sh.a. kane nenshkruar një marreveshje per sherbimin e mbledhjes se borxhit Objekti i kontrates ka qene detyrimimi të porositurit te mbledhe prej debitoreve te porositesit, me mbeshtetjen dhe shperblimin e porositesit të gjitha borxhet dhe kamatat qe kanë kaluar afatin prej 90 ditesh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme. Kjo mareveshje eshte firmosur nga shtetasi Kastriot Ismailaj, me cilesine e përfaqësuesit te shoqerise "Debt IntemationalAdvisory" Ltd- Dega Tirane dhe shtetasit Josef Hejsek,. me detyre Kryetar i Bordit Drejtues dhe Jan Ivan, me detyre anetar i Bordit Drejtues te "Operatori i Sistemit te Shperndarjes" Sh.A.

Ne nenin 15.3 i Statutit te Shoqerise te vitit 2009 (CEZ) percaktohet se miratimi i kontratave te tilla, ishte ekskluzivitet vetëm i Këshillit Mbikqyres I shoqerise. Kontrata eshte parashikuar të zgjase per nje afat dy vjeçar. Ne daten 25 Nentor 2010 ishte mbajtur Mbledhja e 9-te e Këshillit Mbikqyres te shoqerise "CEZ Shpërndarje" sh.a. Nga përmbajtja e provesverbalit te mbajtur per këtë! mbledhje, rezulton se nje nga pikat e rendft te dites ishte edhe miratimi i Marrëveshjes me '"Debt International Advisory". Kështu ne piken 5 të procesverbalit "Miratimi i Maëeveshjes me DIA-n në lidhje me arkëtimet e borxhit të keq konstatohet se anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të "CEZ Shp!mdarje",jane shprehur se Marriëveshja me DIA-n, që është prezantuar nga ana e Bordit te Drejtorë nuk poërmbantë anekset përkatëse duke mos qene keshtu ne formen e pershtatshme për t'u hedbur ne votim. Ne ketë mledhje Këshilli Mbikqyrës nuk ka miratuar marrëveshjen e dates 01.09.201 të te nënshkruar me DIA-n.

 Pavaresisht mos miratimit të marrëveshjes në të njëjtën datë, më datë 25.11.2010 shoqeria DIA ka shtuar lëshuar fatura me vleren përafërt 1000.000 euro, ndërsa më pas faturen me vleren 485.000 Euro, fatura të cilat jane paguar ne llogarite e shogerisë

Kjo pagese per shoqerine DIA eshte justifikuar nga shtetasi Josef Hejse  JI.).,., shpjegua   me   siper,.  me   detyre   Kryetar I i   Bordit   Drejtues   te   "CEZ   Shpernndarje me identitikimin e debitoreve qe pretendohet se ka kryer "DIA", ose me sakte të ashtuquajturën "Debtor Identification Reporl'' (sa më poshti referuar si DJR). Ky raport, është dërguar ngha shoqeria "DIA" ne "CEZ", me shkresen Nr.107  Prat. e  dates  24.03.2011, te shoqerise  "DIA Ltd", Degan Shqipëri.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 22/10/2024 22:20

    4 vite hetim dhe prokuroria nuk ka marre deshmi por thote se intervista e gruas se te denuarit Ismaili "jane perftuar te dhena me vlere"??!!! Hajde pyke hajde. Jo me kot prolurore jane tre syleshe politike dhe jo ndonje nga magjistratet.

    Përgjigju
  • edi: 22/10/2024 20:45

    Po kjo Vosava e Kastriotit perse nuk tregon se ku i gjeti Kastrioti gjithe ata leke qe i paska dhene dhe Metes 300000 £ ?

    Përgjigju
  • Iku: 22/10/2024 18:08

    Iku koha or Met me Llal, Fush e Troc beje cte doje. Nuk ka det me i la cfare ke bo. Lujte cdo gur qe kjo dite te mos te vinte, pengese ne cdo hap me ndimen e ketyne plenave.

    Përgjigju
  • Agron cela: 22/10/2024 17:55

    Agron cela me vllezerit e tij pushta , zaptun lulishten e shatervanit me hotel , Tash Po marrin edhe kafen e madhe

    Përgjigju
  • Rrapo: 22/10/2024 17:39

    Hajdute te medhenj ne nje albaniston te vogel

    Përgjigju
  • Shkodrani: 22/10/2024 16:58

    Pyeteni Agron Çelen nese e kalon dot oqeanin. A i eshte refuzuar viza nga Ambasada Amerikane nderkohe qe ishte deputet i LSI e tani i PS ?

    Përgjigju
  • kiraskiras: 22/10/2024 15:54

    Edhe thonë pastaj se pse ikin njerëzit?!! Gon Çela ka qenë një kamarier dhe ja 8 klasë shkollë!! Bravo Shkodra që e voton!!

    Përgjigju
    • Shirok: 22/10/2024 17:22

      Mire qe Shkodra e votonte Gon Çelen por ne kohen e LSI ma hjekshin trunin se takimet e ktij hajni e mashtrusi ordiner musheshin me femna te bukura e perqafojshin e tu e puth si me ken Jezu Krishti shpetimtari Shkodres!!kurr si kam kuptu njato femna!!

  • Alb: 22/10/2024 15:49

    Kjo politik na shkatrrun jeten ton dhe te femive

    Përgjigju
  • Ani: 22/10/2024 15:35

    Po gon bethen pse nuk e plasni mren

    Përgjigju
  • Luan: 22/10/2024 15:33

    As ne Kolombi nuk behen keto pisedheqe!!! Nuk arrestohet ne mes te rruges nji ish president.

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/10/2024 15:16

    Dy paketa per Gonin.

    Përgjigju
  • Tani: 22/10/2024 13:52

    Arrestoni Agron Celen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin