Zbardhet dosja, ja ku u gjet ADN-ja që identifikoi vrasësin e ish-policit (Pretendimet e Cukalit)

Gjergj Cukali, i arrestuari i dytë nga policia e Tiranës për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në 30 janar 2019, ka dalë para gjykatës së kryeqytetit, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Gjatë përballjes me provat e prokurorit të çështjes Cukali ka qëndruar i qetë në sallën e gjyqit, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Bilalit, person të cilin as nuk e kishte takuar ndonjëherë dhe nuk kishte patur njohje me të.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes ju drejtua gjykatës së Tiranës se duhet të caktonte masën e arrestit në burg për të arrestuarin Cukali, pasi sipas tij një analizë ADN-je pështyme, e kishte identifikuar si të dyshuarin kryesor në këtë vrasje. Prokurori i Tiranës i tha gjykatës se kampioni i pështymës së të arrestuarit Gjergj Cukali, është gjetur në një bidon uji plastik me mbishkrimin “Spring”, send ky që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale brenda në makinën që vrasësit kanë përdorur për tu larguar dhe që është gjetur nga policia në Bathore.Më tej prokurori parashtroi se kampioni i pështymës i marrë në bidonin e ujit është analizuar më mostrat e pështymës së marrë ndaj Gjergj Cukalit, kur ky i fundit është shoqëruar një herë në vitin 2018 në policinë e Tiranës, pasi ishte larguar nga vendi që i kishte vendosur gjykata për të qëndruar.Rezultatet laboratorike të kryera nga policia shkencore kanë dalë të përafërta me pështymën që policia ka marrë në bidonin e ujit të sekuestruar në makinën e vrasësve me ato të mara Gjergj Cukalit.

Nisur nga kjo provë, oficerët e policisë së Tiranës kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit Gjergj Cukalin, njeriun që njihet se ka shoqëri me Emiljano Shullazin, Arkimend Lushaj e persona të tjerë të botës së krimit. “Shqiptarja.com” mëson se arrestimi i Cukalit nuk është bërë me urdhër të prokurorisë por me vullnetin e Policisë, e cila është bazuar vetëm tek prova e vetme e ADN. Duke u bazuar tek kjo provë, prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës që të caktonte masën e arrestit në burg për të arrestuarin. Nga ana tjetër avokati mbrojtës i Cukalit, Alban Bengasi, ka kundërshtuar ekspertizën e ADN së pështymës, duke pohuar se ajo ishte kryer në kundërshtim me procedurën ligjore. Avokati shtoi se makina është gjetur me vonesë nga policia në Bathore dhe para efektivëve të policisë, është provuar se brenda në makinë kishin hyrë banorë të zonës, të cilët jo qëllimisht kanë prishur provat. Njëherësh, avokati parashtroi në gjykatë, duke kërkuar një ekspertim të ri, duke i marë kampion pështyme të freskët Cukalit dhe ti nënshtrohet ekspertizës së rregullt. Me këtë kërkesë ishte dakort dhe prokurori i çështjes.

Në fund të seancës gjyqësore gjykata e Tiranës ka vendosur të lerë në qeli Gjergj Cukalin, ndaj të cilit tashmë është nisur një procedim penal për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në dëm të ish-policit Arben Bilali. Bilali u qëllua me tre plumba në zonën e Selitës në kryeqytet. Bilali duket se ishte mbajtur nën mbikqyrje nga autorët të cilët qëlluan drejt tij për ta lënë të vdekur. Ai u qëllua në një rrugicë në shkollën "At Zef Pllumi" në Selitë, 900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos. Ndërkohë për vrasjen e Arben Bilalit në 2 maj 2019 policia e Tiranës arrestoi Arben Tirana (Xhetani), banues në Shkozë, i proceduar disa herë për vjedhje. Momentalisht Xhetani ndodhet në masën e “arrestit në burg”, të caktuar nga gjykata e Tiranës. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi i tij është bërë pas analizimit të provave që u fiksuan në automjeti tip “Mercedez Benz CLS”, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores, pak orë pas ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)