U arrestua për vrasjen e ish-policit/ Cukali mohon akuzat, gjykata e lë në burg (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gjergji Cukalin, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, rreth 4 muaj më parë, më 30 Janar të këtij viti.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Cukalin, i cili u arrestua një ditë më parë.  Gjate seancës Cukali ishte i pranishëm dhe nëpërmjet avokatit mbrojtës ka mohuar akuzat e prokurorisë. Ka qënë analiza e ADN-së, gjurmat e gishtave dhe përgjimet e bisedave telefonike, të kryera nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia, të cilat kanë zbardhur Cukalin si të dyshuarin kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë.

Seanca ka nisur në orën 10:30 të mëngjesit, me gjykatës Besnik Hoxha, dhe prokuror Bajram Brecani. Kjo seance është ndërprerë për disa minuta, pasi avokati ka kërkuar të njihet me materialin e dosjes së prokurorisë.

Gjergj Cukali akuzohet për veprat penale: Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Cukali i cili ndryshe njihet dhe si “i forti i Myslym Shyrit”, ka qënë disa herë i arrestuar për trafik droge, pengmarrje dhe arme mbajtje pa leje. Po ashtu njihet për miqësinë me Emiljano Shullazi, Arkimed Lushaj e emrat të tjerë të botës së krimit.

Arben Bilali u qëllua me tre plumba në zonën e Selitës në kryeqytet. Bilali duket se ishte mbajtur nën mbikqyrje nga autorët të cilët qëlluan drejt tij për ta lënë të vdekur. Ai u qëllua në një rrugicë në shkollën "At Zef Pllumi" në Selitë,  900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

Gjergj Cukali

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?