Silvio Gonzato caktohet ambasadori i ri i BE në Tiranë, shërbeu si zv.ambasador i unionit në Kombet e Bashkuara

TIRANË- Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë. Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell njoftoi emërimin e Gonzatos në krye të delegacionit të BE-së në vendin tonë. Ai do të emërohet zyrtarisht ditën e nesërme, 1 dhjetor. 

Gonzato ka shërbyer më parë si zëvendës ambasador i BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.

Gonzato e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij (trembëdhjetë vjet) duke punuar në Sekretariate të ndryshme të Komitetit, duke mbuluar politikat e brendshme dhe të jashtme. Përgjegjësitë e tij përfshinin këshillimin e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me organizimin e aktiviteteve të Komisionit, kontaktet me institucionet e tjera të BE-së, marrëdhëniet me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe kontaktet me misionet diplomatike në Bruksel.

Kujtojmë që Gonzato zëvendëson në këtë detyrë Luigi Sorecën, pasi ky i fundit përfundoi misionin diplomatik në vendin tonë më 15 nëntor. Soreca u rikthye në Tiranë për 3 muaj si ambasador i përkohshëm i BE në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan