Zbardhet kontrata e byzylykëve
kompania nuk bën dorëzimin

Kanë kaluar 4 ditë nga afati zyrtar që Ministria e Drejtësisë u kishte lënë tre kompanive që prodhuan 300 byzylykë të mbikëqyrjes elektronike me vlerë 2 milionë euro, për t’i kthyer ato pranë këtij institucioni.

Byzylykët për monitorimin e të pandehurve rezultojnë të zhdukur.
 
Në përfundim të afatit, kompanitë nuk i kanë kthyer këto pajisje në ministri, por në një shkresë dërguar Bardhit në 31 korrik e cilësojnë kërkesën si presion dhe me qëllime korruptive. 

Report Tv ka zbardhur kontratën mes Ministrisë dhe kompanisë për byzylykët dhe aktin e Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë që ia dorëzon kompanisë.
 
Report Tv zbardh kontratën e byzylykëve: Shërbimi në ministri
Zbardhet kontrata mes Ministrisë së Drejtësisë dhe bashkimit të tre operatorëve që do të sillnin 300 byzylykë me vlerës 2 milionë euro për mbikëqyrjen e personave me precedentë penalë.
 
Report TV siguron një kopje të kontratës, në të cilën në asnjë rast nuk thuhet që kompanitë prodhuese duhet të mbajnë byzylykët. Në kontratë specifikohet se i gjithë shërbimi do të kryhet në Ministrinë e Drejtësisë.
 
I vetmi rol që kompanitë kanë pas dorëzimit të materialeve, është se ato bëjnë montimin e tyre në këmbën e të proceduarit, në prani të një punonjësi të shërbimit të provës.
 
Pra, kontrata nuk thotë që këto byzylykë administrohen nga tre kompanitë. Por pavarësisht se kontrata mes ministrisë nuk e thotë këtë, Drejtoria e Shërbimit të Provës, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, në 11 prill ka nënshkruar këtë akt dorëzimi, përmes të cilit i jep 300 byzylykë bashkimit të tre operatorëve ekonomike: Soft Solution, Fastech dhe Ratech.
 
Pra, Shërbimi i Provës ja ka dhënë kompanisë në tejkalim të parashikimeve të kontratës, me argumentin që të jetë i zbatueshëm shërbimi i vendosjes së mbikëqyrjes elektronike.
 
Ajo që është e paqartë në këtë situatë, është nëse Ministria e Drejtësisë e ka anuluar apo jo këtë akt dorëzimi dhënë nga institucioni i varësisë së tij, Shërbimi i Provës në tejkalim të kontratës?
 
A ka marrë ministri i Drejtësisë në këtë rast masa administrative ndaj këtij institucioni dhe a është angazhuar ky institucion, pra, shërbimi i provës, për të marrë mbas byzylykët që vetë ju ka dorëzuar tre operatorëve ekonomikë.
 

Kontrata mes ministrise dhe kompanise

Shërbimi i Provës dorëzoi byzylykët te kompania
Kompania justifikohet me aktin e Shërbimit të Provës në Ministrisë e Drejtësisë, e cila 11 Prill të këtij viti dorëzon mallin sipas kontratës nga salla e Mbikëqyrjes elektronike te bashkimi i operatorëve të 300 copë byzylykëve elektronikë për të dënuarit. 
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Athinë/ Përkeqësohet gjendja e Kryepiskopit Anastas, spitali 'Ungjillëzimi' bën me dije se është në intubim

Athinë/ Përkeqësohet gjendja e Kryepiskopit Anastas, spitali 'Ungjillëzimi' bën me dije se është në intubim