Zbardhet letra e Braçes për ministren Gjonaj: Shkeljet e 3 gjyqtarëve që mbrojtjen evazionin fiskal të bzineseve 'VIP'

TIRANE - Report Tv zbardh letrën që zëvendëskryeministri Erjon Braçe i ka dërguar më 26 gusht ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të hetuar veprimtarinë e tre gjyqtarëve që sipas tij kanë dhënë vendime në shkelje me ligjin kundër operacionit anti-informalitet. Bëhet fjalë për bllokimin e tre bizneseve të gjetur me shkelje nga kontrollet e inspektorëve tatimorë, por që më tej me vendime të gjyqtarëve, bizneset janë zhbllokuar.

Në letrën që Braçe i dërgon Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Skënder Haluci, gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ka dhënë vendim për dy çështje në 1 minutë.

"Gjyqet fiktive me dy vendime në të njëjtin orar 12.30 nga gjyqtari Skënder Haluci në Vlorë. Vendimet e gjyqtarëve jo vetëm që janë me gabime por në shkelje të ligjit", mësohet të shprehet Braçe në letrën e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 

Gjyqtari i Vlorës, Skënder Haluci mori vendim për hapjen e clubit "Havana" në Dhërmi, që u bllokua gjatë aksionit anti-informalitet.

Më tej Braçe thotë se ndaj bizneseve janë respektuar të gjitha procedurat, dhe ata janë bllokuar me masë për 1 muaj për të vjelur detyrimet e papaguara.

Edhe në Tiranë, Gentian Hamiti, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative në Tiranë mori vendim për hapjen e "Taiwanit" në Tiranë, gjithashtu të bllokuar nga inspektorët pas konstatimit të shkeljeve ligjore në këtë biznes, kryesisht mos lëshimi i kuponit tatimor për klientët, njëjtë sic veprohej edhe tek "Havana". Gjykatësi Hamiti ka mbrojtur evazionin fiskal duke dalë në kundërshtim me ligjin. Me anë të vendimit për të lejuar aktivitetin e Taiwanit, gjykata i ka dalë zot interesit të paligjshëm të privatit dhe jo interesit publik të cënuar rëndë nga privati.

Braçe në letrën e datës 26 gusht i kërkon ministres Etilda Gjonaj të trajtojë me përparësi këto ankime ndaj gjyqtarëve, pasi sipas tij kanë cënuar interesin publik tek drejtësia, dhe kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave.

Po kështu edhe gjyqatri i Gjykatës Administrative në Gjirokastër, Elidon Papazisi, gjyqtari i tretë që Braçe kërkon t ëhetohet nga organet e drejtësisë,  i hoqi bllokimin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  një sasie 7636 kg ushqime të skaduara, të bllokuara në një biznes në Sarandë. Megjithatë AKU bëri edhe një ribllokim të kësaj sasie ushqimesh pasi vendimi i gjyqtarit ishte me shkelje.

"I jam drejtuar me dosje të posaçme ministres së Drejtësisë, KLGJ-së dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pa diskutim autoriteteve të vettingut, KPK-së, për tre gjyqtarë; Për një prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, për një çështje që ai ka marrë në shqyrtim e që ka vendosur në gjykimin tonë në kundërshtim të hapur me ligjin; Për një gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë, i cili ka vendosur për tre çështje brenda 1 minute dhe natyrisht, jashtë kompetencës së tij lëndore totalisht dhe në fund fare, edhe për një gjykatës të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, i cili, siç edhe jeni në dijeni të këtij fakti, ka liruar nga bllokimi gati 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU-ja për shkak se ishin jashtë afatit të skadencës jo me ditë, por me muaj të tërë, për të mos thënë, një pjesë e tyre edhe me vite. Për secilin nga këta gjyqtarë, për secilin nga këto çështje i kam kërkuar KPK-së, organeve të vettingut, por dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KLGJ-së të ketë në vëmendje veprimtarinë e secilit prej këtyre gjyqtarëve, me qëllim që në momentin që secili prej tyre do paraqitet pranë këtyre organeve, këto çështje të jenë atje e të jenë pjesë e diskutimit prej tyre", - u shpreh më herët Braçe në një komunikim për mediat ku foli për dosjen me ankimime ndaj kqtyre gjyqtarëve.

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve