ATHINE - Gazeta “Kathimerini” ka zbardhur një pjesë të letrës që kryeministri Rama i ka dërguar homologut të tij grek, në një shkrim ku analizon reagimet e kryeministrave të rajonit pas fitores së Aleksis Tsipras, duke sjellë në vëmendje edhe komentet që kreu i qeverisë shqiptare ka bërë për krizën greke.

Pas zgjedhjes së Tsiprasit kryeminister, zyra e shtypit të Ramës e kishte përcjellë letrën në Athinë përmes ambasadës greke në Tiranë, ndonëse për arsye që ende nuk dihen dhe që nuk janë sqaruar nga qeveria, kryeministri Rama nuk e shpërndau për mediat letrën e urimit që i dërgoi Tsipras për fitoren. “Kathimerini” shkruan se qeveritë e vendeve fqinje, përfshi dhe Shqipërinë janë në pritje të qëndrimeve do të mbajë qeveria Tsipras për zvarritjen e çështjes së kufirit detar.

Duke qenë se në thelb ndajmë nevojën e përbashkët për të rifilluar një program social europian ku të marrin pjesë të gjithë, ku integrimi të mbështetet në një solidaritet të vazhdueshëm dhe të mos bazohet në një Europë të qendrës apo në një Europë të periferisë dhe të getove do të ishte kënaqësi për mua t’ju kisha takuar dhjetorin e kaluar, ashtu siç ishte planifikuar. Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi e bëri të pamundur këtë takim, por rezultati I zgjedhjeve e bën akoma më të nevojshëm këtë takim. Ju pres në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju”-thuhet në letrën që Rama i ka dërguar Tsipras.

Anullimi i vizitës së Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar është kërkuar nga kreu I SYRIZA-s për shkak të zhvillimeve në Greqi dhe kjo konfirmohet nga letra.

rama

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)