LISTA: Nga Olesia Duka, Xhillari, të dënuar për vrasje e trafikantë që lënë qelitë për 3 muaj vetëkarantinim në shtëpi

Zbardhet lista e plotë e të dënuarve që do lirohen nga qelitë e burgut, si pasojë e masave të mara kundër COVID-19 në burgje. “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht listën me 570 të dënuar, ku vetëm nga burgu i Reçit në Shkodër do të lirohen plot 117 të dënuar, duke u detyruar të qëndrojnë në kushte shtëpie për një periudhë 3 mujore, ashtu siç dhe parashikon akti-normativ i kryeministrit Edi Rama. Nëse ndonjëri prej 570 personave që do lirohet nga burgu, do të shihet jashtë ambienteve të shtëpisë, menjëherë ai do arrestohet dhe kthehet në qelitë e burgut. Në total që përfitojnë lirinë janë vetëm 5 femra, ku mes të cilave është dhe Olesia Duka, super mashtruesja e dënuar nga gjykata e Apelit në Durrës me 6 vjet e 9 muaj burgim, për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” të dhjetëra biznesmenëve në Tiranë dhe Durrës.

Gjithashtu një tjetër emër mjaft i njohur që do lerë qelinë është dhe biznesmeni Adrian Xhillari, i dënuar nga gjykata e Tiranës me 4 vjet e 8 muaj burgim për skandalin e mashtrimit me shitjen e naftës Virgin në Shqipëri. Një tjetër emër që përfiton lirinë është dhe Gazmend Merkaj, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim nga gjykata e Apelit Vlorë dhe tashmë i kanë mbetur për të vuajtur dhe 11 muaj e 18 ditë burgim. Merkaj, njihet si njëri nga personat e penduar që u vetëparaqit me armë në brez në policinë e Fierit dhe tregoi disa nga rrëmbimet që kishte kryer një nga grupet kriminale në Vlorë, që udhëhiqej nga Edison Harizaj. Veç Gazmendit, lirinë për tre muaj do e fitojë dhe vëllai i tij, Albano Merkaj, i dënuar me 1 vit burg për akuzën e “vjedhjes”. Po kështu lirinë e fiton dhe djali i Vehbi Alimuçaj, Artan Alimuçaj i dënuar me 4 vjet burgim për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Paulin Kalthi, ish-polici në bashkinë e Laçit i dënuar me 6 vjet burg për akuzën e “Vrasjes në kapërcim e mbrojtjes së nevojshme” do të dalë nga qelia dhe do qëndrojë në shtëpi për një periudhë 3 mujore. Agron Osmanllari i dënuar fillimisht me 10 vite burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe më pas ky dënim u ul në Gjykatën e Apelit Korçë, duke e dënuar Osmanllarin me vetëm 2 vite e 8 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së rëndë në gjendje të tronditjes psiqike”, është një tjetër i dënuar që do lerë qelinë për shkak të aktit-normativ dhe që duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij. Për tre muaj i lirë do qëndrojë dhe Andi Sinojmeri i dënuar nga gjykata e Tiranës me 5 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit”.

Një tjetër i dënuar është dhe Ledian Lato i shpallur fajtor me 7.6 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Julian Xhaferaj është një tjetër i dënuar për akuzën e shpërndarjes së heroinës në Tiranë, që do të përfitojë lirinë. Gentian Liçi, nga Lushnja i dënuar për trafikim të femrave për prostitucion me 3 vjet e 4 muaj burgim do të lirohet. Gazmend Lleshanaku, një tjetër i dënuar me 6 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës në Greqi do lerë qelinë. Gazmend Allkaj, është një tjetër i dënuar me 5 vite burg që përfiton lirinë pasi është arrestuar me 350 kg drogë në makinë. Florian Likmeta është një tjetër personazh që në Durrësit njihet si pjesë e një grupi shpërndarësish të kokainës dhe I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim nga gjykata e Durrësit. Mes personave që do lirohet është dhe Abdyl Çanka nga Shkodra i dënuar me 5 vjet burgim për shpërndarje kokaine mes tifozëve të Vllaznisë në Shkodër. Emiljano Musabelliu nga Poliçani, i dënuar me 5.4 vite burgim në grupin e shitësve të drogës, ku ishte i përfshirë dhe vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj, Artur Zotkaj.

Ded Marku, njeriu që në vitin 2011 vrau me thikë vjehrrin e tij në Shkodër, dhe i dënuar me 7 vjet burgim për akuzën e “Vrasjes në kushtet e tronditjes psikike”, do të fitojë lirinë për një periudhë 3 mujore. Gjithashtu një tjetër personash që do lerë qelinë është dhe Anton Toli i dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Maskallëzimit të krimit”, në ngjarjen e vrasjes së Martin Shjefnit nga Mariglen Përgjini. Mes personave që do përfitojë lirinë për tre muaj dhe do ti duhet të qëndrojë në shtëpi, është Rudolf Deda, i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e “Shfrytëzimit të Prostitucionit”. Lista e ndërtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nis me lirimin e Bukurije Fejza, një grua kjo që është arrestuar gjatë operacionit “Kunati” dhe është dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Një tjetër emër është dhe Luljeta Kasa, e dënuar me 6 muaj burgim nga gjykata e Elbasanit për “Falsifikim të dokumenteve”. Mes femrave që përfitojnë lirinë nga Akti-normativ i kryeministrit është dhe Malvina Qirko, e dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Lista vijon me emrin e Pranvera Gashit, e dënuar nga gjykata e Fierit me 8 muaj burgim për “Falsifikim të dokumentave dhe vizave”.

( Kliko këtu ) Lista e plotë me emrat e të burgosurve që lirohen

G.M./d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shkollat mbyllur nga koronavirusi/ A po funksionon mësimi online?

Komento

Komente

  • Durrsak: 26/03/2020 18:27

    Ky esht nje nga kulmet

    Përgjigju
    • Kristi: 27/03/2020 12:31

      Pse kulmi mo, po duhet liruar burgu per keto qe shkelin ndalim qarkullimin mo. Si do dali Lleshi para kryemisirit pa arrestuar pleq e plaka apo sekuestruar makina? Aaaaa ju lutem, me shume te lirojne.

  • Sadik premte!: 26/03/2020 14:27

    Ministja e Drejtesise zjonusha Gjonaj foli gjate ne Portalet e disabtelevizjoneve ku e pane te gjithe dhqiptaret dhe lartmadhnija nderkombetare e cila tha,se nga kjo amisti virusale tre mujore nuk perfitojne te denurit per krimin e vrasjes droges dhe ne fakt ka ndodhur e kundra e thonjes.Eshte e vertet ajo qe thote gazetari Eltan Quqja,ne rase eshte vertet keshtu kjo Ministre drejtesija duhet shkarkuar dhe ndofta dhe denuar,per shperdorim detyre spo disinformim te opinjonit puplik,midis te vertetes shkruar dhe asaj te pashkruar.

    Përgjigju
  • Ay: 26/03/2020 13:10

    Kur tia nisin ahengut edhe njëher...vetëm gjysmq do Jen t aftë t kthehen

    Përgjigju