Zbardhet Pakti Rama- Meta, President jo
nga PD, bashkim votash për reformat

Zbardhet Pakti Rama- Meta, President jo<br />nga PD, bashkim votash për reformat
TIRANE- Takimi mes liderit socialist Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, në 1 maj në vilën e këtij të fundit, në Gjirin e Lalzit është finalizuar me një marrëveshje të rëndësishme, e cila pritet të ndikojë dukshëm në marrëdhëniet mes dy kundërshtarëve. Televizioni “Vizion Plus” ka siguruar ekskluzivisht 4 pikat për të cilat është rënë dakord dhe që sipas burimeve pranë protagonistëve të takimit, janë diskutuar dhe në rrugë formale në takimin e dytë, tashmë publik, mes Ramës dhe Metës. Pavarësisht se lajmin për këtë takim dhe në mënyrë të përmbledhur bisedimet i ka publikuar në mënyrë eksluzive gazeta “Shqiptarja.com”. Marrëveshja përfshin zhvillime te rëndësishme politike, që nga zgjedhja e presidentit e deri te reforma parlamentare.

1. Palët bien dakord për zgjedhjen e një presidenti, jo nga PD.
2. PS dhe LSI do të bashkojnë votat për heqjen e imunitetit, qoftë dhe duke bërë ndryshime në Kushtetutë, sipas rekomandimit të BE.
3. PS do të mbështesë kërkesën e LSI për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, në komisionin e reformës elektorale.
4. PD e PS angazhohen për të bashkuar votat, për të mundësuar votimin e fshehtë në Kuvend, duke e sanksionuar këtë në reformën parlamentare.
Burime pranë Ramës e Metës i pohuan se arritja e kësaj marrëveshjeje është një mundësi dhe një hap i parë për rikthimin e besimit te thyer prej vitesh mes palëve. Nëse pakti funksionon ashtu siç duhet, nuk përjashtohet mundësia qe marrëveshja mes PS dhe LSI te shtrihet edhe me tej, duke përfshirë dhe bashkëpunimin elektoral.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

  PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë

PAMJET E RENDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë