Plagoset bodigardi i diskos në Sarandë, si i shpëtoi tre atentateve (SKEDA-EMRI-FOTO)

SARANDË-Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri mëngjesin e ditës së djeshme në qytetin bregdetar. I plagosuri Arlind Lulushi 30-vjeç, punonte si bodigard në diskon ‘4Elements Night Club’ në Sarandë, ndërsa është një emër i njohur për policinë.

Sipas policisë, rreth orës 02:32 të mëngjesit të djeshëm në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të diskos ku punonte si bodigard, 30 vjeçari me banim në Vlorë u qëllua me armë zjarri nga një tjetër person, që dyshohet se është me inicialet D.M.

Autori duke përfituar nga errësira është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes. Disa orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar për mos kallëzim krimi Joan Bulin 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, punonjës në diskon ku ndodhi ngjarja si bodigard.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për të arrestuar autorin e ngjarjes. D.M. 31 vjeç, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Arlind Lulushi ka marrë dy plumba, njërin në këmbën e djathtë dhe tjetrin në të majtën.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arlind Lulushi

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar nga nenet 300, 88 dhe 278 të Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
SKEDA/ Ja kush është bodigardi i diskos në Sarandë që u ka shpëtuar tre atentateve

Bodigardi që u plagos me armë zjarri në diskon ‘4Elements Night Club’ në Sarandë është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2011, Arlind Lulushi ka qenë i arrestuar për lëndë narkotike. Në dhjetor të vitit 2016 ai i shpëtoi atentatit të parë me armë zjarri, pasi mbeti i plagosur.

Ndërsa në datë 10 shkurt të 2017 i shpëtoi atentatit të dytë. Ai u qëllua në lagjen “Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur “Kali i Trojës” në Vlorë.  Emri i Arlind Lulushit lidhet dhe me një ngjarje të rëndë që tronditi Vlorën në 2015, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, mbetën të vrarë pas të shtënave me armë. Ngjarja ndodhi më 2 janar të vitit 2015.

Ervis Lulushi (djali i xhaxhait të Arlind Lulushit) vrau me armë zjarri 21-vjeçaren Paola Bisha dhe kushëririn e saj, Parid Velaj, 28 vjeç. Ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie, pasi autori i kërkonte vajzës, studente në Gjermani, që të lidheshin së bashku. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin, i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij, Ervis Lulushi. Por ai u lirua për mungesë provash.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 15/09/2018 18:26

    Si bekan me pershtypje plumbak ktij trimit se qenka msu

    Përgjigju
  • Gggg: 15/09/2018 14:34

    Aha nuk e paska te gjate ky...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës