Në këto pamje të Report TV, kjo zonë e kryeqytetit duket e mbuluar nga një perde tymi të bardhë e të dendur. Nga tarracat e pallateve të Tiranës, sytë të shkojnë automatikisht drejt malit të Dajtit, ku në kurorën e gjelbër dallohen ende vatra që vazhdojnë të lëshojnë tym të bardhë. I gjithë horizonti mbi zonë të kryeqendrës së Shqipërisë duket i zbardhur, ndërsa tymi është përhapur në një zonë masive.
Edhe pse situata dukej më e qetë këtë mëngjes në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, pas tre vatrave që u shfaqën mbrëmjen e së mërkurës, zjarri nuk është shuar plotësisht. Pamjet me dron të Report TV tregojnë se tymi vazhdon të ngrihet nga vatrat, flakët e të cilave raportohet se janë shtrirë në drejtim të Gurrës, Farkës dhe Lundrës.
Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga dy helikopterë.
Lajmi kryesor:
Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)











