Zbardhet raporti i PS: 290 mijë
pa adresë , 52 mijë dublime

Zbardhet raporti i PS: 290 mijë <br />pa adresë ,  52 mijë dublime
TIRANE- Dy auditët teknicienë, Genti Malko dhe Dashamir Çali,të propozuar nga kryetarja dhe nënkryetari i KQZ kanë dorëzuar pranë KQZ raportet e tyre lidhur me mbikqyrjen e listave të reja zgjedhore.

 Në ekstraktin e raportit të auditit të propozuar nga Denar Biba, Dashamir Çali është vërejtur fakti se janë reduktuar pothujse 2-fish numri i votuesve në listat zgjedhore që janë pa adresë. Rezulton se në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë të regjistruar 287.382 zgjedhës pa adresë. Kjo shifër e ulët në krahasim me atë që pranoi dhe vetë zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, ku theksoi se shifra e të regjistruarve pa adresë kapte shifrën mbi 500 mijë zgjedhës.

Ndërkohë që dyshimet e para janë se ministria është kujdesur që pothuajse gjysmën e këtyre personave pa adresë, t`i pajisë ata me adresa të vjetra qëndrash votimi, gjë që sjell dhe ulje të numrit të personave si të dubluar. Duke krahasuar shifrat e gjetjeve të ekspertit të propozuar nga Biba një muaj më parë me ato që janë bërë në mujin mars rezulton se edhe numri i personave me emra të dubluar është zvogëluar. Janë konsideruar si persona të dubluar në listat e zgjedhësve plotë 51.998 rekorde.

Në këto lista janë vërejtur se kanë qenë plotë 4177 zgjedhës që konsiderohon si binjakë. Ndërkohë që një gjetje tjetër që është evidentuar nga auditi teknicienë i propozuar në zvendës kryetari i KQZ kanë qenë pikërisht dhe numri i personave që kanë aplikuar për kartë identiteti, çka rrit edhe numrin e pjesmarrësve në procesin zgjedhor. Sipas raportit të auditit, Dashamir Çali evidentohen 6764 zgjedhës të mireqënë në listën e përbërësve zgjedhorë. Nga këta 6070 zgjedhës të konstatuar dhe verifikuar nga zyrat e gjendjes civile vendore dhe 694 zgjedhës të aplikuar për kartë. Pritet që në raportin që do të lexohet në KQZ,eksperti Çali të ketë evidentuar edhe gjetje të tjera, që ndikojnë në listat e zgjedhsve. Ende nuk ka të dhëna për raportin e auditi të propozuar nga Lleshi. Pritet që shifrat e këtij auditi të jenë të ndryshme, ashtu sikurse raportet e para.

EKSPERTET

Ende nuk është caktuar nga KQZ se kur do të mbahet mbledhja e radhës për raportimin e dy ekspertëve përsa i përketë gjetjeve që ata kanë bërë pas publikimit të listave të zgjedhësve. Ndërkohë që një muaj më parë dy auditët teknicienë, Genti Malko dhe Dashamir Çali, raportuan para Komisionit Qendor të Zgjedhjeve lidhur me verifikimet e bëra në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Raporti i auditit Dashamir Çali i referohej periudhës dëri në 3 janar të vitit 2013 ndërsa raporti i auditit Genti Malko i referohej periudhës deri në 3 shkurt të vitit 2013. Dy ekspertët e zgjedhur nga PD dhe PS prezantuan shifra të ndryshme para Komisionit pas procesit monitorues që i bënë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Raportet e ofruara nga dy auditët vërejnë se për të njëjtin problem ka shifra e konstatime të ndryshme dhe konkretisht. "Janë regjistruar 542.681 zgjedhës pa adresë. Nuk janë në ekstraktin përbërëse zgjedhore 239.859 zgjedhës, të cilët kanë qenë në listën përfundimtare të vitit 2011. Është një regjistër kombëtar komplet i pabesueshëm", tha Dashamir Cali, audit i PS.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese

Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese