Zbardhet sondazhi i PS-së, 72
mandate në zgjedhjet e qershorit
 

Zbardhet sondazhi i PS-së, 72<br />mandate në zgjedhjet e qershorit<br /> 
TIRANE- Nëse sondazhi, apo siç u pëlqen ta quajnë në PS, censusi, është afër realitetit, socialistët do ta prekin rrotacionin politik në zgjedhjet e 2013-s. “Shekulli” ka mundur që të zbardhë sondazhin e organizuar nga Partia Socialiste një javë më parë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo forcë, sipas rezultatit, do të arrijë të sigurojë e vetme numrin e mjaftueshëm të vendeve në parlament për të formuar qeverinë. Në rast se zgjedhjet do të bëheshin në këtë periudhë, socialistët pretendojnë që të fitojnë 72 mandate, sipas rezultateve të fituara nga puna në terren e strukturave të kësaj partie.

Të dhënat e sondazhit janë llogaritur mbi bazën e ndarjes së re të mandateve që PS-ja pretendon ta miratojë në KQZ. Të dhënat të cilat iu lexuan anëtarëve në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare.

Në kryeqytet, Tirane socialistët shprehin besimin se do të arrijnë të fitojnë 17 mandate duke fituar një epërsi të ngushtë ndaj Partisë Demokratike. Shpresa e tyre rritet edhe më tej falë besimit në fitimin e një mandati nga Fryma e Re Demokratike.

Nga 33 mandate që mund të ketë Tirana në zgjedhjet e ardhshme, nëse miratohet ndarja e re zgjedhore e kërkuar nga opozita, PS-ja do të fitojë 17 mandate, ndërsa demokratët vetëm 13 të tillë. 3 mandatet e tjera të mbetura në lojë sipas sondazheve të kryera në terren duke intervistuar apo studiuar zonat e banimit, do t’i përkasin partive të vogla.

Në qarkun e Durrësit
, sondazhet tregojnë se socialistët do të marrin 7 mandate nga 14 mandate që parashikon ndarja e re, nëse do të arrihet që të miratohet. Durrësi është një nga qytetet më të rëndësishëm pasi ka shërbyer gjithmonë një barometër për fatin e zgjedhjeve. Në qarkun e dytë më të madh që njihet si bastion i socialistëve, të majtët pretendojnë që të marrin sërish 9 mandate, duke ruajtur atë të zgjedhjeve të kaluara. Në këtë qark janë në lojë 16 mandate, ku vota pritet që të marrë edhe LSI-ja dhe PDIU-ja.

Në qarkun e Elbasanit që është i treti për nga madhësia me 14 mandate, sondazhet e realizuara nga selia rozë tregojnë se kjo forcë politike do të arrijë që të sigurojë 7 mandate. Si një nga bastionet e Partisë Socialiste, edhe në zgjedhjet e 23 qershorit, elektorati i këtij qyteti pritet që të votojë për të majtën. Nga 12 mandate, sondazhet tregojnë se 7 prej tyre do të fitohen nga socialistët.

Nga Berati në Kuvendin e ardhshëm parashikohet që të jenë 4 deputetë të PS-së, 2 të PD-së dhe një të jetë i LSI-së.

Në Korçë
nga 11 mandate, 6 mandate do të jenë të socialistëve.

Për qarkun e Gjirokastrës mjaft mirë duket se do të dalë Fryma e Re Demokratike e cila nga sondazhet pritet që të marrë një deputet, aq sa do të ketë PD-ja. Ndërsa socialistët e këtij qarku do të jenë të përfaqësuar me tre deputetë.

Në Kukes
Nga sondazhet, socialistët shprehen optimist edhe për rezultatet në zonat veriore të vendit, të cilat njihen si bastione të së djathtës. Nga sondazhet thuhet se falë punës së mirë të strukturave të kësaj zone, të majtët do të mund që të arrijnë në Kukës që të barazohen me demokratët duke siguruar 2 mandate, nga 1 që kanë aktualisht.

Barazim rezultati paraqitet edhe më qarkun e Dibrës ku nga gjashtë mandate , 3 do të jenë të PS-së dhe po kaq do të ketë PD-ja .

Në qarkun e Lezhës
socialistët do të vijojnë të ruajnë të njëjtin 3 mandatet e tyre kundrejt 4 të demokratëve.
Në Shkodër sondazhet tregojnë se PSja do të humbë mandatin e pestë duke ia kaluar PD-së që shkon në 7 mandate.

REGJISTRIMI

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë së përgjithshme të PS-së u lexuan edhe problematikat që paraqiten nëpër qarqe të ndryshme për listat e zgjedhësve. Grupi i punës i përbërë nga Fatmir Xhafaj, Gramoz Ruçi, Blendi Klosi dhe Bashkim Fino referuan para anëtarëve të Asamblesë të dhënat që kanë dalë nga verifikimet në bazë të listave të zgjedhësve dhe të përgatitjeve që janë bërë për zgjedhjet, ndonëse ende informacioni nuk është përfundimtar. Në qarkun e Tiranës, strukturat dyshojnë se janë rreth 21 mijë familje të dubluara, shifër që pritet të vërë në rrezik standardin e zgjedhjeve dhe besueshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nëse nuk do të bëhet pastrimi i tyre. Një tjetër skandal lidhet me qarkun e Gjirokastrës, ku sipas të dhënave rezultojnë rreth 540 të vdekur në listat e zgjedhësve. Në ditët në vijim pritet që të përfundojë tërësisht puna e strukturave në bazë për listat e zgjedhësve. Mësohet se më pas këto shifra do të denoncohen dhe do të kërkohet pastrimi i tyre nga Gjendja Civile.

PS NUK DO NJOHË NDARJEN E PROPOZUAR NGA PD-JA

Partia Socialiste nuk do të njohë mandatet të cilat do të shpallen sipas skemës së 2009-s. Në Asamblenë e Përgjithshme, anëtarët janë njohur me ndarjen e mandateve, e cila është kthyer në një nga çështjet më të debatuara midis mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij, Sekretari për Çështjet zgjedhore, Damian Gjiknuri ka deklaruar se PS-ja do të ruajë qëndrimin e saj për ndarjen e re të mandateve. Socialistët shprehen se nuk do njohin mandatet, të cilat do të ndahen sipas skemës së 2009-s, për të cilat demokratët këmbëngulin dhe pritet që t’i votojnë në seancës e së enjtes. “Mandatet që janë në kundërshtim me ligjin nuk i njohim. Ne nuk mbështetëm propozimin e KQZ-së, pasin kishim dyshime tona dhe kërkuam marrjen informacionit. Ne jemi kundër aplikimit të ndarjes së mandateve, sipas skemës së 2009-s, pasi gjatë katër viteve popullsia ka ndryshuar dhe do të ishte e jashtëligjshme të ruaje të njëjtin numër mandatesh. Mandatet duhet të ndahen në bazë të informacioneve të marra në fund të vitit 2012”, mësohet të ketë deklaruar Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri. Pas miratimit nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve të ndarjes së vjetër, anëtarët e pakicës në KQZ-së kërkuan mbledhjen e KQZ-së këtë të hënë me rend dite ndarjen e mandateve. Tre anëtarët, Albana Shtylla, Denar Biba dhe Jani Jani kërkojnë që të parandalojnë votimin në seancë plenare të vendimit që u mor dje nga Komisioni i ligjve për ndarjen e numrit të mandat- eve siç kanë qenë në zgjedhjet e 2009-s, ndonëse numri i popullsisë ka ndryshuar ndjeshëm. Nisur edhe nga informacionet e marra nga Ministria e Brendshme, socialistët shprehen se ka ulje të popullsisë në qarkun e Beratit dhe të Korçës dhe rritje në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit. Por, shanset për miratim janë shumë të pakta. Anëtarët propozues janë në pakicë dhe nuk sigurojnë dot mbështetjen edhe të dy anëtarëve të tjerë. Nga ana tjetër demokratët janë të vendosur për të ndjekur deri në fund rrugën parlamentare.

MANDATET E PS SIPAS SONDAZHIT
Qarku Tiranë 33 mandate, 17 PS
Qarku Fier 16 mandate, 9 PS
Qarku Durrës 14 mandate, 7 PS
Qarku Elbasan 14 mandate, 7 PS
Qarku Vlorë 12 mandate, 7 PS
Qarku Korcë 11 mandate, 6 PS
Qarku Shkodër 11 mandate, 4 PS
Qarku Berat 7 mandate, 4 PS
Qarku Lezhë 7 mandate, 3 PS
Qarku Dibër 6 mandate, 3 PS
Qarku Gjirokastër 5 mandate, 3PS
Qarku Kukës 4 mandate, 2 PS

Pjesë të shkrimit janë marrë nga Gazeta Shekulli. Gazetar Luis Tanushi


Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus

Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus