Zbardhet takimi i Erion Veliajt me ekspertët e UEFA-s, çfarë i tha Dukës ballë për ballë

Ekspertët e UEFA-s për monitorimin e zgjedhjeve në FSHF janë takuar mbrëmjen e së mërkurës me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, në cilësinë e aksionarit të klubit Tirana (bashkia zotëron 34% të aksioneve), ka denoncuar gjatë javëve të fundit shkeljet e vazhdueshme që janë bërë në zgjedhjet e shoqatave rajonale, por edhe shkelje të tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e destinacionit të parave të akorduara nga FIFA si ndihmë gjatë pandemisë për futbollin shqiptar. Në takim mësohet se ka marrë pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

PRAPASKENAT

Veliaj fillimisht ka dëgjuar pretendimet e ekspertëve, të cilët kanë vënë në dukje ankesat që kanë marrë nga FSHF-ja për ndërhyrje nga palë të treta. Më pas, Veliaj ka renditur një mori shkeljesh që janë kryer nga funksionarët e FSHF-së dhe u ka paraqitur një raport të plotë për gjithçka që nuk ka funksionuar në procesin e përzgjedhjes së delegatëve.

Kryebashkiaku i Tiranës ka sqaruar ekspertët e UEFA-s për konfliktin e interesit që ka Duka në shumë raste, pasi shpesh nuk dihet se ku nisin interesat e futbollit shqiptar e ku përfundojnë ato të bizneseve të tij dhe të të tjerëve që e mbështesin atë, përfshirë këtu lidhjet me Digitalb, reklamat dhe stadiumet.

Ai ka vënë në dukje mungesën e gjykatës së arbitrazhit sportiv në Shqipëri (KAS), pengesë për krijimin e të cilit është bërë pikërisht FSHF-ja, e cila e ka çuar çështjen në Lozanë. Në diskutimet mes palëve Duka ka kërkuar që përkthimin ta kryejë një prej personave që e shoqëronin, por mësohet se Veliaj ka refuzuar.

“Ky që keni ju nuk është përkthyesi zyrtar i FSHF-së zotëri, ky është avokati juaj. Ju lutem, nëse doni të jemi korrekt me gjithçka, le të përkthejë ai që morët me Ceferinin. Unë jam shumë OK me anglishten, por meqë doni përkthyes, atëherë vendosuni ekspertëve të UEFA-s një përkthyes serioz, jo avokatin tuaj”, mësohet t’i ketë thënë Veliaj gjatë diskutimit Dukës.

Takimi është mbyllur me zotimin e ekspertëve të UEFA-s se do të marrin në konsideratë çdo detaj, ndërkohë nga ana tjetër Veliaj u ka premtuar se nuk do të ndalet derisa të ketë transparencë të plotë në FSHF dhe në futbollin shqiptar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania