Zbardhet vendimi që dënoi
Zotkajn me 1.6 vite burg në 2002
Report Tv ka mundur të sigurojë nga Gjykata e Tiranës kopjen e dënimit nr.370 të vitit 2002 ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Nëse në formularin e dekriminalizimit Zotkaj e ka plotësuar këtë dënim, në katrorin në të djathtë ai shkruan vetëm Krim.
Report Tv ka mundur të sigurojë nga Gjykata e Tiranës kopjen e dënimit nr.370 të vitit 2002 ndaj kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.
Zotkaj rezulton i dënuar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë me vit e gjashtë muaj burg.
Nëse në formularin e dekriminalizimit Zotkaj e ka plotësuar këtë dënim, në katrorin në të djathtë ai shkruan vetëm Krim.
Po për çfarë është dënuar Zotkaj në vitin 2002?Sipas gjykatës, kryesuar nga Medi Bici dhe anëtarët Altin Abdiu e Altin Shkurti, Zotkaj është gjetur fajtor për falsifikimin e diplomës dhe veprimeve arbitrare me detyrën, kohë në të cilën ai ka qenë Shef Krimesh në Komisariatin e Gramshit.
Kjo diplomë e falsifikuar e përdorur nga Zotkaj sipas gjykatës së bashku me listën e notave i përkiste Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.
Hetimet ndaj Zotkës kanë nisur pas kallëzimit të një vajze të cilën ai e shqetësonte dhe konflikteve që ai kishte krijuar me familjarët e saj që i kërkonin të linte të qetë vajzën.
(Vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënoi Adriatik Zotkajn)Zotkaj: Dënimin në diktaturë e deklarova, Llalla qesharakNdërkohë, kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.
Zotkaj shprehet se akuzat janë politike, ndërsa kërkesën e Kryeprokurorit Llalla e cilëson si qesharake, ndërsa thotë se dënimin në kohën e diktaturës e ka deklaruar.
"
Prokuroria ka thuajse një vit që kërkon në gjithë botën për mua e nuk gjen asnjë fakt, qoftë edhe minimal, e konsideroj qesharake kërkesën e prokurorit televiziv, jo ligjor, për të më ndërprerë mandatin për një gjobë 200 lekëshe, me të cilën jam dënuar si i mitur nën diktaturë.
Dua te sqaroj se këtë dënim e kam deklaruar vete në KQZ ashtu si dhe 19 deputet të tjerë, si Sali berisha, Ristani, Ndoka etj ,pa ma kërkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria", deklaroi ai.
Por, prokuroria thekson se njeh vetëm formularin që është dorëzuar brenda afateve dhe jo atë jashtë datës së përcaktuar, kur kryebashkiaku thotë se e ka deklaruar dënimin.
Megjithatë ai vazhdon më tej duke deklaruar se
"nuk fshihem dhe do përballem publikisht e ligjërisht me këtë krim po aq ordiner sa ordiner është i akuzuari i prokurorisë që është blerë në këtë përpjekje kriminale".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32