Zbardhja e krimeve të luftës/ Cakaj takon drejtuesit e OJQ: I frymëzuar nga kurajo e tyre

Zbardhja e krimeve të luftës/ Cakaj takon drejtuesit e OJQ:  I frymëzuar nga kurajo e tyre

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim drejtuesit e organizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Nafi Krasniqi. 

Siç njofton zyra e shtypit, në këtë takim, drejtuesit e organizatës e informuan më gjërësisht Ministrin Cakaj mbi angazhimin e tyre në shërbim të kauzës madhore të zbardhjes së krimeve
të luftës në Kosovë, si dhe promovimit të vlerave dhe lirive themelore. 

Cakaj në një reagim në facebook lidhur me takimin e zhvilluar, u shpreh se Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike. 

Gjithashtu, ai pohoi se vendosja e drejtësisë së plotë dhe procesi i pajtimit të qëndrueshëm përbëjnë interes jetik për rajonin në tërësi. 

“Puna në funksion të kësaj kauze, na detyron të gjithëve së bashku në përgjithësi dhe secilin prej nesh në veçanti. Mbetem tejet i frymëzuar nga kurajo e tyre për të rrëfyer të vërtetën, pavarësisht pasojave dhe për të punuar në shërbim të drejtësisë si faktor thelbësor i pajtimit.” - theksoi Ministri Cakaj. 

Në përfundim, Ministri Cakaj shprehu gatishmërinë e tij, për mbështetjen e kësaj kauze në mënyrë sistematike në vazhdimësi. Ai gjithashtu shprehu angazhimin për mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje